Perparim Laçi në Himalaje

Perparim Laçi në Himalaje

Perparim Laçi në Himalaje
Më vitin 2002 vjen në Shqipëri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Z. Claude Freeman, i cili sapo ishte ktyer nga udhëtimi i tij në Kampin Bazë të Everestit, i caktuar me punë në Institute Fertilizer Development Company.  Nëpërmjet Z. Ibrahim Haçkaj ai njihet me alpinizmin shqiptar e konkretisht me aktivitetet e Shoqatës Dajti Alpino-Turistik si dhe me anëtarë të saj.  Kështu, nën frymëzimin e Z. Freeman alpinistë të kësaj Shoqate u përfshinë në idenë e vajtjes në Kampin Bazë të Everestit, e jo më tej për mungesa financiare.

Krahas krijimit të grupit dhe masave për pajisjen e tij u organizua një fushatë e gjërë për sigurimin e fondeve nga burime të ndryshme financiare.  Kontribuan biznesmenë të vegjël, institucione shtetërore e financiare, përsona të veçantë, vetë disa nga pjesëmarrësit, madje dhanë kontribut modest edhe klientë të cilët frekuentojnë ‘Kafe Pasticeri Alpin’ në rrugën e Dibrës në Tiranë.

Për sigurimin e udhërëfimit në Nepal u zgjodh kompania Mountin Monark Agency ku për t’i shërbyer ekipit u caktuan udhërëfyesit Pradip Kumar Limbu, Subash Rai (për të cilin u mësua se ishte i diplomuar në filozofi), Javed Akthear si dhe katër sherpë në rolin e mbartësve.


                                P. Laçi me shokët e ekipit në Himalaje.



Ekipi i ndërtuar pati në përbërje të tij frymëzuesin për këtë ndërmarrje Z. Claude Freeman, Z. Ibrahim Haçkaj, organizator e drejtues i ekspeditës, Z. Shefki Juma Trajner i ekipit të alpinistëve të Sport Klub Tirana, si dhe zotërijtë Ilir Tapia, Xhimi Begeja, Përparim Laçi, Ilir Çopani, Ervin Sallaku, Artan Agolli.

Ekipi fluturoi në Kathmandu prej nga më 13 Prill po me avion u ndal në qytetin Lukla, 2.866 metra mbi nivelin e detit.  Po këtë ditë pas një marshimi prej 4 orësh grupi arriti në fshatin Phadging, 2.640 metra lartësi.

Më 14 Prill grupi udhëtoi 11km dhe arrtiti në fshatin Monzdo.  Udhëtimet e shkurtëra janë të programuara nga kompania Mountin Monark Agency e cila i shërbente grupit, për të arritur aklimatizimin nëpërmjet fitimit të përshkallëzuar të lartësisë.
Më 15 Prill mbas 6 orë udhëtim arrihet në Namche Bazar (3.340m).  Programi parashikon këtu qëndrim një ditor kështu që 16 Prillin një pjesë e ekipit e shfrytëzon me ngjitje e zbritje në pyllin në drejtim të fshtit Thame, ku ka jetuar familja e Tencing Norgay-it dhe mbasdite vizitohet muzeu i qytetit.

Më 17 Prill grupi niset dhe mbas 5 orë udhëtim ndalet në fshatin Phunki Teng, 3.250 metra lartësi.





Më 18 Prill, grupi arrin mbas 5 orë udhëtim në manastirin Budhist Thyangboche dhe shfrytëzon rastin për të vizituar këtë manastir.

19 Prilli ishte rrugëtimi për në fshatin Shomare, 3.980 metra lartësi, kurse më 20 Prill duke udhëtuar në një ditë me reshie bore dhe erë grupi arriti fshatin Dingboche të vendosur në lartësinë 4.260 metra.  Më datën 21 Prill grupi qëndroi edhe një ditë tjetër aty për nevoja të aklimatizimit.  Këtë ditë grupi udhëtoi për në Bibre (4.600m) dhe u kthye pas 6 orësh.

Më 22 Prill grupi marshon 7 orë dhe arrin në Lobuche, 4.930 metra lartësi.  Këtu gjendja shëndetësore e udhërëfyesit Javed Akthear u keqësua tej mase dhe u desht që t’a ulnin urgjentisht për në spitalin e fshatit Pheriche.

Më 23 Prill grupi arrin fshatin Gorak Shep (gorak shep = korbi i ngordhur), 5.120 metra mbi nivelin e detit pas një udhëtimi prej gati 6 orësh.






                                           Në Himalaje.

Data 24 Prill ishte dita e madhe e grupit të nisur nga Shqipëria për në zonën e Himalajas: mësymja për në Kampin Bazë të ekspeditave të Everestit.  Të nisur më ora 8 të mëngjesit ata arrijnë të ngjiten në vendin e ngritjes së kampeve më ora 12:40 minuta ku qëndruan deri më ora 14:00.  Fotografuan e soditën, pushuan dhe ëndëruan se si një ditë të kthehen rishtaz e të synojnë për tu ngjitur edhe më tej…

Itenerari vajtje e kthim për në Kampin Bazë kalon nëpër akullnajën Khumbu si dhe nëpër morenën e ballit të saj të pasur me gurë e shkëmbej të shumtë që ajo vë përpara tek gërryen shpatet malore anash saj si dhe shtratin ku rrjedh me shpejtësi të pakapëshme nga syri.

Më datën 25 Prill, më ora 8, Ibrahim Haçkaj, Ilir Tapia, Xhimi Begeja, Përparim Laçi, Ilir Çopani, Ervin Sallaku, nisen po nga Gorak Shep për në majën Kala Patthar (Guri i Zi), i lartë 5.545 metra.  Përsëri pasi soditën nga lartësia e ngjitur dhe pushuan, më ora 14:00 u kthyen po në Gorak Shep.  Pas një pushimi shumë të shkurtër aty, grupi filloi rrugën e kthinmit dhe arriti më 19:00 në fshatin Periche (4.243m.), fshat i cili ka spitalin më të lartë në botë.

Mbrëmja e 26 Prillit e gjen grupin në fshatin Deboche për të kaluar natën dhe të nesërmen nata kalohet në Kumxhung.

Në vazhdim të kthimit më datën 28, grupi pasi kaloi pranë aeroportit Syngboche, një nga aeroportet më të lartë në botë, arriti Namce Pazar.

Më datë 29 Prill grupi arrin në Phadging (2.640 m.) ku dhe kalon natën.

Data 30 Prill e gjen grupin në Lukla pas një udhëtimi prej 4 orësh dhe pas një dite pushimi aty, më datën 2 Maj alpinistët ishin në aeroport e fluturuan për në kryeqytetin e Nepalit, Kathmandu, prej nga morrën avionin për në atdhe.


P. Laçi me gazetarin e BBC Jonuz Hallaçi
ne Hanin Turistik ne Puke, pronë e Perparimit .