UDHËTIM NDER MALE (1911).

UDHËTIM NDER MALE (1911).

UDHËTIM NDER MALE (1911).
Nga: Lovro Mihaçeviq

Banorët, muslimanët dhe katolikët të Iballes, janë njerëz të vlefshëm dhe guximtar, dashamirë të paqës, mirëkuptimit vëllazëror dhe arësimit.
 
Rruga nëpër malet shqiptare

Me punë zyrtare, u detyrova ta përshkoj tërë Shqipërinë, kështu këti udhëtimi më 5 qershor 1907 ju përvishëm, unë, shoku im At Severin Lushaj dhe shërbëtori Kol Pali, si dhe udhëtreguesi Shan Cungeli. E kaluam lumin Kir, i cili pikërisht në këtë ditë ishte turbulluar për shkak të shirave të mëdha dhe hymë në rrafshinën Muselim, duke kaluar nëpër fshatin Bardhaj, kalojmë përroin Todri dhe u zbritëm në rrafsh Nerfushë dhe filluam të ngjitemi kodrës. Prej malit është një shikim shumë i bukur mbi qytetin e Shkodrës dhe rrethinat e tij, por ne nguteshim që të arrijmë në fshatin Vukjakaj. Pas dy orësh arritëm në famullinë Mazrrek, ku na priti me zemergjërsi dhe dashuri famullitari i këtushëm Lovro Spatar dhe na gostiti me mikëpritjen e njohur shqiptare, ku edhe kaluam natën. Jo larg prej këtij vendi ishte qyteti venedikas Koman, ku me shumicë është nxjerrur ari dhe argjendi, përveq zgafellave të këtyre gërmimeve që vërehen edhe sot, këtu  ku gjinden edhe gërmadhat e kishave, shtëpive etj. me të cilat mirrej edhe famullitari i këtushëm.

Nga këtu nisemi në fshatin dhe famullinë Shllak, ku edhe kaluam natën.  Në mëngjes ishim të deturuar që udhëtreguesi ynë Shani të qëndrojë aty dhe ne si udhëtregues duhej ta merrnim një grua, sepse mashkujt nuk guxonin të udhëtonin këndej për shkak të gjakmarrjeve. Fshati shtrihet rrëzë malit Cukali në një rrafshinë të bukur. Ne duhej të kalonim përtej këtij mali. Filluam të ngjitemi malit  përpjetë, nëpër një udhe shumë të ngusht, të rrëpitë dhe shkëmbore. Më vështirë ishte për kuaj se për ne. Për fat të mirë u nisëm herët në mëngjes, dhe dielli nuk nxente aq shumë. Pas dy orësh udhëtimi të vështirë u ngjitëm në mal në lartësinë mbidetare 1723 m. Tash u hipem kuajve dhe ju versulem  malit tatpjete, nëpër ahishtën  e dendur, edhe pse është 7 qershor, shkelim mbi borë me thellësi deri në tri metra.

Dy orë u përleshëm me borën duke u rrëzuar në të edhe ne edhe kuajtë derisa mezi nuk dolëm në lirishtë. Pak më poshtë se maja e malit eshtë një livadh i vogël i cili quhet "liqeni". Aty sot ka ujë, të cilin e sjellin dy përroje e që rrjedh nëpër një zgavër të gurit në fund të liqenit. Pranë këtij liqeni pushuam edhe ne edhe kuajtë dhe hengrem një kafshatë bukë, sepse pikërishtë dreka ishte. Çka kam menduar atëherë, duke i shikuar ato male, lisat shekullor, ato brigje të larta, ato fshatra të shumta dhe të shtrira për së gjëri dhe për së gjati! Arsyeja më shpie në kohrat e lashta, në kohrat e lavdishme Dushmanit, Temalit dhe Dukagjinit. Mendova për pasuritë dhe dendësinë e popullsisë së dikurshme të këtyre viseve madhështore, për varfërinë e tashme skajore, për braktisjen dhe  lërjen  pas dore, por, nëse Zoti jep, edhe për kohrat e ardhshme të lirisë, punës dhe të njerzisë. Zgjohem nga ëndrrimi dhe thërrasë shoqërinë për udhëtim, sepse i kemi edhe katër orë deri te vendi Dushman.

