Një visar i çmuar folklorik nga treva e Pukës

Një visar i çmuar folklorik nga treva e Pukës

Një visar i çmuar folklorik nga treva e Pukës
(Shënime rreth librit "Jeta në këngë" të Idriz Ahmetit)


Nga: Petrit Nika

Këto fjalë, të cilat i kisha lexuar dikur në një vend, më erdhën në mendje papritur ndërsa lexoja librin "Jeta në kengë" të studiuesit pukjan Idriz Ahmeti.

Ato dolën vetvetiu aq papritur, të zgjuara befasisht prej ku flinin në një skutë të largët të kujtesës, sepse duke lexuar perlat e folklorit popullor pukjan të mbledhura mjeshtërisht nga studiuesi Ahmeti, dhe duke qenë vetë tashmë i larguar përfundimisht nga kjo trevë, ndjeva një tronditje të fortë emocionale.

Puka, një trevë aq pak e studiuar dhe që mban në vetëvete një thesar etnokulturor thellësisht të pasur e të pastër, prezantohej denjësisht nëpër faqet e këtij libri.

Koha ecën, sistemet shoqërore ndërrohen, njerëzimi bën përpara drejt përsosmërisë dhe zhvillimit shkencor e teknik, por lidhjet me etnogjenezën e vet nuk i harron dot kurrë. Janë pikërisht këto lidhje të forta, të cilat e bëjnë njeriun ta ndjejë veten me identitet. Ndaj duke qenë dhe vetë me origjinë nga kjho trevë e kuptova lehtë mesazhin që vinte përmes atyre këngëve. Parasysh më dolën pyjet e dendura plot përrenj me ujëra dëbore, rrafshinat me diell e lule ku kullosin tufa bagëtish, bariu e baresha (dy të rinj të pashëm) të rrethuar nga një aureole mirësie mbinjerëzore, në një sfond prej nga vijnë tinguj fyejsh e çiftelish.

I pashë të gjitha, i ndjeva të gjitha deri në thellësi të shpirtit dhe në heshtje nga larg e falënderova fort autorin për punën e mirë që kishte bërë, pavarësisht se ai síka berë kurrësesi një punë shteruese, të cilën do të duhej shumë kohë dhe mjete të tjera për ta zbuluar atje në qerthujt enigmatikë të ekzistencës së vet.

Ky libër i përgatitur në harkun kohor 1979-2001, doli në qarkullim një vit më parë, në verën e vitit 2002, nga shtëpia botuese "Camaj-Pipa" në Shkodër.

Pothuajse 60 faqet e para të librit i janë rezervuar një studimi me kompetencë dhe me nivel të lartë besueshmërie që autori u bën gjinive dhe llojeve të ndryshme të krijimtarisë gojore të kësaj treve. Aty ai sjell të dhëna për epikën dhe lirikën, për baladën e për këngën majëkrahut, duke i konkretizuar me plot shembuj nga krijimtaria e popullit, madje bën edhe studime krahasuese mes folklorit të trevës në fjalë dhe atij të trevave që e rrethojnë, si; Mirdita, Kukësi, Tropoja etj., duke evidentuar veçoritë e përbashkëta, ndikimet dhe origjinalitetin specifik pukjan.

Ndërsa 60 faqe të tjera, të strukturuara në dy kapituj: "Këngë dashurie" dhe "Këngë dasmash", e fusin lexuesin nëpër një galeri stalagmitesh të kaltra e brilante ku pasqyrohen me gjallëri e kolorit "fusha, lëndina, kodra, mali, stani, torishta, lulet shumëngjyrëshe që të ftojnë tíi shikosh dhe shijosh, kroi i fshatit dhe sigurisht vajza e djali që i japin figurë e jetë këngës." (Idriz Ahmeti, Jeta në Këngë, Shkodër 2002, fq. 27). Krijimtaria popullore mbart psikologjinë e popullit, transmeton të dhëna për kohën historike kur është krijuar, qoftë në mënyrë direkte apo indirekte e plot fakte të tjera, të cilat e ndihmojnë studiuesin në portretizimin e banorit etnik të trevës nga kanë dalë.

Është i njohur tashmë qëndrimi që mban Kanuni i Lekë Dukagjinit ndaj çështjes së femrës dhe vendit të saj në shoqëri. Shumë intelektualë e kanë kritikuar duke përdorur ndonjëherë edhe epitete jo etike ndaj tij dhe sidomos ndaj banorëve të maleve tona, të cilët e kanë vënë në jetë me shekuj, por janë të paktë ata që kanë hulumtuar në mënyrë dashamirëse marrëdhëniet shkak-pasojë që çuan në krijimin e tij, të hulumtojnë nëse vërtetë tek këta njerëz mungojnë shenjat e emancipimit, apo vetë koha me ligjet e saj të rrepta i ka detyruar të ndërmarrin vendime si ato që përmenden në Kanun, nëse te këta banorë të vuajtur malesh vërtetë mungonte ndjenja e së bukurës, e estetikes, apo ata, të diktuar nga rrethanat historike, për të ruajtur sovrane dhe të paprekshme strukturën familjare dhe fisnore, morën vendime të tilla, të cilat duhet të mësohemi ta pranojmë se nuk kishin të bënin me karakteristika psikologjike të këtyre njerëzve.

