Relacioni i Frang Bardhit në krahinën e Pukës - qershor 1637

Relacioni i Frang Bardhit në krahinën e Pukës - qershor 1637

Relacioni i Frang Bardhit në krahinën e Pukës - qershor 1637
N'emën të Zotit, amin.
Relacion i vizitës së Pukës, popuj ndër malet e Dukagjinit, bamë në mojin e qershorit të vjetit 1637, prej nesh, Frang Bardhit, ipeshkev i Sapës dhe i Sardanjes, dhe administrator i popujve të Pultit dhe dërgue prej nesh Koogregacionit të Propagandës Fide, po n'atë vjet.

Puka asht pjesë e popujve të Dukagjinit në Shqipni. Thohen popuj të Dukagjinit sepse zotnijt e famshëm Dukagjinët i zotnuen ma shumë se 200 vjetë ma parë se zotnia turk (Sulltani) ta vente nën zgjedhë Epirin, ose Shqipninë. I zotnuen, po them, me shumë popuj e vende për rreth, d.m.th. me Dibrin 150 shtëpishë, me Mirditën që i rrin nga ana e lindjes 200 shtëpishë, me Spasin 150 shtëpishë, që asht në juridiksionin e ipeshkvisë sonë të Sapës, me lballen 140 shtëpishë që i rrin nga veriu, me Zadrimën tonë 700 shtëpishë që i rrin nga jugu në një fushë të bukur. Quhet Pukë sepse nëpër popujt e Pukës kalon për Serbi një rrugë e madhe e përbashkët tregtare, kështu prej rrugës ka marrë emnin populli, sepse (Puka) në gjuhën shqipe (të cilën e flet Puka dhe të gjithë popujt e vendet e sipërthanuna) don me thanë rrugët e rrahun e përbashkët. Ka shumë kohë që kjo rrugë asht mbyllë prej të krishtenëve shqiptarë, që kanë çue krye kundra turçvet, tu plaçkitun tregtarët turq, përndryshej sasi e madhe mallmash do të vinte nga Serbia dhe do të dilte nga Shqipnia për Serbi. Këta të krishtenë kiryengritës kanë qenë sidomos ata t'Iballes, të vendosun ndër vende e male shumë të forta; edhe këta janë nën jurisdiksionin e ipeshkvit të Sapës.
Popujt e Pukës pra janë të vendosun ndër male të nalta, t'ashpra dhe të vështira; rrethi i tyne kapet në tri ditë rrugë, ditë qershori pa pushim, gjatësi një dttë-rrugë e ma shumë, gjanësi gjysmë,dite-rrugë. Janë nën jurisdiksionin e ipeshkvisë sonë të Sapës, prandej mbasi ma lypte zyrja dhe detyra ime, desha t'i vizitoj dhe kështu ia nisa vizitës më 5 të qershorit të vjetit të sipërthanun, me një prift, e dy gjakoj. Dhe, të parën ditë që u nisëm prej selisë sonë, udhëtuem 18 mil, dhe mbërrijtëm te katundi i parë, i quejtun Karmë, n'anë të perëndimit, ku pushuem atë natë dhe, të nesërmen në mëngjes, ia nisëm punës së vizitës. Asht i vendosun pra ky katundi i Karmës në bregun e Drinit, lum shumë i kandshëm. Asht 12 shtëpishë dhe 87 frymësh. Ka kishën e vet me emën shën Leka, të zbulueme, vetëm të rrethueme në mur, përfshin 100 vetë; nuk ka asnjë veshje altari, por ka vetëm disa prona, që ia kishin pushtue të krishtenët dhe i hanin ata pa i dhanë prodhim kishës; edhe ngulnin kambë që mos me ia kthye kishës. Më thonin disa pleq, se në kohë tashma të kalueme, kishin njoftë 10 priftën që jetonin njëherazi pranë asaj kishe, dhe kjo provohej se ështe e vërtetë nga disa mbeturina shtëpishë dhe podrumesh për rreth kishës. Kjo kishë e shën Lekës asht një mil larg nga katundi i vet, Karma. Asht e ndertueme në një vend të mirë midis disa pemësh, arra e mana, në zbritje të shpinës së një mali. Aty në Karrmë ishte një i krishtenë që mbante dy gra. Çova dhe e thirra dhe i fola sa ku mujta(?} që të mbante njanën e të lëshonte tjetrën, por kurr s'qe e mujtun me ia mbushë menden, prandej e çkishërova dhe e qita jashtë prej kishës. Kam meshue në kishën e thanun të shën Lekës, kam predikue dhe kam krezmue 12 vetë, dhe pastaj kthyem për të ngranë drekë në katundm e sipërthanun.
Po atë ditë mbas dreke, prej Karme u nisa për Koman, 8 mil larg nga Karrna terminal bregut të lumit të thanun, Drinit. Komani asht një katund 20 shtëpishë dhe 135 frymësh. Ka kishën e vet të quejtun shën Mark, krejt të rrenueme, duket vetëm nga mbeturinat se aty ka qenë kishë. Nuk ka as stolisje as ndonjë pronë. Asht e vendosun në breg te lumit të Drinit së bashku me katundin, në një luginë të vogël. Kam meshue në këtë kishë dhe kam mbajtë fjalim, mbasi erdhi gjithë katundi për të ndie. Kam krezmue 38 vetë.
