Fran Mirakaj (laik)

Fran Mirakaj (laik)

Fran Mirakaj (laik)
Leu në Iballë të Pukës, më 13 Gusht 1916. Qe blegtor dhe shitës. Kishte të afërm e kushërinj jashtë shteti, për këtë arsye u ndoq prej Sigurimit. Gjykata e Tiranës, e kryesueme prej gjykatësit Frederik Nosi dhe prokurorit Nezat Haznedarin, aprovoi dënimin e shpallun në Shkodër më 22 Shkurt 1946. Fran Mirakaj u pushkatue në moshën 29 vjeç, në Shtator të vitit 1946.