Ded Shala Qytetar Nderi i Komunës Qaf-MaIi

Ded Shala Qytetar Nderi i Komunës Qaf-MaIi

Ded Shala Qytetar Nderi i Komunës Qaf-MaIi









Me datën 12 tetor 2009 në shkollen 9-vjeçare të fshatit Kryezi u shvilla ceremonia e akordimit të titullit: "Qytetar Nderi" për birin e këtij fshati Ded Ndue Alia.



VENDIM
Nr 33, datë 28.09.2009
PER DHENIE TITULL NDERI
Keshilli i Komunës Qam-Mali në mbledhjen e tij te dates 28.09..2889 në zbatim te ligjit nr 8652 date 31-07-2000, "per Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore", neni 32, pika m, dhenie tituj nderi dhe stimuj. me kerkese te disa inteleldualeve të Komunes Qaf~MaIi, pas diskutimeve këshilltarëve, Keshilli
VENDOSI:
l. I jepet titulli "QYTETAR NDERI" i Komunës Qaf-MaIi

Z. DED NDUE ALIA, i njohur si DED SHALA
Me motivacion:
Për Koatributin e çmuar të dhënë në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe social të zones si dhe në promovimin e integrimin e vlerave me te mira historike, etnokulturore dhe fetare në komunitet.

2. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Komuna Qafë-Mali :
Ky vendim hyn  në faqi menjëhere.




                   Kryetari i  Komunës Artan Palushi    

    
   
                           Pjesmarres në aktivitet  




                                                   Pamje nga salla.


                   Flet deputeti Ndue Paluca


Z. Ded Ndue Alia, njohur me emrin Ded Shala
Datëlindja: 05. prill, 1918.
Data e vdekjes: 26 gusht 2003.
Vendlindja:    Kryezi.
Vendbanimi;    Kryezi.
Arsimi;    Arsimi Bazë.
Gjuha e huaj:    Italisht.


Ded Ndue Alia (Ded Shala) rrjedh nga një familje e madhe, e ardhur nga Pecnikajt, fisi Shaljan, bajraku i parë i Dukagjinit. Familja e madhe e Aliajve me 60 anëtar njihet në Kryezi e në të gjitha krahinën si familje me emër të mirë, mikpritëse e bujare, njerëz punëtor, trima dhe të zgjuar, të respektuar që me mund e me djersë kanë ndërtuar jetën.


Djali i Dedës Tonini duke marrë Titullin e akorduar babait


                 Flet studiuesi Gjovalin Alia.   


           Pergëzon familjen studiuesi xhemal Meçi




       Pershendet djali i Dedes Ndoci.

Deda, djali i vetëm i Ndue Dod Alisë që në fëmijëri u edukua me vlerat më të mira të të parëve të tij, u rrit në vuajtje e në vështirësi e më vonë u bë njeri i devotshëm, i dashur e i respektuar nga njerëzit e zonës Kryezi e veçanërisht nga punonjësit e sharrave të Pukës, që e donin aq shumë, e dëgjonin me respekt dhe ishin të gatshëm të sakrifikonin për të.
Në maj të vitit 1939 mobilizohet ushtar dhe ka luftuar për tre vjet me , radhë në Këlcyrë, Përmet, Korcë, Pogradec, Leskovik, Pejë e në vise të tjera të Kosovës.

Pas çlirimit të vendit, Deda bashkë me Qazim Bajramin janë mësuesit e parë të Kryeziut, të cilët bashkëpunuan me Mësuesin e Popullit Ndrec Ndue Gjoka.

Disa nga nxënësit e tij janë: Nikoll Mark Prendi, Nikoll Zef Doda, Ndue Dod Kovaçi, FrrokRrapi, Elez Beslimi, Sylë Abazi dhe Ndoc Ukshini të cilët e kujtojnë me shumë respekt mësuesin e tyre.

Në periudhën 1947-1975 ka punuar si drejtues në Sharrat e Pukës, përgjegjës sektori, shef transporti, ku është dalluar për kryerjen e detyrave me korrektësi dhe përkushtim duke arritur suksese.

Deda kishte një figurë të lartë morale, mjaft human, gjithmonë i dashur, komunikues, i qeshur dhe i humorit.

Manifestonte cilësitë më të mira të besës, burrërisë, bujarisë, mikpritjes, repektit ndaj shokëve e kolegëve, ndihmonte njerëzit në nevojë, femijët dhe pleqtë. Me aftësitë e tija komunikuese krijonte mjaft mundësi punësimi për komunitetin.
Ka dhënë kontribute të rëndësishme në zgjidhjen e konflikteve në fshat e në sektorin e punës.

Ka ndihmuar mbi 300 persona për të dalë në pension duke krijuar një popullaritet të padiskutueshëm në të gjithë rrethin e Pukës.

