PUKA DHE FËMIJËRIA E ARTISTIT TOM NIKOLLA

PUKA DHE FËMIJËRIA E ARTISTIT TOM NIKOLLA

PUKA DHE FËMIJËRIA E ARTISTIT TOM NIKOLLA
Rrethi i Pukës shtrihet në Veri të vendit, me reliev të thyer malor e kodrinor, në një sipërfaqe pak më shumë se 1000 kilometër katror. Popullsia, e regjistruar në vitin 1985, si një nga më të populluarit të këtij rrethi, është rreth 45 mijë banorë. Puka njihet si një nga rrethet me male të larta, si Munella, Krrabi, Bjeshkët e TërbuŽnit dhe Maja e Malit (1668 m).

Shquhet si rreth me pasuri nëntokësore, si bakri, kaolina dhe qelqi vullkanik, ndërsa, në pasuritë mbitokësore njihen veçanërisht pyjet, që zënë rreth 70 përqind të sipërfaqes. Vendasit janë të përmendur për traditën e punimeve në qeramikë dhe në dru, të veglave muzikore popullore, të shajakut, etj.


 

Zakonisht, këngët shoqërohen me çifteli. Ato janë këngë epike, lirike dhe humoristike, të zërit të fortë. Ndërsa, vallet janë dyshe, me daulle e çifteli. Karakteristike janë vallet humoristike, të shoŽqëruara me këngë. Malësorët e këtyre anëve kanë krijuar dhe zhvi lluar me pathos pasurinë e tyre të madhe shpirtërore, këngën dhe vallen, çiftelinë, lahutën, fyellin, etj. Zjarri i këtij arti ka shkrirë dëborën e maleve të lartë, duke thyer kështu izolimin e harresës në Shqipëri e në botë.
Tom Nikolla lindi në fshatin Iballë më 26 shtator të vitit 1927. Lindja e tij shënoi mesin e vëllezërve, që kishin dhe dy moŽtra. Prindërit e 9 fëmijëve, si shumica e bashkëfshatarëve, përballuan jo pak vështirësi për rritjen e tyre. Por, malësorët janë krenarë dhe nuk i nënshtrohen lehtë varfërisë. Familja e Tomës njihet si familje me tradita patriotike, kulturore e arsimdashëse. Këtu ishte kompletuar dhe një orkestër popullore. Babai luante në lahutë, dy vëllezër në çifteli e fyell, ndërsa dy të tjerë këndonin. Nuk kishte mik që shkelte në fshat e të mos kërkonte të shkonte në familjen Nikolla, për të shijuar së bashku këngën e bukur pukjane.

Në këtë ambjent artistik familjar u lind dhe po rritej rapsodi i ri i
 
klasë ardhshëm. Toma hyri në shkollën fillore të fshatit, ku kreu 5 klase. I ati nuk e ndërpreu të birin asnjë ditë nga mësimet, për ta dërguar atë me ato pak kokë dhi që kishin, siç bëjnë jo rrallë nëpër fshatra. Veçse, me një gjë do ta ngarkonte baba djaloshin e vogël: ta merrte në dasma e gostira, duke respektuar kështu dëshirën dhe talentnin e tij.

Zoti i ka falur Iballës bukuri të rralla natyrore. Fshati shtriŽhet në një fushë të rrafshët, të gjerë e të gjelbëruar, që konturohet nga një varg kodra sh e malesh, të pyllëzuar me drurë të gjatë lisi, ahu dhe pishe. Fare pranë njëri - tjetrit gjendet fusha me malet, si për të ndërthurur karakterin e fortë, ashpërsinë dhe krenarinë e njerëzve me shpirtin e tyre paqësor, që gurgullon nga këngët, si ai kroi i rrëmbyeshëm që sjell në Iballë ujin e pastër të dëborës së maŽleve. Askush nuk do të gabonte të thoshte se, kjo natyrë me bukuri magjepsëse i ka falur Tomës ndjenjat e poetit, të këngëtarit dhe instrumentistit të talentuar.


 
Tom Nikolla i falet fshatit ku lindi për bukuritë dhe trimëritë e tij, për atë çka bëri që ky djalë i ri të përgatitej të fluturonte drejt hapësirave të gjera të artit, për mbështetjen morale dhe shpirtërore në zbulimin dhe zhvillimin e talenti t të tij. Toma nderon me fanaŽtizëm besimin katolik të 180 familjeve të Iballës, duke qenë dhe vetë një bir i denjë i Jezusit.

Por, Toma nderon me emocion dhe mësuesit, që i dhanë dije me dashurinë dhe profesionalizimin e tyre, shkodranët e mirë Lin Çurçia, Mark Lec Berisha, Mëhill Shala e Frano Jakova. Koha pas mbarimit të shkollës së fshatit i shërbeu Tomës të zhvillojë talentin e këngës, duke e kthyer shpejt në një poet, interpretues dhe instrumentist të kërkuar, në rastet më të shumta të gëzimeve në fshat.

Po mbushen 50 vjet nga koha qe Tom Nikolla eshte larguar prej Iballe. Por as keto vite nuk kane mjaftuar qe ky bir i mire i Iballes te distancohet nga fshati, fare e fisi, miqesia dhe shoqeria e tij e atyre aneve. Lidhja shpirterore e detyron ate qe here pas here te marre rrugen e gjate e te mundimshme per tu gjendur ne Iballe, edhe sot qe mosha ka bere te veten.

Toma ndjehet krenar per fshatin dhe rrethin e vet, per shkollen shqipe te hapur ne Iballe qe shume heret me kontributin e drejteperdrejte te njerezve te fisit te tij, per "pjellorine" pukjane ne fushen e artit dhe te kultures, per emrat e shquar që Puka ka nxjerre, per skenat e medha te artit kombetar, etj.

Malesori Tom Nikolla te imponon respekt per perkushtimin shembullor ne ruajtjen e lidhjeve me bashkekrahinasit e tij, qe ba-nojne ne Tirane dhe rrethinat e saj, si dhe ne rrethet e veriut te Shqiperise.



Marrë nga libri monografik: "Çifteli dhe këngë" të autorit Vlash M. Prifti.