Nga Komani kalova mbas dreke në Bytyç dhe arrijta në mbramje (sepse kështu qe nevoja me veprue në vizitë, d.m.th. prej mëngjes deri në drekë me u marrë me punët e vizitës, dhe pasdreke me u nisë për një tjetër; dhe ky rend qe mbajtë deri sa 'u krye kjo vizitë) dhe, pasi pushuem natën, u çuem në mëngjes heret, dhe së pari bana numërimin e shtëpive dhe të frymëve. Asht Bytyçi katund me 9 shtëpi dhe 70 frymë, përmbi 5 mil larg prej Komanit, i vendosun në gjiun e një mali shumë të rrahun prej murranit. Në katund kishin një kishë të rrëxueme, mezi shiheshin mbeturinat e saja; mbrenda saj e përjashta kishin mbijtë shumë pemë të mëdha. Na thonin se ia kishin ndie emnin: shën Katrina. Aty nuk meshohet ma, as nuk vorroset kush. Bytyçi me Komanin kanë një kishë tjetër, me emën shën Kolli në Qerret, 6 mil larg prej tyne. Dhe kështu heret shkuem te kjo kishë, e cila ishte e dhunueme sepse një burrë prej katundit të Komanit të sipër-thanun kishte nxjerrë një kufomë prej varrit dhe e kishte bamë kortarë tue thanë se ishte ngjallë dhe hante njerëzirt e gjallë të shtëpisë e të katundit të vet. Kështu që m'u desh ma parë ta pajtoja kishën tue i dhanë ndeshkim, të merituem dhunuesit, dhe pastaj meshova aty, dhe kam rrëfye e kungue shumë gjirnd; mbajta fjalim dhe krezmova 23 vetë. Kishin ardhë aty shurnë gjind sipas urdhnit tim, d.m.th. nga Komani, nga Qerreti e nga Bytyçi, famullina të shën Kollit të thanum. Të nxitun prej paraardhsitt tonë ma të fundit, imzot Gjergjit, tash arqipeshkev i Tivarit, këto tri katunde ndërtuen këtë kishë të shën Kollit të rrethueme me mur dhe të mbulueme me gurë. Ajo përfshin 200 e ma shumë vetë, gjendet në një vend shumë të mirë, ka për rreth shumë arra, molla, qershi e dardha, ka kroje shumë të freskëta e shumë të shëndetshme. Nuk ka asnjë pajisje për të meshue, prandej do t'ishte vepër e mirë t'i jepeshin. Nga kjo kishë shkuem në katundin e Qerretit, që asht 14 shtëpish dhe 120 frymësh, famulli e shën Kolllit të thanun, 2 mil larg nga kisha. Këtu në Qerret ka disa turq, por janë pendue se janë bamë turq. Këta të Qerretit, ata të Komanit e të Bytyçit janë të një mbiemni dhe rrjedhin prej dy vëllazënve. Prej Qerretit po atë ditë shkuem më Dedaj, 5 mil larg prej Qerreti. Dedaj janë 14 shtëpishë dhe 68 frymësh, të përziern me po aq shtëpi turke. Dedaj janë të vendosun në një rrugë përrmbi një tokë të kuqe.
Bajnë venë të mirë, të bardhë si uji, por shumë të fortë, dhe gjendet aty deri sa të dalë vena e re. Për kishën e tyne do  të flasim ma tutje kur do të merremi me kiishën abaciale të shën Palit.
Prej Dedajve shkuem në Dushnjesh që gjendet pranë Iballes. Janë njerëz shumë t'egjer dhe rebelë të sulltanit, 8 milje larg nga Dedaj. Dushnjeshi me Bogdajt, Misajt dhe Manjen, bahen 20 shtëpi dhe 200 frymë. Dushnjeshi, Bogdarni me Misaj kanë kshen e vet n'emën të shna Prendes, të vogël, të rrethueme në mur dhe të mbulueme me rrasa. Nuk ka asnjë stolisje. Ditën e shna Prendes, që bie ditën e sh'Anës, sjellin shumë qirinj dhe e rrethojnë kishën me ta, dhe pastaj ata të famullisë nuk duen t'ia japin. famullitarit, par unë bana që t'i jepen. Këtu nuk mujta me meshue, as me thanë kurrnjë detyrë të vizitës për një shkak që na ngjau, të cilin do ta shënojmë ma poshtë.