Deda ka patur një memorie të rrallë, tregonte me detaje data e ngjarje

historike të fshatit e të krahinës, dinte pothuajse të gjitha lidhjet familjare te zonës Fushë-Arrëz, Gjegjan, Iballë e Brigje etj.
Deda ka qenë një rapsod i njohur, i binte çiftelisë, këndonte bukur në dasma, në festa dhe tek puna në bjeshkë.
Deda ka qenë një nga personazhet e dashur të Dritëro Agollit. Në artikullin "Në kërkim të një ëndrre, të një dinamoje" e imagjinon Ded Shalën me atë trup vigan e plot hijeshi, me një vështrim të mprehtë e imponues që shikonte para vitrinave për të blerë një dinamo, një dinamo që do të ndriçojë errësirën atje në zemër të maleve, ku do të kumbojë zëri i radios.
Në familjen e madhe të Aliajve vinin njerëz të nderuar si Dritëro Agolli, Alfred Serreqi, Zef Shoshi, Gjin Mark Toma, "Skifteri i Munellës" Pal Nikolla e plot të tjerë.

Nga Brazili i largët në 1996 vjen Adolfo Fabbri, doktor i shkencave filozofike dhe teologjike, gazetar e publicist i njohur, ish i strehuar në këtë familje në vitet e luftës ku qëndron mbi një muaj në familjen e Dedës.
Largohet me përshtypjet më të mira për këtë familje, që i ka shpëtuar jetën.

Familja e madhe e Aliajve nuk i shpëtoi dot regjimit komunist, por pas viteve 90, Komuna Qafë-Mali ka vlerësuar me titullin "Krenaria e Komunës" Z.Mark Dod Alia.

Bashkëshortja e Dedës vinte nga një familje e njohur, e bija e Gjon Mëhillit nga Fleti i Pukës.
Deda ka lënë 3 djem e 4 vajza dhe 95 nipër e mbesa, për të cilët janë krijuar shanse të reja e vizione për të ardhmen.
Djali i madh Ndoci është i njohur si specialist veterinar e nënpunës i mirë në Gjendjen Civile.
Djali i dytë Mëhilli idekoruar me "Medaljen e Punës"
Djali i tretë Tonini biznesmen i firmës "ARDENO" i njohur në të gjithë vendin.
Shumë nga pasardhësit kanë studiuar dhe vazhdojnë e studiojnë në Angli, Itali e Amerikë, ku do të mbajnë e do të ngrenë lart e më lart figurën e gjyshit të tyre, Ded.

DEKORIME

Z.Ded Alia është dekoruar me "Medalje Trimërie" dhe ka dokumentin Veteran i Luftës Nacionalçlirimtare nr 134/228 lëshuar nga Ministria Mbrojtjes së Shqipërisë.
Është dekoruar 2 herë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me "Medaljen e Punës".
Në shtator 1996, Shejtëria e tij Papa Gjon Pali I II-të i dërgon familjes së Ndue Dod Alisë "Bekimin Apostolik", duke e uruar për paqe, harmoni, e mirëqënie.


Duke parë meritat dhe kontributin e çmuar që ka dhënë për komunitetin, kemi nderin që ti propozojmë Këshillit të Komunës Qafe-Mali që Z. Dedë Ndue Alia i njohur me emrin Ded Shala (pas vdekjes ) ta shpallë:
"QYTETAR NDERI"

Me motivacionin:

"Për kontributin e çmuar të dhënë në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe social të zonës si dhe në promovimin e integrimin e vlerave me të mira historike, arsimore, etnokulturore e fetare në komunitet.
Grupi që propozon këtë vlerësim: 

1). Hilë Lazer Kovaçi
2). Nikoll Pal Ndreca.
3). Mustaf ali Arifaj.
4). Frang Mark Prendi.
5). Marash Ndue Lushi.
6). Pashk Mark Nikolli.
7). Gjergj Ndue Gjoni.
8). Gjon Zekë Paloka.



         Toninin e përgëzon Profesoresha Nevila Nika





                            Toninin e përgëzon Dr. Moikom Zeqo

Falenderimi i familjareve

Në emër të familjes të Ded Shalës, ju falenderojmë nga zemra për nderin e madh që na bëtë për vlerësimin e figurës së njeriut tonë të dashur.

Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit e këtij takimi,në mënyrë të veçantë kryetarin e komunës Qafë-Mali Z. Artan Palushi, kryetarin e Këshillit të komunës Z. Petrit Lleshi, të gjithë këshilltarët, grupin e punës që e propozoi si dhe organizatorët e këtij aktiviteti.






Jam shumë  nderuar per pjesmarrjen dhe shpreh mirënjohje  dhe respekt të thëllë për të gjithë të ardhurit për këtë rast e në mënyrë të veçantë studiuesit, Zj.Nevila Nika, Z. Moikom Zeqo,   Bajram Xhafa, Njazi Kazazi, Muhamet Bela, Ylber Ramaj, Jaho Brahaj, , Xhemal Meçi, Muhamet Bela, , Bilbil Dervishi e Gjovalin Alia, Jaho Brahaj.

Ju premtojmë se do ta mbajmë lart emrin e mirë të Ded Shalës. Duke ju shprehur edhe një herë falenderimin për këtë nder, urojmë nga zemra që të takohemi për mirë, në aktivitete të tjera për të vlerësuar figura të tjera të shquara të komunitetit tonë.


Respekt e mirënjohje të gjithëve.