Rruga bëhet gjithë e më e vështirë. Sa ngjiteshemi përpjet duhej të zbritnim tatëpjetë. Arrinim në vende të rrëpirrta - ku gremina arrinte gjërësinë prej 100 deri 150 hapa, përtej të cilit duhej të kalonim, por që prej atij vendi shiu dhe ujrat kishin humbur çdo gjurmë të rrugës,  rrëpira ishte e thellë deri 2 kilometra. Ne duhej shpesh të zbatheshim dhe kambadorash të kalonim në anën tjetër e duke mbajtur në dorë një gurë të thepisur dhe më të duke bërë vrima, ku do ti vendosnim këmbët. Duqet duhej hequr nga kuajtë, dhe ata ti lëshojmë, që vetë të vijnë pas nesh, si të dijnë, duke pasur frikë se ndonjë kali do t`i ngatërohet  dhe të bjere në greminë, sepse pastaj edhe kuajtë edhe pajimet e kalit do të jenë të humbura, e ne pa këto në rrugë. Duke udhëtuar nëpër livadhet e harlisura malore, vërenim se aty rriteshin; Quercus sessiliflora, Osrtya Carpilifolia, Evonimus verrucosa, Dianthus Dalmatikus Rhamnus intermedia. Ne mbremje arritëm në famullinë Dushman.
 
Kalimi përtej Drinit

Duke arritur në fshatin Dushman shumë fshatarë me famullitarin e tyre  ishin përgatitur që të na prisnin miqësishtë, sipas traditës arbërore, me të shtëna pushkësh, të cilat  filluan, kur shërbëtori ynë Kola me revolver dha shenjë nga mali që po vijmë. Fshatarët me pamjen dhe sjelljet e tyre janë të egër, njerëz të vrazhdë, mirëpo me fjalë dhe me zemër xhentëllmenë të vërtetë; sa tërbimi ju prishë natyrën, po aq arsyeja shpejt jau plotëson.

Të nesërmën duhej të vazhdonim rrugën prej Dushmani për në Berishë përtej Drini. Lumi Drinë është i madh dhe i thellë, përveq kësaj edhe i shpejt, por barkë e anije askund. E si do të kaloshë atëherë?  Në anën e djathtë të lumit në fund të fshatit Dushman gjindet një shtëpi, e aty vatori (trapaxhiu), i cili bartë njerzit prej njërës në anën tjetër. Te ai u drejtuam edhe ne. Kur erdhëm te ai, na priti mirë me duhan dhe kafe të zezë, dhe prej aty në skele. Të njoftuar qysh më herët për mënyren e bartjes, nuk u çuditem, kur i pamë tetë barkaliqë (rrëshiq) të dhive të mbushur me ajër e të lidhur për brane në distancë prej dy metrash, të mbajtur nga katër petavra. Nga ana e poshtme është në ujë barkaliqi e nga ana e epërme mbi petavra, shtrihu barkas e ngrihe kokën lartë, që mos ta lagë uji, ngriti edhe të dy këmbët në ajër që mos të binë stërpikat e ujit.
 


Tani një lundrues zhvishet, lidhë për barku një barkaliq dhe futet në ujë, e tjetri e mbanë trapin, i cili fillon të lëkundet në ujë. Lundruesi para teje e mbanë trapin e të dy e shtyjnë më tejë në ujë. Ai është në ujë deri te qafa dhe çdo herë ke për të frikë, se mos po të zhduket para syshë, e ai shikon prapë në ty, që mos ta humbesh baraspeshën dhe ta dredhosh trapin - që ata e quajnë "trinë" dhe thërret; - "Mos ke frike - rri rehat!". Kështu kaluam në anën tjetër të lumit, për dhjetë minuta më poshtë se pikënisja, prej nga u lidhëm dhe lundruam. Kështu secili veç e veç duhet të bartet, sepse nga dy nuk mundej. Kuajtë notuan vetëm pas nesh. Pasi ja paguam lundërtarit mundin, i morëm kuajtë dhe u nisem kah fshati Skivne, përgjatë përroit kah Berisha. Gjithë ate që vuajtëm gjatë dy orëve rrugë nuk mund të përshkruhet lehtë. Vlenë të mendohet, nga njëra dhe tjetra anë e lumit rruga e ngushtë, plotë gurë, e rrëpinët, sa që në shumë vende vet këmbësori vështirë kalon, e si do t'ia dalim ne me kuajë. S'ka tjetër, përveq se sipas këshillit të udhëheqësit, përgjatë përroit, ndonëse është plotë ujë, plotë gurë të mëdhenjë. Duke arritur tek ndonjë shakullinë, duhet ti lëshojmë kuajtë vet të notojnë, e ne përpjetë, rrugës së dhive, në anën tjetër të shakullisë, ku na presin kuajtë e lagur, që ti kalërojmë deri te ndodhia tjetër e ngjashme. Më në fund e lamë përroin dhe duke u ngjitur përpjetë te qelës së famullisë ndalemi pak.

