Petrit NIKA

Petrit NIKA

Petrit NIKA
U lind në Dardhë të rrethit të Pukës, më 9 qershor të vitit 1975. Ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës për Letërsi dhe Gjuhë shqipe në vitin 2000. Ka punuar mësues në vendlindje për dy vite, mandej në Fier ku jeton që prej gushtit të vitit 2002. Aktualisht jep lëndën e letërsisë dhe gjuhës shqipe në gjimnazin jopublik „Numani", ku punon që prej katër vitesh. Është bashkëpunëtor i njohur i medias kulturore dhe medias së përditshme, ku ka botuar periodikisht ese, polemika, kritika letrare, poezi e tregime. Në vitin 1996, kur ishte student i vitit të parë në Tiranë, fitoi konkursin poetik të gazetës „55" duke u përfshirë dhe në antologjine përkatëse që botoi gazeta; në vitin 2004 fitoi çmimin e tretë në një audiencë prej 79 autorësh të njohur të poezisë së sotme shqipe që u botua përgjatë një viti nga gazeta kulturologjike „Fjala".

Ka botuar librat:

•  Mëngjes në Alpe, (poezi), sh.b. Toena, 1997
•  Nostalgji apo ankth ekzistencial, (ese & publicistikë), sh.b. Ymeraj, 2007







•    Gjinkalla dhe milingona, (vjersha dhe fabula), sh.b. Ymeraj, 2005
•    Trembëdhjetë përralla pelegrine, (përralla për fmijë), sh.b. Ymeraj, 2006

Ka në proçes botimi librat:

•    Fuga Temporum (poezi)
•    Një ditë vere me shi (tregime)
•    Në gjurmim të tekstit (ese, reçensione, artikuj studimorë)