Traditë e Turizmit ne rrethet fqinjë

Traditë e Turizmit ne rrethet fqinjë

Traditë e Turizmit ne rrethet fqinjë
Instituti italian i çertifikimit vlerëson
Muze-Restorant "Tradita" në Shkodër

Nën kujdesin e Institutit Italian të Cilësisë, në mjediset e Muze-Restorant "Tradita" në qytetin e Shkodrës, është organizuar aktiviteti i promovimit të vlerave kombëtare të kësaj zone. Manushaqe Pisha, kordinatore e këtij Instituti për vendin tonë, tha për median se ky Institut me qender në Lozanë të Zvicrës e me zyrë teknike në Torino, zgjodhi pikërisht këtë lokal në Shkodër për ta promovuar edhe për turisët që duan të vizitojnë këtë qytet. Përpara se të organizohej një koncert me një repertor shqiptaro-italian, të pranishmit e shumtë kanë ndjekur nga afër një ekspozitë me kustumet popullore kombëtare të vendit tonë si dhe me intrumente muzikore të periudhës së kaluar.



Janë mbi 100 punime, të cilat janë të ekspozuara në katin e dytë të lokalit "Tradita", ndërkohë që edhe shumë të tjara gjenden në mjediset e tjera të tij, që janë mbledhur dhe koleksionuar me aq kujdes nga administratori I tij Gjon Dukgila. "Pavione të tilla siç janë të ekspozuara në mjesidet e këtij lokali do ti kishte zili çdo muzeum, pasi vlerat e tyre janë me të vertetë të ralla ", tha shkrimtari Fadil Kraja, që me shumë miq të tij po vizitonte këtë ekspozitë, e cila edhe pse u quajt e tillë
këtë ditë, ajo vijon të jetë e tillë gjatë të gjithë vitit duke thithur vizitorë të shumtë, sidomos të huaj. Ndërsa, pronari i lokalit Gjon Dukgila, një pasionant i flaktë i vlerave historike shtoi se në të vertetë ky është një vend, ku njerëzit vijnë për të frekuentuar barin dhe kuzhinën, që edhe ato janë tërësisht të tipit të vjetër muzeal dhe kombëtar, por jo pak herë, sidomos grupet e huaja vijnë në mënyrë të organizuar për të vizituar edhe pavionet e shumta, ku është ekspozuar tradita dhe historia e vendit tonë, madje duke mos nguruar të fotografohen dhe të filmohen me shumë dëshirë pranë këtyre objekteve.



Ka qenë kjo e veçantë që mbart në vetvete lokali "Tradita", që ka nxitur drejtuesit e Institutit Italian të çertifikimit për ta vlerësuar atë me çertifikatën e cilësisë së lartë. "Instituti italian i çertifikimit (I.i.c.q), është formuar në vitin 1996 dhe ka një numër klientësh mbi 8500, ai është operativ



që në dhjetor të vitit 2007 edhe në Ballkan me zyrë përfaqësimi në Tirane. Ai i ofron këto sherbime, duke akorduar çertifikata cilësie europiane edhe në sektoret e prodhimit, shërbimit si dhe personelit. Projekti i parë sipas kordinatores Pisha, ka qënë hulumtimi i vlerave tradicionale shqiptare, e në këtë mënyrë për herë të parë në Shqiperi është aplikuar edhe dhënia e titujve me 5 yje në restorantet shqiptare, si mënyra më e mirë për të njohur shpirtin dhe karakterin krijues të popullit tonë. Deri tani janë 12 të çertifikuar të tillë të shpërndarë në të gjitha zonat e vendit.


 

Një shërbim ekskluziv që ofron ky institut është çertifikatë e origjinës territoriale, kjo për të bërë të mundur që produktet shqiptare për karakteristikat e veçanta të zonës, tokës, pozicionit të diellit, dhe traditës së punës artizanale të vleresohen dhe njihen në botë si cilësi unikale e papërsëritshme autoktone. Për këto shërbime ky Institut i akordoi këtë çertifikatë edhe zotit Gjon Dukgilaj pronar i Muze-Restorant Tradita, si një individ që me pasionin dhe investimin e tij personal, ka krijuar një pasuri të mrekullueshme të etnografisë shqiptare.

Fotot nga: Kurt Farka