Të nesërmën pasdite u nisem prej Berishe për në Iballe. Nëpër rrugë të rrëpirrët dhe shkëmbore, nëpër male, zabele e fshatra erdhëm në vend. Iballja është e përmendur në Shqipëri jo vetëm për shkak të pozitës ndaj Shkodrës, Prizrenit dhe Gjakovës, por edhe për shkak të banorëve, të fuqishëm dhe guximtar. Iballja është "oazë" rrafshnaltë në bjeshkët shqiptare. Banorët, muslimanët dhe katolikët, janë njerëz të vlefshëm dhe guximtar, dashamirë të paqës, mirëkuptimit vëllazëror dhe arësimit. Afër shtëpisë së famullisë e kishin edhe shkollën por ajo u dogjë në vitin 1906 dhe më nuk u meremetua. Muslimanët e kishin xhaminë e tyre. Banortët e Iballjes  janë përgjysëm të varur nga qeveria turke, e kanë një kajmakam në fshatin Pukë, i cili zgjidhë shumicën e proceseve, dhe dy familje muslimane të dalluara dhe të pasura në këtë krahinë, të cilat quhen "Laman-aga" dhe "Mustafë-aga", dhe kryejnë punë të vogla gjyqësore të rajonit të tyre. Paraardhësitë e Mustafë-agës të Kryeziut kishin shumë privilegje nga sulltani. Mustafë aga më vonë i akuzuar për tradhëti dhe keqpërdorim të pushtetit zyrtar, humbi tërë pushtetin dhe pasurinë, por qeverimi trimërorë dhe i urtë i Mustafëagës e shpëtoi edhe njërën edhe tjetrën. Si shpëtoi dhe qëndroi nën mëshirën e sulltanit, më tepër i ngjanë një romani se sa këtyre rreshtave. Ai është i ditur dhe tolerantë. Me dëshirë fletë me priftërinjët katolikë - në këtë rajonë françeskanët - dhe më dëshirë i pranon në konak dhe i lejon që edhe mesha të thuhet në kullën e tijë. Në përgjithësi mbretëronë tolerance ndërmjet  muslimanëve dhe katolikëve.
Në shumë fshatra të Shqipërisë, e veqanarishtë në Iballe, është zakon të festohet  dita e shën Nikollit ipeshkëv, e së bashku e festojnë muslimanët e katolikët.

Në livadhet e Iballes kam gjetur; Portenschlagia ramosissima, Sesili globosum, Asperula scutellaris dhe Chrysanthmum cinerariaefolium.

Pak më lartë qelës së famullisë është shtëpia e katolikut të dalluar Frrok Kolës, e quajtur kështu sipas zotit të shtëpisë, të cilin u dashtë ta vizitojmë, e që ishim përzemërsisht të pritur. Shtëpia është e rrethuar me mure. Në katin përdhes është pusi i ujit të ftohtë, mulliri për drith, që sillet me duar, e në anën tjetër është furra e bukës dhe një grumbull i madh me dru, në dhomën tjetër është hambari i drithërave, për rreth tij grosha, patatet dhe perimet. Në katin e dytë janë dhomat për banim dhe pjesa për mysafirë. Në krye të vendit, në këtë pjesë është oxhaku, ku ndizet zjarri, afër është një tavolinë e ulët nga dërrasat e thjeshta, dy karriga nga druri e për rreth i ashtuquajturi "minder" kjo është bankë e gozhduar. Në mure janë të varura pushkët, thikat e hanxharët, e në purtekë fustana solemn të burrave. Ngjajshëm është edhe në dhomat tjera, vetëm se atje janë edhe arkat dhe secili njeri i shtëpisë flenë pranë arkës së tij. Frok Kola na shërbeu me duhan, kafe të zezë dhe me nga një gotë verë të kuqe.

