Rrëshiqi për të kaluar në Va

Rrëshiqi për të kaluar në Va

Rrëshiqi për të kaluar në Va
Një foto e rrallë e vitit 1907, paraqet dy malësorë që, të zhveshur lakuriq, po përpiqen të kalojnë lumin me një kacek të fryrë. Eshtë një foto e bërë nga albanologu i shquar Franc Nopça dhe mban diçiturën e shkruar prej vetë atij: "Duke përdorur një lëkurë të fryrë, malësorët kapërcejnë lumin Drin". Kështu katandisën gjyshërit tanë, pasi u shkatërruan të gjitha urat si rezultat i luftrave dhe qendresës nga pushtimet dhe hordhitë e huaja.




Kaceku që në gjuhen e dialektit të Pukës quhej rreshiq, i fryrë me ajër, ishte i bërë me lëkurë bagëtish që, duke u lidhur pas goksit ndihmonin për të qëndruar mbi ujë. Malësorët zhvisheshin lakuriq para futjes në ujë, për të mos lagur rrobat I lidhnin rreth kokes, të cilat përpiqeshin ti mbanin të thata për ti riveshur përtej lumit. Rrëshiqi ishte një nga mjetet primitive qe sherbente per te kaluar lumen e Drinit.  

Red.