Poezi nga Petrit Nika

Poezi nga Petrit Nika

Kthimi i Odiseut në Itakë

Agshol mjegullor. Anž misterioze,
çan ujërat e mefshta të detit Mesdhe,
kërcasin direkët dhe velat e mallit
mbështillen mbi krye tíudhëtarit Odise.

Zgjohen ngadalë syprinave gjallesat,
llampat e qiellit fiken në fshehtësi;
njëzet vjet heroi humbi në detëra,
tevona - gjet vragën e Itakës së tij.

Mbi tëmtha thinjat i zbardhin nípër ag,
(kreshnik itakas riosh la atdhenë);
Kaq vite firuan; me humbje a lavd,
kurrgjë djalërinë heroit síia kthen.

Anž misterioze mes ujërash hepohet,
ta presë në breg askush síka dalë,
asnjë flamur për heroin síçohet,
veç shiu këngëzon mbi direk me mall.

Síka as Penelopë. Çdo ndjenjë zbehu koha
Dhe pritja e femrës e pati një cak.
Síe dinte Odiseu çílegjenda të kota,
kthimi i tij do mbillte mbas pak.

Odiseu níItakë mbas vitesh tíshtegtimit,
síu kthye të mbretërojë; u kthye të vdesë,
këtë gjë fort mirë e dinte Penelopa,
ndaj mashtroi kush tha se kuturisi të presë.

Itakë e gjorë! Burrit të lavdishëm,
nën qiellin e vranët moskokëçarëse i rri,
mbi tëmthat e bardhë të luftëtarit pikët,
rrëshqasin me mal dhe prehen míanž.

13 korrik 2005

Dasma e Ifigjenisë

Gjithë ditën nílumë Ifigjenia
U çmall me shpirt llagar;
Ndërsa níujdhesë, zgavra me mija
E prisnin plot ushtarë.

Një re e bardhë shaluar kish
NíAulidë, kodrat përçark;
"Zefiri shpejt për ne do fryjë!"
- tha njëri nga detarët.

Dhe zbrazën kupat plot me verë,
për nder të hyut Poseidon,
dhe ditën shtynë të rëndë beter,
bashkë me prijsin Agamemnon.

Kur dita u bor larg ndër valë
Dhe mbrëmja e fshehu níterr limanin,
një kor hyjnish u shkreh në vaj,
vajtonin bijat e oqeanit.

Aherë, níMikenë vasha e shkretë
Përmallur hynte në pallat.
(Nípër ag, mbi kalë pas Odisesë,
nesër do shkonte nuse larg.)

Ende síe dinte kjo ferishte,
çífatkob hyjnesha i kish gatitur,
i mrrolur nxinte Odiseu
dhe pinte verë me miq të fisëm.

Orët kalonin. Hije tíErebit
Përgjonin Mikenën rreth e çark.
Mesnatë. Pr‚n lira dhe aedi
I fundit shkon të flejë në shtrat.


Rrugët flenë. Fle pallati,
Ifigjenia, krushk Odiseu,
përmes rruzullimit kalon Hipnosi
dhe shpall pushtet níqytet tíAtreut.

Fshehtas në gjumë, ati i mnershëm
I kumt ca fjalë vashës së gëzuar;
"O bijë, që era të bredhë ujdhesës,
hyjnitë për fli të kanë caktuar.

Nga dorí atrore, gjakun níaltar
Tíkërkon mëni e Artemidës,
ku presin fllugat radhë - radhë,
thellë në liman, pranë Aulidës."

Mëngjesi gdhiu me diga resh,
përmbi kodrinat gëlqerore.
Fugonte gjogu i Odisesë,
përmbrapa nusja si fjollí bore.