Të nesërmën u larguam nga Iballja dhe u nisëm për Firëzë të Drinit.
 
Prapë përtej Drinit

Firëza me qelën e famullisë gjendet në anën e majtë të lumit Drinë, e ne duhet të kalojmë në anën e djathtë në famullinë Merturi-Raja. Dhe prapë ballafaqohemi me vështërsirat e telashet e njëjta si te Dushmani në Skivënë. Uji i madh e nuk ka as barkë as anije, por prapë si përpara mbi "trinë", lesë prej petavrash. Prapë kalojmë me sukses dhe fillohemi të ngjitemi përpjet kah qela e famullisë. Famullia është e rrethuar plotë me kisha të vjetra, varreza dhe trupore të krishtera, sepse dikur ishte tejet dendur e banuar.

Më 17 qershor (1911) heret në mëngjes nisemi përgjatë lumit Valbona për në Nikaj, e duhet të kalojmë nëpër fshatin musliman Krasniqi. E bukur dhe magjepse është kjo rrethinë. Ledinat dhe pyjet të gjallëruara, fushat mirë të punuara dhe të mbjellura me gjithfarë drithërash. Kullat e bardha të shpërndara nëpër rrethinë, shndritin si grumbull mjelmash, e Valbona e gjelbërt gurgullon përmes fushes, deri sa të derdhet në Drin. Pak më lartë fshatit Krasnniqi gjindej fshati Gegysen. Aty është "hani" dhe pushimi i udhëtarëve. Rrugës për në "han" gjetëm varreza të lashta me lisa shekullorë. Rrafsh me tokë vërehen ende muret e kuvendit të vjetër; afër tij ka qenë kisha, muret e së cilës ende të ngjitur qëndrojnë pa kulm. Dyert janë të mbuluara me gurë, poashtu edhe kisha dhe nuk mund të hyhet mbrenda. Para rreth tetëdhjetë vjetësh në këtë kishë janë kryer shërbimet liturgjike (mesha), kur banorët e fshatit Krasniq ishin ende katolikë, e kur kaluan në islam, e rrafshuan me tokë kishën dhe nuk i vorrosnin më të vdekurit në varrezat pranë saj, por megjithatë ata edhe sot thonë; "kisha jonë", "varrezat tona".

Te hani zbritëm nga kuajtë, për të pushuar pak. Derisa ne pinim kafe, u mblodhën mori e madhe burrash e grash rreth nesh. Ata janë lëkurëbardhë dhe të butë e me qëndrime të njerzishme dhe të këndshme. Të gjithë janë musliman. Gratë më lusin dhe pyesin për barërat shëruese dhe nuk munda të qendroj i heshtur e dolëm në një kopshtë të afërm ku ju tregoja kamomilën, hjeksën, lëkoren, mendërën, mullagën e bardhë, buzën e gomarit, kufirmën e kuqe, barin e pezmit, lulen e blirit, melekuqen, thundërzën etj. dhe ju shpjegojë, cila dhe për çka shërben dhe si përgatitet. Këtu prapë ju hipem kuajve dhe për dy orë udhëtimi të keq dolëm në malin Qafa e Kolshit, prej nga ofrohet një pamje madhështore mbi fshatrat përrreth; Gash, Krasniq, Curraj dhe Lumi i Zi . Tash na duheshin edhe dy orë për të zbritur te lumi, i cili është i madh dhe i shpejtë dhe përplotë me gurë të mëdhenjë, uji ndahej nëpër këta gurë dhe zbardhohej si qumësht. Mbi lumë është një gjysëmurë, dmth. deri te gjysma  e parë e ujit është vendosur një tra druri i ndërprer që mos të rrëshqasin këmbët, e gjysmën tjetër të duhet ta kalosh ne këmbë ose të bartë dikush mbi shpinë. Kështu niset të kaloj shoku im Severini e unë në njërën dorë mora këpucët e tjetrën ia dhashë fshatarit, i cili ecte para meje dhe e ndoqa duke i mbyllur sytë deri në gjysmë, që mos ta shohë  tërë atë tmerr uji nën mua.