Prej Dushnjeshit shkuern në Qelëz, 4 mil larg prej tij. Qelëza asht katund vetëm me 3 shtëpi dhe 34 frrymë. Këtu u ndalëm pak. por vazhduem e shkuem në Kabashët e Shën Palit, 6 milje. larg nga Qelëza. Kabashët e Shën Palit janë 16 shtëpi, 114 frymë të krishtena, dhe po aq turke o diçka ma pak. Vendi asht i mirë, qet fryte e bar shumë, por venë pak e bukë edhe ma pak. Në të kauemen ishin shumë të pasun, por mbasi filluen me i ra mbohit fesë katolike janë vorfënue dhe prandej e njohin gabimin e vet të madh. Kanë kishën e vet n'emën të Shën Palit, larg sa hedhë grurin. Aty erdhën ata të Kabashit dhe panë meshën tonë e ndëgjuen fjalën tonë; kam krezmue 22 frymë sish. Kjo kisha e Shën Palit asht abaciale dhe asht kryet dhe ama e të gjitha kisheve të tjera të Pukës. Duket se motit ka qenë shumë e pasun; e dëshmojnë këtë ma pleqt e famullisë t'atij Shën Palit dhe copat e një kryqi argjenti së praruem, shumë i bukur dhe shumë i pasun, dhe i  pajisun në të katër anët me kater gurë që  duken diamata shumë te kulluet e mdhenjë sa në kokërr arrë, e dhetë ma të vogjel të venadosun për rreth së shenjtnueshmes Nanë, që asht e ngulun ne Kryq nga njena anë, e nga ana tjeter asht zoti ynë Krishti, katër ungjillorët e tij me shenjet e tyne, dhe nën kambët e Madhënisë së tij hyjnore jane të vendosuna disa shkroja greke të cilat ndoshta tregonin ose vjetin ose argjantarin. Se ajo kishë ka qenë shumë e pasun provohet edhe nga një copë e bishtit të mitvës s'Abatit, që asht aty dhe e pajisun me gurë të çmueshëm. N'e mbrame, se ka qenë e pasun, provohet nga arat shumë të bukura që ka për rreth e që në kohë të vet prodhojnë sasi të madhe sanë shumë të bukur, dhe nga shumë druj arre që e rrethojnë përqark. Këto i kishin pushtue të krishtenët edhe turqit dhe tash, tue veprue me zell, ua kam heqë duerve të tyne, dhe kështu i gëzon kisha e famullitari. Për ma tepër a nën sundimin e vet shumë male fort të naIta të mbushuna me landë të mëdha e të trasha për çdo lloj druje, dhe aty bahen boronica që i sjellin shumë t'ardhuna kishës. Shihet se ka pasë 3 kapela për rreth, njenën pas tjetres, d.m.th. shën Gjoni, shën Kolli e shna Prendja, mbeturinat e të cilave mezi duken. Kanë qenë shumë të vogla dhe kanë pasë qenë ndërtue drejt e përpjetë në hapësi të një mili bregut të përronit të quejtun Gumina, në breg të cilit asht vendosë ajo kishë abaciale e cila, jo pa dënesë shumë të medha, sidomos t'atyne që e kanë njohtë në mënyrën e tregueme, shihet e rrëxueme dhe e rrenueme; e ka mbulue bari, vetëm me një hap mur në kambë për rreth. Këtë kishë e mata përmbrenda 13 hapa gjatësi, dhe gjanësi diçka ma pak se 4. Ka 5 katunde për famulli, dmth, Kabashin e sipërthanun, Dedaj të sipërthanun, Qelëzën e sipërthanun, Lajthizën për të cilën po flasim këtu, 9 shtëpishë e 42 frymësh, Zezin (Zezaj) për të cilin gjithashtu po flasim këtu, 7 shtëpishë dhe 20 frymësh. Dedaj asht larg prej kishës së shën Palit 5 mil, Qelëza 5, Lajthiza 5 e gjysem. Zezi, Kabashin e ka sa hedhë gurin si thamë. Të gjitha këto katunde rrajnë për të pa meshën e shenjtë dhe për të marrë sakramendet e shenjta në kishën e sipërthanun të shën Palit. Abati i kësaj kishe asht një farë D. Nikollë Stanisa, njeri dhe meshtar i dalun rruge, dhe me shumë pak ndërgjegje; nuk qëndron n'abacinë e vet por ka marrë famulli në Zadrimë, dioçez i ynë, mbasi ia dhe paraardhësi ynë, dhe e ka braktisun abacinë e vet. Prandej Kongregacinni i Shenjtë duhet ta shtrëngojë true i shkrue që të shkojë n'abacinë e vet, aq ma tepër se ka marrë prej atij 30 sikudë me premtim se do të qëndronte aty në Shën Pal te abacia e vet. E kam nxitë shumë atë popull që me e rindertue kishën e shën Palit, e të gjithë, të gjithë më thanë se kanë dëshir të madh, por nga pakica e vorfënia nuk mund ta plotësonin, prandej asht e nevojshme ndihma e jashtme
Dhe për këtë i kam nxitë edhe të gjithë popujt e Pukës për t'u ndihmue, sepse ajo kishë gjendet midis popujve të Pukës dhe sepse asht paranike dhe ama e kishëve aty në Pukë. Kështu të gjithë më premtuen me ndihmue, dhe një turk që ma parë ishte i krishtenë, bir një të krishteni fisnik, më dha 3 mijë aspra për t'i shpënzue në ndertimin e murit, dhe një turk tjetër premtoi një ka, e një tjetër-një kal tjetër dhe ,shumë të krishtenë më dihanë nga një send për ndërtimin esaj. Por kam frigë se pa lëmoshën dhe pa ndihmën e atij Kongregacioni të Shenjtë nuk do të mund të k:\ryhet, prandej me përvujtninë ma të madhe lutemi të denjoheni të na çoni ndonjë lëmoshë për ndërtimin e kësaj kishe, dhe për këte zoti do të jua shpërlejë dhe këta popuj kanë për t'u forcue e ngushllue dhe shumë ma tepër' kanë për të qenë nxitun për ndërtimin e kishës.
Prej Kabashit shkuem n'Arës, katund 8 mil larg nga Kabashi. Ky katundi i Arësit ashit 7 shtëpishë e 51 frymësh. Aty bujta, dhe nëmengjes meshova në një shtëpi sepse ishte erë e madhe te kisha etyne, dhe krezmova 15 vetë. Kishën e kanë n'emën të shën Sebastianit, larg sa hedhë peshën; asht e vendosun nën katundin e Arësit mbi një kodrinë, midis lisash e arash; nuk ka mur veçse ka trenat dhedrujt tjerë mbi disa shtyllëza të drujta; asht e mbulueme me kashtë thekne; aty ata t'Arëst vorrosin të vdekunit e vet. Kjo kishë nuk ka asnjë stolisje.