Këngët erotike dhe të dasmës që ka mbledhur Idriz Ahmeti, flasin shumë në favor të idesë së këtij emancipimi shoqëror. Në qendër pothuaj të të gjitha këtyre këngëve është femra malsore e portretizuar poetikisht me figurat më të zakonshme të letërsisë gojore. Le tíi konkretizojmë këto që thamë duke cituar një këngë:

Nískaj tínji mali, nën nji krue,
Djali e çika janë bashkue,
Muhabet ia kanë fillue,
Hall dashtnie tuj dertue.
Djali çikës tíu ka drejtue:
"Mbeta i mjeri tuj mendue,
taní kjo verë qi ka kalue,
hiç nuk pate dert për mue."
Çika djalit poi a prÍt:
"Uní qet hall kam pasë dhe vetë,
merak pata sa me dekëÖ" etj.

(Nískaj tínji mali, nën nji krue)


Duke lexuar vargjet e këngës lexuesi nuk e ka të vështirë të vizatojë me mendje mjedisin ku janë bashkuar "djali e çika", nuk e ka të vështirë të depërtojë në botën e tyre për të zbuluar atë bukuri shpirtërore që i karakterizon këto dy qenie njerëzore të lindura për njëra-tjetrën, të cilave punët e dashnisë síu kanë ecur dhe aq mbarë. Tek një këngë tjetër, po aq e bukur e brilante, shprehet motivi i ndarjes së dy të rinjëve të dashuruar:

Po bjen dielli breg më breg,
"Kur po shkon nuse sivjet?"
"Tybe djalë síe di as vetë,
kam ndi nanën tuj ba dert,
tuj ba dert nana me djalë:
"Japim çikën sod dy javë."

(Po bjen dielli breg më breg.)

Më poshtë, në vargjet që pasojnë, vasha shpreh keqardhjen e saj për kohën e bukur të vajzërisë që lë prapa, duke përmendur gjithë ato punë që e presin në shtëpinë e burrit:

Por ma fort míu dhimt çiknia,
Ish kanë zor me u ba nusnia,
Me u lidhë qeni, me u fshi shpia,
Me u kall zjermi, me u mushe kusia,
Shkoi te burri e míkapí pleqnia,
E për teshash tíkapin fmija,
Sívonon shumë títhrrasin baxhia."

(Po aty.)

Pra, siç shihet, përmes motivit erotik autori anonim ka gjetur rastin të sjellë në krijimin e tij detaje sociale që dëshmojnë për një jetë të mundimshme që e prÍt heroinën, karakteristikë kjo, edhe e kohës kur është kënduar kënga, edhe e rrethanave social-historike të caktuara nëpër të cilat kanë kaluar këta banorë gjatë shekujve.

Pas ndarjes është djali, (bariu) i dashuruar, i cili në vetminë e pyjeve, i brengosur nga dashuria e pafat, këndon solo këngën:

E mirë boll, si more bjeshkën,
Mora malin qyqe vetëm,
Míke pasí rrejt se bashkë do tídesim,
Míke pasí rrejt do tídesim bashkë,
Do tíbajmë vorret ngat e ngat,
Ngat e ngat për nën lejthi,
Ku tímrizojnë dhen e dhi,
Ö
tuj na kndu bylbylat mbi.
(E mirë boll, si more bjeshkën)

Por dhimbja e dashurisë është e ndërsjellë për të dyja gjinitë dhe malli i vajzës nuk është më pak i madh:

Níhije tíahit, kush po kjan?
Kjan syzeza për jaran,
Po thaní dushk e po thaí bar,
Nuk po e len verën me dalëÖ

(Níhije tíahit, kush po kjan)

Vjershat folklorike që i cituam, si dhe plot të tjera që përmban ky libër i përmbledhur me kujdes, ku është ruajtur i pa prekur origjinaliteti, dëshmojnë për një pasuri të çmuar të visarit tonë kombëtar, i cili vlen për tíu shfletuar, për tíu studiuar dhe për tíu pasuruar akoma më tej nga studiuesit në të ardhmen.
Ky libër mua më ra në dorë vjet në mbarim të verës. Atëherë isha shumë i zënë me punë dhe sídi nëse i bëra apo jo një lexim të përciptë deri në fund këtij libri, pastaj pothuajse gati për një vit ai kaloi dorë më dorë mes miqve të mi, pa më rënë mua fare në dorë deri para pak kohësh kur e rifitova dhe iu futa një rileximi, tani me interes të madh, sepse më bëri për vete që në fillim.
Tashmë i larguar dhe shumë i dëshiruar për ta ndjerë forcën e këtij vitaliteti që transmetohet përmes këngës pukjane, vendosa tíi shkruaj këto radhë në shenjë mirënjohjeje për studiuesin Ahmeti dhe për të gjithë rapsodët e instrumentistët e dëgjuar të kësaj treve, të cilët kanë përfaqësuar kurdoherë denjësisht jo vetëm Pukën, por mbarë kulturën popullore kombëtare në festivale folklorike ndërkombëtare nëpër botë, ku janë nderuar edhe me çmime nderi si ai që iu dha rapsodit Tomë Nkolla (Medalje Ari) në Moskë (1957), apo siç ishte dhënia e çmimit Evropian të Artit Popullor që iu bë Ansamblit "Puka" në vitin 2001.

Gjithashtu le të urojmë që kjo traditë e bukur të njohë vazhdimësi e arritje për të mirën tonë dhe të brezave që vijnë.



Fjala, 29 shtator 2003