Kur e kaluam këtë pjesën e parë të ujit, tash duhej ose ne këmbë ose mbi shpinën e fshatarit. E ai i gjori donte të më marrë mbi shpinë dhe unë lejova por së shpejti e pashë rrezikun në të cilin ndodhesha, sepse nga njëra anë shihja gurë të lëmuar dhe të mëdhenjë lumi, përtej të cilëve ai duhej të më bartëte duke kërcyer prej gurit në guri, e nga ana tjetër, si gjëmonte nga pesha i lutem që të më lëshojë poshtë e unë do të kalojë vetëm. Por ai nuk lejon kursesi, por donë që gjithsesi të më bartë, duke pasur frikë se do humb shperblimin, e kur i premtova se do ta shpërblej edhe nëqoftëse vetëm kalojë, atëherë më lëshojë dhe kështu të lagur mirë kaluam në anën tjetër. Pasi edhe kuajtë e kaluan lumin, u nisem përpjetë nga famullia Gjonpepaj ose Nikaj.

Të tretën ditë herët në mëngjes prej Nikajt filluam rrugën nëpër mal. Kali është sëmure, e rruga eshte e keqe, kështuqë nuk mundet të më bartë dhe me duhet gjashtë orë të eci këmbë. U ngjitëm në malin Nermajë, prej të cilit ofrohet një pamje madhështore mbi Shkodër, Mal të Zi dhe Mirditë, edhepse këto vende janë mjaftë larg. Këtu ka borë, e është dita e tetëmbëdhjetë e qershorit, kjo mban ende borë e mund të bjerë edhe borë e re. Prej këtij bregu zbresim në famullinë Shalë,  e pastaj në Thethe afër Gucinjës dhe kthehemi në famullinë Shosh, selia e lashtë e proprefektëve apostolik. Si famullia e Shalës ashtu edhe ajo e Shoshit janë plotë me kisha, varreza dhe kështjella të vjetra. Prej Shoshi nisemi në Kiri e prej Kiri në Plan.

Pasi afër Kirit ishte rezidenca e ipeshkvit te Pultit, në të cilën dioqezë gjendem, vendosa pas kthimit nga Plani ta vizitojë ipeshkvin Nikollë Markoni, por duke ardhur në Plan  dhe duke folur mbi planin e matejshem të udhëtimit, më udhëzuan që mos të kthehem te ipeshkvi,  sepse do ta humbi një ditë të tërë rrugë.

Të nesërmën u zgjuam në ora dy, dhe pasi u përgatitëm u nisëm për në rrugë, e cila qonte përpjetë. Nëpër shkëmbinjë zbritëm nga kuajtë dhe ecëm këmbë e nxitonim që të arrinim sa më parë, para se dielli të digjte më tepër. Në malin Shtog gjetëm sasi të mëdha të borës, me thellesi tri deri katër metra, për fat ishte e fortë dhe e ngrirë  dhe nuk u rrëzuam.
Në ora dhjetë jemi tashmë në fshatin Dush, ku u ndalëm te një mik i njohur, që të pushojmë. Pime kafe e raki dhe vazhduam më tej në fshatin Shkrel. Pasi ipeshkvi nuk ishte në shtëpi, pas një pushimi të shkurtër deshtëm të nisemi për në famullinë Kastrat, por këtu më pret letra prej Shkodre; më thërrasin për shkak të punëve të pashmangshme në Shkodër. Edhe pse ishte vështirë ta ndërpreja rrugën, i vrapuam kuajtë dhe për shtatë orë ishim në Shkodrën e bukur në Bunë, duke i kaluar atë ditë gjithësejt gjashtëmbëdhjetë orë rrugë të keqe dhe të mundimshme…..
 
Ky shkrim është kapitulli i II, nga libri i P. Lovro Mihacevic, "Po Albaniji - dojmovi s puta", Zagreb 1911. At Lovro Mihacevic ishte françeskan nga Bosnja, që veproi shumëvite në Provincën shqiptare Françesakne.