Nga Arësi, po atë ditë, shkuem në Berdhet, mbi 8 mil larg prej Arësit. Berdheti asht katund 19 shtëpishë dhe 146 frymësh. Ka një kapelë n'emën të shna Prendes që përfshin vetëm 15 vetë. Asht e rrethueme në mur dhe e mbuleme me drrasa e deren e ka pa çeles    dhe asht e vendosun në Udhën Publike që kalon nëpër Dukagjin e shkon në Serbi, (asht 3 mile larg prej katundit të vet Berdhetit). Në mengjes çova e thirra të gjithë katundin e shkova me të gjithë, burra e gra, te kapela e thanun e tyne për të meshue. Aty ma së pari rrëfeva shumë gjind e mbasandej fillova meshën, predikova e kungova shumë gjind, dhe krezmova 33 vetë. Aty erdhi edhe një katund tjetër, i quejtun Vilëza nëpër të cilin kalova duke shkue në katundin e Berdhetit. Vilëza. asht 11 shtëpishë dhe 83 frymësh, janë afër me Berdhetin dhe bashkë-famulli. Berdheti ka një kishë tjetër pak larg nga kapela e thanun, n'emen të Shën Mërisë, në të cilën vorrosin të vdekunit, duket vetëm nga themeIi se aty ka qenë kishë.
Gjindja e Berdhetit shpesh herë kanë ngritun krye kundra turqve  dhe u kanë dalë  në pritë te rruga që thamë se kalon për në Serbi, në Mal të Zi, që asht pranë popujve të Spasit , dhe i kanë bamë kortarë, u kanë marrë plaçkat, kuajt e armët dhe pastaj prap kanë bamë paqe tue u dhanë turqve një sasi haraçi. Berdhetasit janë për armë ma të zotët e të gjithë Pukës. Deri në Berdhet kam shkue tue vizitue katundet te Pukës, këndej e andej, dhe drejt nalt nga lindja. Berdhetia asht 40(?) mil. larg prej Zadrimës sonë ku asht selia jonë e Sapës.
Prej Berdhetit kthyem poshtë dhe mbërrijtëm te Qytezja e Re e Dukagjinit, ku u poqa me agën e asaj qytezje i cili, pasi na përshëndeti, na ftoi të zJnim vend më shtëpinë e tij në qyteze (Aga don me thanë zot dhe qeveritar qytetesh), dhe kështu e pranova ftesën, dhe ai na priti shënë mirë. Kjo qyteze, në një luginë të madhe, ndër male, në mes të popujve të Dukagjinilt, në një vend shumë të bukur dhe me ujna shumë të ftohtë, qe ndërtue së pari prej një turku të fuqishëm, po thuej sot e 90 vjetë, emnin e të cilit nuk mujta me e dijtë shqiptar me komb. Pastaj qe rrenue prej mirditorëve dhe popujve të tjerë të Dukagjinit, të krishitenë që aso kohe ishin kryengritës kundër turkut. Pastaj, sot 29 vjetë, qe rindërtue po prej një turku këtij kombi, nga qyteti i Prizrendit, të quejtun Magaroli, aso kohe sanxhakbe i DukagjiJnit. Ky i mbrapshti, pasi e ndërtoi qytezën, shumë të krishtenë i bani aso kohe turq, disa për frigë, disa me dhurata e disa për tituj. Sidomos në Pukë bani një shumicë, kështu aga i sipërthanun, me qenë se mori premtimin se do ta banin agë t'asaj qytezje, katolik tue qenë, u ba turk asokohe. Këta u banë turq nga mungesa e priiftënve dhe e predikuesve. Tash kjo qyteze, më gjuhën shqipe o epirotike quhet Gjutetia Eree ndukagin, që don me thanë Qy tezja e re në Dukagjin. Për vullnetin e zotit, asht rrëxue prap dhe çdo ditë shkon tue ra, kanë mbetë vetëm disa copa muri në të cilat përfshihen 11 shtëpi të përzieme të krishtena dhe po aq turke. Aka ka tre vëllazën të krishtenë të martuem dhe një turk që asht bamë turk ma vone. Gruaja e ages asht një e krishtenë e urtë dhe e mirë. Për rreth qytezes ishin 6 shtëpi të pëlrzieme edhe ato me [shtëpi] turke.
     As mbrenda as për rreth kësaj qytezje nuk kishte ndonjë kishë o kapelë, veçse jashta qytezes, në shtëpinë e një të krishiteni çova meshë të nesërmen në mëngjes dhe bana predk, rrëfeva e kungova disa vetë, dhe krezmova 32 vetë. 
Nga qytezja e Dukagjinit, pas mesdite, u rruguem për Dush, 9 mil larg nga ajo qyteze. Dushi asht katund 14 shtëpishë dhe 163 frymësh të krishtena dhe 4 turke. Këta Dushët rrjedhin të gjithë nga një trung, janë të pasun e krenarë, kanë sasi të madhe gjaje së gjallë e ndonjena shtëpi arrin deri në 400 kafshë: dhi, dele, qe e lopë etj. Kishën e tyne, nemën të shën Mërisë Magdalenë e kanë një mil jashta katundit, s'ka shumë kohë! që e kanë ndërtue sërishë dhe e 'kanë mbulue me tjegulla; përfshin 20 vetë dhe asht e vendosun përmbi një mal të naltë në një rrugë; asht pa asnjë bravë, Prandaj i nxita t'ia banin: nuk ka asrnjë stolisje. Dushët kanë një tjetër kishëz në katunin e vet. n'emën të shën Gjergjit, e cila përfshin 15 -vetë; asht e rrethueme në mur të thatë dhe e mbuleme me kashtë;ash e vendoun mbi një kodrinë në nje fushë të vogël e të bukur. Në te Dushët vorrosin të vdekunit dhe donjë herë thuhet aty mesha. Aty unë meshova dhe krezmova 15 vetë.
