Ndue Jak Pjetri

Ndue Jak Pjetri

Ndue Jak Pjetri
Ndue Jak Pjetri (1936-1974) "Mësues i Popullit" (pas vdek¬jes). Lindi më 1936 në fshatin Kçirë. Në vitet e fëmijërisë në vend të lodrave njohu varfërinë e madhe të të gjithë moshatarëve. U rrit jetim pasi të jatin ia arrestuan se kishte thënë: "Këto qel¬bësira vijnë me shkelë vendin tonë". Pa dalë mirë nga burgu, një pushkë e fshehur pas shkurreve qëllon mbi të.

Në shkollë, Ndueja shkoi vetëm pas çlirimit, edhe pse ishte i rritur në moshë. Shquhej për hartimet e bukura dhe shkrimin e mirë. Dëshirat që kishte Ndueja për t'u bërë mësues iu plotësuan. Më 1952 dërgohet për të vazhduar shkollën pedagogjike në Durrës. Në vitin 1955 filloi detyrën e mësuesit në zonën më të thellë, në Iballë. Këtu ai qëndroi katër vjet.

Vështirësitë s'e mposhtën. Në punë e sipër fitoi përvojë. Nga këtu u dërgua për të vazhduar studimet e larta në Institutin e Kulturës Fizike "Vojo Kushi" në Tiranë. Pasi mbaroi këtë me rezultatet shumë të mira, u caktua me detyra të ndryshme, në fil¬lim zëvendësdrejtor i shkollës së mesme "Migjeni" në Pukë, pas¬taj kryeinspektor në seksionin e arsimit. Në vitin 1972 u caktua mësues në Kabash. Këtu u shqua edhe një herë si mësues i vërtetë, edukator shembullor i nxënësve.

Ndueja ishte një studiues i zellshëm, drejtues dhe organizues i mirë në fushën e arsimit, kulturës dhe sportit. Ai vazhdimisht çmonte edhe punën studimore e shkencore. Në arkivin e Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Pukës gjen mjaft raporte, pro¬tokolle e punime të Ndues. Ndër të tjera, janë edhe konkluzionet për rritjen e nivelit të shkollës, për mendimet që u dhanë për për¬mirësimin e saj, është një përshëndetje për fillimin e vitit të ri shkollor 1969-1970, gjen materiale nga ndihma dhe kontrollet e ushtruara në shkolla, IJle ekipe etj., në të cilat Ndueja ka pasqyru¬ar masivizimin e shkollës, interesimin për ta bërë arsimin çësht¬je të të gjithëve. Përvoja e mirë në këtë drejtim duhej përhapur.
 
Një rol i madh në këtë drejtim u takonte edhe këshillave popul¬lorë. Për t'u ardhur në ndihmë këtyre, në seminarin e organizuar në vitin 1970, Ndueja ka mbajtur temën: "Si duhet të punojë këshilli popullor për zbatimin e kompetencave në fushën e arsimit dhe të kulturës". Tema të tilla ai ka përgatitur edhe për forcimin dhe ndikmin e letërsisë e të shkollës në rreth, për për¬parimin e saj. Disa nga këto materiale janë të botuara në gazetën "Mësuesi" dhe buletini "Puka dhe shkolla". Ndueja ra në krye të detyrës më 21 qershor 1974, kur mësue¬sit dhe nxënësit kishin shumë nevojë për punën e tij. Por këta dhe gjithë mësuesit e vendit tonë kanë se çfarë të marrin shembull prej punës dhe veprimtarisë së Ndue Pjetrit. Për të përkujtuar jetën dhe punën e tij, me vendim të Komitetit Ekzekutiv të rrethit, shkollës së Lufit i është dhënë emri i Ndue Pjetrit. Për meritat e tij në edukimin e brezit të ri, Presidiumi i Kuvendit Popullor e ka dekoruar Ndue Pjetrin me titullin "Mësues i Popullit" (pas vdekjes) me këtë motivacion: "Për punë me ndërgjegje të lartë dhe kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e përparimin e mëtejshëm të shkollës sonë, për mësimin dhe edukimin e brezit të ri, për punë të palodhur në rritjen e nivelit të përgjithshëm arsimor e kulturor të popullit tonë".



Marre nga libri "Udha e Arsimit Pukjan ne Vite" te autorit Sabah Sinani.