Prej Dushit shkuem në Këçirë 7 mil larg prej Dushilt. Këçira asht katund 18 shtëpishë të gjitha të kirlshtena, dhe 158 frymësh. Ky katund asht i vendosun në bregun e një përroni të quejtun Gamësigjeja. Dhe ky katund asht i mirë, sepse ka shumë gja të gjallë, ishte nië i krishtenë alty që kishte 22 frymë në shtëpi dhe kishte 400 kafshë gjithsejt. Një mil larg, prej vehtes Këçira e ka kishën e vet n'emën të Shen Theodorit, e cila pati ra nga kujdesi I paket I tyne tashti ata e kanë rrethue në mur, dhe ua kam mbushë menden ta mbulojnë; përfshin 40 vetë. Asht e vendosun përmbi katund mbi një kodrinë në një luginë të vogël, ka për rreth disa prona të vogla të veta; nuk ka asnjë veshje për të meshue. Dhe këtu në këtë katundin e Këçirës u krye vizita e jonë në Pukë, e cilazgjati 16 ditë: çdo ditë tue vizitue një katund dhe tue ecë ndonje herë 16 mil çdo mbasdite, tue pushue natën dhe të nesërmen në mëngjes tue u marrë me punët e vizitës deri në drekë. Buka që hanim në këtë vtzilte ishte prej sorgu përzie me mel e zezë dhe e gatueme keq, qe nuk kishte pamjen e bukës as ndnnjë shujte, dhe ndonjë hevë as nga kjo nuk gjendej sepse kishte zi të madhe buke në katundet e thanuna. Venë gjendej në disa vende e në disa jo, dhe disa vraponin ta bIenin aty ku  gjendej, e disa jo, dhe atëherë u dote me drekue, në mos pa gja, me uj të ftohtë. Mish, djathë e hudra na jepnin me ngranë pa llogari. Duhej të flinim përjashta, e disa herë n'erë e në shi, për dhe mbi. pak bar; qoftë për hatër të zotit perëndi prej të cilit pritet e korra.
Të gjitha këto katunde të Pukës, të sipërthanuna e të numërueme, kanë vetëm një prift për famullitar; edhe në kohë të kaluame kështu kanë pasë: vetëm një nga një. Ky famullitar mban edhe famulli në Zadrimën tonë sepse nuk kishte me se me u mbajtë gjallë në të gjithë Pukën, e cila nuk i jepte tjetër famullitarit veçse fryte, bishtajore e djathë, edhe këto në sasi të vagël. I jepnim edhe 5 aspra kur pagëzohej kush, dhe 12 aspra kur mirrnin bekimin e martesave, por për të mos i dhanë këto 12 aspra, gjeta se shpesh herë ishin matue pa famullitar e pa dëshmitar. Prandej, në këtë vizitë, jam marrë vesh me popullin që në 15 vetë duhet t'i japën famulltarit gjysëm kail drith dhe kështu, ka per të pasë ma shumë përsona, edhe drith [do të ketë] ma shumë, e ku ma pak, ma pak; dhe [jam marrë vesh] që famullitari mos të kërkojë ma aspra në pagëzim as në martesë as në rrëfim, sepse pata frigë se mos asht simoni nga ana e atyne që jepnin, megjithse famullitari i merrte për jetesë dhe për zakon.
Popujt e Pukës janë shumë pak të përshpirtshëm në kultin e zotit; shumë pak gjenden që ta dijnë Besojmën, Atynën dhe Falemimërinë. Kur të kenë shkue tri herë ne vjet me pa meshë, nuk kujdesen ma me shkue, as nuk u pëlqen që meshtari të shkojë tek ata. Disa i mbajnë do festa, të tjeret jo; pak agjinojnë ndër krezhmi e netët e festeve [vëgjillet]. Këtë e kanë: kanë frigë shumë të madhe nga çkishërimi aq fort sa nuk besoj të ketë në botë një komb që ta ket frigë këtë censur sa shqiptari. U asht mbushë mendja në mënyrë të sigurtë se po ta çkishërojënë ndokend ose ndonjë popull Lumëlnia e tij [papa], fëmija dhe gjella do të qelbeshin dhe çdogja do të zinte krymba. E mbajnë edhe betimin. Nuik duen kurr t'i japin fëmijët e vet për me nxanë (shkollë) që me u bamë prifteno rregulltarë, par i mbajnë për dpunë e për ndihmë të shtëpisë së vet.
Shumë [punë] e mirë do të bahej në shërbim të zotit ndër këta popuj të Dukagtjinit, në se do të rritej. atje tek ju ndër shkolla një djalë i ri i atyre popujve, dhe unë do të veproja aq sa do ta gjeja, bile edhe fisnik, në se prej jush do ta kishe sigurinë e vendit.
çdo vjet kremtojnë festat e veta me dam të madh, sepse së paku 3 ditë e kanë zakon tu qesin me ngranë e me pi deri në grykësi të gjithë miqësisë së tyne që u shkojnë për festë, dhe mund të gjindet ndonjë konak nder ta, ku mund të shkojnë për festë më shumë se 200 vetë. Kanë një zakon shumë të keq; të rrinë shumë gjatë në tryezë, tue fillue nga dreka, që ia nisin para mesdite, dhe gjatë gjithë natës, deri nagim, hanë pijnë dhe çohen me shprazë prej trupit tretjen, ujin e vjellin dhe pastaj kthejnë në tryezë pa pikë turp, punë që të mos e kisha pa, nuk do ta kisha besue. Dhe këtë zakon asht pothuaj i pamundun me ua heqë. Shumë janë tepër të vobektë, dhe veprojnë kështu me gjana të lypuna.
Kabashët e Shën Palit nuk shkojnë pas kalendarit gregorian, mbasi duen ta festojnë 11 ditë mbas festën e Shën Palit të qershorit, pse thonë se në ligje të vjetër atëherë del buka e re (gruri). Por i kam shtërnguar që ta kremtojnë ditën në të cilë bie sipas kalendarit të thanun.
Kanë shumë zakone fisnike dhe kështu, sipas zakonit të të moçmëve ndër gostijet e veta, në rrugë e në punë, këndojnë me za të naltë trimnitë e burrave të tyne të medhenjë, dhe sideomos të pathyeshmit Zot Gjergj Kastriotit, të thanunit Skanderbeg dhe të përndritshmit Zot Lek Dukagjinit, princit dhe zotnisë së tyne. Kanë shumë kope dhe çojnë me to ma pleqt. Jetojnë me boronica e kurr nuk e bajnë buken sa me u mjaftue, por mish, djadh e fryte kanë me shumicë. Kanë mungesë krype. E megjithkëtë e hanë fort, e pandej shpejt i lanë syt; ka mungesë sepse duhet me shkue 3 e 4 ditë larg për ta marrë, e ngandonjëherë turqit nuk i lanë me e marrë, veçse me anë tonë fshehtas, sepse janë kryengritës kunder tyne. Shtëpitë e Pukës (rrethit) janë të mbulueme pothuaj të gjitha me kashtë thekne, dhe teprica me dërrasa pishe të thatë e me rrasa, dhe këto janë të krenëve e ma të fuqishmëve. Shtëpitë janë të vogla dhe gjysem nën dhe, vetëm pullazi është jashtë. Shumë (prej banorëve), hanë e bajnë zjarr, flejnë, mbajnë enët e gjanë e gjallë në të njëjtin vend. Të gjithë meshkujt, të mëdhaj e të vegjël, mbajnë vath, kush argjendi, kush argjendi të prarum, si të jetë gjendja dhe fuqija e tyre, dhe nga kjo njihen se janë të krishterë, dhe të ndryshem prej myslimanëve. Besojnë se turqit dhe gjithë besimi myslimanë shelbohen, dhe ne jemi nen turqit e nuk mundemi me u thanë haptaz dhe me ua heqë këtë nga mendja.
Këto popuj të Dukagjinit, krenët e vet të krishtenë i quajnë në gjuhen e vetë shqipe Qefali, dmth, krye dhe prijës. Këta qefalij mbajnë në mbërtheckën e grykës së këmishës, o këmishzës, një sumbull argjendi të praruem në madhësi të njej molle mesatare, dhe kush asht ma i fuqishem e ma i pasun, mban dy sumbulla edhe tri po asi lloji e po në atë vend. Këta qefalijë, për tu njoftë se janë qefalijë, kur dalin për të udhtue e për të shkue në ndonjë kuvend o per ndonji panair, e lidhin koken me një rubë mëndafshi të qendisun.
Këta gjind e këta popuj epirotë janë sa sthuhet mundqarë, dhe të dhanun mbas armësh dhe luftarak, me që durojnë lehtësisht të ftohtët, akullin, vapen, mungesat e jetesës dhe çdo mundim.
Gjithashtu gratë e tyne janë të shëndosha dhe shumë mundëqare, mihin nder vresht dhe bajnë çfarëdo pune. Grue Publike të pandershmee nuk ka në Shqipni, o Epir, dhe kjo ua heqë shqetsimin, për ndryshej shumë kishin për t'u dashunue me qenë se janë ndër vende shunë të shëndetshme dhe shumë të pasuna për t'u kullotë(?). Burra e gra, ma te shumtën, janë me shtat të mesëm, janë të nximë prej diellit, sepse nuk barin kësula, e lanë mjekrren sipas natyrës, por e rruejnë kryet ashtu si rruejnë mjekrren italianët. Dukagjinasit lanë në maje të kokës pak flokë që të rriten një pëllamë gjatë e ma teper, dhe disa thonë se i mibajnë sepse po të ndodhë që t'u shkurtohet kryet, të mund t'ja marrë (anmiku) tue' e kapë me dorë për ata flokë. Burrat e kanë për shnderim që të vdesirn prej vdekjes së natyrshrne dhe (e kanë), për nder ata që vriten, sidomos me ushitri të madhe. Nuk janë dinakë këta popuj të Dukagjinit, por të guximshëm. Asnjë komb n'Europë, që gjendet nen zotnimin e turkut nuk mund të flasë me zyrtaet turq me armë në brez e në dore ashtu si flasim me gëxim e ndejun Dukagjinasit dhe popujt e Shqipnisë malore. Gjirthashtu, asnjë komb n'Europë, që asht nën zgjedhën e turkut, nuk ka mujtë me çue krye kundër tij dhe me qëndrue 100 vjetë në kryengritje, në mbrojtje e në sulme të mëdha kundër gjindes barbare, sikurse vazhdojnë sot disa popuj të këtij kombi shqiptar, dhe mburren bile se mund të bahen 30 -mijë, t'armatosun, po të kishin një krye e prijës të pasun e besnik, për  me shkue me rrenue Stambollin dhe shtëpinë otomane.
Tash të kthejmë te relacioni ynë.
Çdo katund në Pukë, sikur e shënuem, nuk ka mbi 20 shtëpi, dhe kudo njeni katund prej tjetrit asht larg 8, 10 dhe 15 mil. Dhe secili prej këtyne katundeve asht prej një rrace (fisi) dhe rrjedh prej një trungu dhe kryeprindi, kështu që janë në gradën e 4-të dhe në të 5-tën të farefisnije. Dhe e kanë zakon që, edhe po të jenë në të 20-tën gradë, ata si edhe të gjithë në Shqitpni, mjaft që, të jenë të një mbiemni dhe të një mace, kurr nuk bashkohen me martesë, as nuk mbajnë në pagëzim njena gjini tjetrën, sepse e ruejnë famiIjen dhe farefisninë.
Ves flligshtie, sodomije dhe kamate të padrejtë nuk ka në Pukë; por nuk janë pa vrasje e pa grabitje. E quajnë të zotin atë që ia del me vjedhë.      
Ka disa që mbajnë dy gra, dhe e bajnë këtë, sepse e para asht shtërpe dhe për shërbim të shtëpisë.
Turqit, në Pukë e në Zadrimë, i kanë marrë gratë e veta të krishtena, disa i kanë grabitë, disa ua kanë dhanë fëmijë prindja e tyne, dhe disa kanë pëlqye vetë tue thanë se nuk e dinin se ishte kundër ligjës së krshtenë me marrëTurk;për burrë. Unë pra, për ulrdhën të Kongregacinit të Shenjtë, dhe për arësyet që dalin në shesh (sepse po të jipet leja me marrë të krishtena turqit, keta përherë vashat e krishtena do të mernin për gra, dhe pjella e tyne do ishte e pa fe, e kështu do të shkonte tue u hollue krishtenimi) ua kam mtohue sakramendet, kurse,ato i kërkojnë me lutje të madhe dhe thonë se, po ta kishin dijtë se asht mekat, kurr s'do ta kishin hamë, por tash, po të ndaheshin nga burrat e tyne turq, s'kanë askund ku të shkojnë,ashtu edhe vojvoda do t'i kapte e do t'i shiste.
Dhe burrat e tyne turq thonë se, po nuk deshëm me ua dhanë sakramendet, do ti bajnë me e mohue besimin katolik. Prandaj kjo asht për tu marrë parasysh që të mos jemi shkak për humbjen e kaq shpirtneve dhe për skandal shumë të madh për këta popuj. Dhe për këtë, po bie ndër kambë me pervujtninë ma të madhe, se bashku me këto të krishtena të shkreta, gra të turqve, dhe po lus Lumëninë e tij (Papën) që të denjohet të zgidhë e të lejoj që të munden me marrë sakramendet e shejta, me qense se kjo martesë deri tash asht bamë përdhuni e nga padija. E sodit e mbrapa, do tu themi botnisht dhe këtë mund ta bajmë, që të mbledhë menden cilado e krishtenë e të mos marrë turk për burrë, pse, po ta marrë, do mbesë pa hirin e Zotit, pa sakramende dhe pa bashkësinë kishtare. Qysh tash turqit, kur ndigjuen se nuk u jepen sakramendet, do ti kishin bamë turke (myslimane) këto gra të veta të krishtena, por unë i kam ndalue tue u thanë se do ti shkrunim të parit tonë dhe ai do të na urdhnojë çmasë me marrë. Kështu pra, në mos u çliroshin, sigurisht kanëpër ti bamë turke, e për këtë të vehet kujdesi, sepse këta e keto po presin përgjigje.
    Kishet e siperthanuna të Pukës të gjitha janë pa orendi dhe pa asnjë veshje për altar; nuk ka atje asnjë kishë që të ketë kelqe, pianetë, këmishë, frontal, mapa etj, dhe kështu të shkretit famullitar i duhet ti bartë me hebe në krah petkat e meshes, nepër të gjithë Pukën, me poshtnim të madh të vetin. Dhe këto petka i kam dhanë unë tue zhveshë altarët e Zadrimës, për të bamë një lëmushë nga lëmosha e vorfen.
    Prandaj asht i lutun Kongregacioni i Shejtë, ose ndonjë person tjetër i përshpirtshem, që të krye një veper kaq të madhe që me pajisë këta popuj të Pukës me dy pal petka, ose së paku me një palë, që të mbeten nAbacinë e Shën Palit të siperthanun, ose në Shen Kolë të Qerretit, po të siperthanun, sepse, tue veprue kështu, ata popuj, kanë për të mbetë të kënaqun dhe kanë per tu forcue shumë. Këta popuj, nga kujdesi i paket i tyne, i kanë lanë kishet e veta me u rrëzue.
    I kanë edhe disa bestytni këta popuj, dmth, që mos me pre ne prende asgja, as thojt e dores, mos me i uhajtë gja askujt natë, mos me la (petka) nulishtë, mos me bamë lëmoshë me djathë po natë ditë, me e mbajtë festë etj.Shikojnë ashtin e shpatullës së një edhi ose një skjapi, o të një dashi të tredhun, dhe natë parashohin mjerimin e tyne tardhshem, d.m.th, në se do të vdesë shpejt ndonjeni sish, dhe e parashohin në se do të jetë i konakut të vet o i fqinjit, në se do të të jetë fisnik o i pa-rod, i zoti i shpisë o i konakut; kështu edhe parashohin në ten ë se do të pësojnë plaçkitje nga turqit e në se do shkojë ushtri kundra tyne. Kur po ndodheshim në këtë vizitë të Pukës, në një katund të qujtun Dushnjesh që u shenua ma siper, i zot i shtëpisë na theri një për darkë dhe, kur erdh koha, u vumë me ngranë darkë, dhe në darkë e sipër, i zoti i shtëpisë mori shpatullën e edhit dhe ia hoqi mishin përrreth, që ishte ziem mirë, dhe ia nisi në sy tim ta shikojë dhe, tue percjellë, e rishikonte me shqetsim. Unë pastaj nuk mun u durova e i thashë çka po soditëte natë asht. Ai mu përgjegj tue renkue e tha se në krye të tri ditëve do tu sulte një ushtri. Për këtë iu pergjigja e i thashë se askurr nuk duhet të shikojnë ata eshtna dhe të mos u besonin aspak atyne. Por me të vertetë, ashtu ndodhi, mbasi në krye të tri ditëve një turk i quejtun Mehmet Çaushi aga i Lezhes, epirotas nga Zadrima, mblodh në një ditë 500 pushkatarë, gati të gjithë të krishtenë shqiptarë, dhe bani kinse po shikonte në një vend tjeter, dhe shkoi gjatë nartës në Tebrun, katuud i Iballes, dhe dogji shtëpitë, mori 5 skllavë, femna e mashkuj, dhe vrau 6 burra, 3 prej të cilëve ushtarë shumë të zotë.
E bani këtë sepse i gjeti të papregatitun iballasit, përndryshe 100 sish të pregatitun pa tjetër do t'ua kishin dallë atyne 500-ve. Tash pra, këte parashëkim për t'ardhmen prej artij burri e n'atë asht unë e kam prekë me dorë, dhe qe pa hile ashtu si u tregue.
Kohën e kësaj grindjes u gjeta në Dushnjesh të sipërthanun, 7 mil larg prej Iballes, o si me thanë, ma afër asaj Tebrunës së mjerë. Dhe, kur kaloi natën nëpar Dushnjesh çaushi i thanun bashkë me ushtri, ata të Dushnjeshit, i madh e i vogël, ikën prej frige dhe kështu në të zbardhun të ditës, u gjeta aty vetëm me gjakojt e mij, dhe kështu ardhja e këtij turku qe shkaku që unë nuk mund e kreva aty zyrën e vizitës, vetëm numërimin e shtëpive dhe të frymëve, si u tha ma sipër.
Ka bestytni të tjera që bajnë ata, por për tash, për të qenë i shkurtë, nuk mund të shënohen të gjitha, dhe ndër relacionet tjera. përherë do të shikojmë tue i shënue ashtu si të parqitën.
Tash, të gjithë popujt e Shqipnisë malore që kanë qenë kryengritës ndaj sulltanit qyshë se u vu nën zgjedhë Shqipnija dhe deri në këtë kohë të cilët popuj mund të jenë ma shumë se 30 mijë frymë, kanë bamë paqe me turqit e Shqipnisë së fushës, përveç popujve të Pultit, por edhe ata po bajnë marrëveshje që me e bamë, e besoj se do ta bajnë, përndryshe turqit kanë per të shkue me ushtri shumë të madhe për ti plaçkitun, me gjithëse ata [të Pultit] thonë se nuk e marrin në dorë sepse kanë vra sasi të madhe turqish, sa herë që kanë shkue kundra tyne, dhe tash pak vjetë vranë vetë sanxhakbeun që asht kryetari i ushtrisë.
Në vjeshtë, në dashtë Zoti shpresoj se do të vizitoj popujt e Iballes, dhe të dërgoj relacionin për atë (vizitë). Dhe pastaj kam për të vazhdue vizitën në Prult kur të jetë koha, sepse ende nuk kam mujtë me e bamë për disa pengesa, që na qesim turqit, tue i shtërngue edhe me këtë mjet që të bajnë paqe.
U kam dhanë leje etenve misionarë minorë observantë të reformës së Shën Françeskut që të ndertojnë në Pukë një uratore,  dhe këtshu e kanë ndërtue dhe bashkëjetojnë aty dy asi etnish. Spresoj se keta, për zellin e tyne dhe per mundimin që kanë me përhapë besimin besimin e shejtnueshem tonë me fjalen e Zotit, me vepra të mira e me shembull, kanë për të qenë bashkëvepruesit tanë për t'ua heqë atyne popujve bestytnitë, për t'i bamë të përshpirtshëm, të aftë për jetën tjetër dhe të bindun ndaj urdhënimeve. Ndërkaq, po lutemi që ata eten mos të mendojnë me bamë, pa këshillin dhe lejen e ordinarëve të vendeve, asnjë send që t'i përkas së së mirës shpirtnore dhe trupore të ketyne popujve.
Dhe qoftë për ma të madhen lumëni të Zotit, për ruejtjen e besimtarëve të krishtenë dhe për naltësimin e shejtes amë kishë.
Vjeti dhe muejti si sipri në krye.     .
Shenjtënisë suej.
Shumë i përvujti e shumë i binduni shërbtor dhe nxanës
Frangu ipeshkev i sipërthanun i Sapës.