Ded Shala

Ded Shala

Ded Shala
Ded Ndue Alia (Ded Shala) rrjedh nga një familje e madhe, e ardhur nga Pecnikajt, fisi Shaljan, bajraku i parë i Dukagjinit. Familja e madhe e Aliajve me 60 anëtar njihet në Kryezi e në të gjitha krahinën si familje me emër të mirë, mikpritëse e bujare, njerëz punëtor, trima dhe të zgjuar, të respektuar që me mund e me djersë kanë ndërtuar jetën.


                          Ded Shala


                       Djali i Dedës Tonini duke marrë Titullin
                    "Qytetar Nderi" qe i eshte akorduar babait.

Deda, djali i vetëm i Ndue Dod Alisë që në fëmijëri u edukua me vlerat më të mira të të parëve të tij, u rrit në vuajtje e në vështirësi e më vonë u bë njeri i devotshëm, i dashur e i respektuar nga njerëzit e zonës Kryezi e veçanërisht nga punonjësit e sharrave të Pukës, që e donin aq shumë, e dëgjonin me respekt dhe ishin të gatshëm të sakrifikonin për të.

Në maj të vitit 1939 mobilizohet ushtar dhe ka luftuar për tre vjet me , radhë në Këlcyrë, Përmet, Korcë, Pogradec, Leskovik, Pejë e në vise të tjera të Kosovës.

Pas çlirimit të vendit, Deda bashkë me Qazim Bajramin janë mësuesit e parë të Kryeziut, të cilët bashkëpunuan me Mësuesin e Popullit Ndrec Ndue Gjoka.

Disa nga nxënësit e tij janë: Nikoll Mark Prendi, Nikoll Zef Doda, Ndue Dod Kovaçi, FrrokRrapi, Elez Beslimi, Sylë Abazi dhe Ndoc Ukshini të cilët e kujtojnë me shumë respekt mësuesin e tyre.

Në periudhën 1947-1975 ka punuar si drejtues në Sharrat e Pukës, përgjegjës sektori, shef transporti, ku është dalluar për kryerjen e detyrave me korrektësi dhe përkushtim duke arritur suksese.

Deda kishte një figurë të lartë morale, mjaft human, gjithmonë i dashur, komunikues, i qeshur dhe i humorit.

Manifestonte cilësitë më të mira të besës, burrërisë, bujarisë, mikpritjes, repektit ndaj shokëve e kolegëve, ndihmonte njerëzit në nevojë, femijët dhe pleqtë. Me aftësitë e tija komunikuese krijonte mjaft mundësi punësimi për komunitetin.

Ka dhënë kontribute të rëndësishme në zgjidhjen e konflikteve në fshat e në sektorin e punës.

Ka ndihmuar mbi 300 persona për të dalë në pension duke krijuar një popullaritet të padiskutueshëm në të gjithë rrethin e Pukës.

Deda ka patur një memorie të rrallë, tregonte me detaje data e ngjarje

historike të fshatit e të krahinës, dinte pothuajse të gjitha lidhjet familjare te zonës Fushë-Arrëz, Gjegjan, Iballë e Brigje etj.
Deda ka qenë një rapsod i njohur, i binte çiftelisë, këndonte bukur në dasma, në festa dhe tek puna në bjeshkë.
Deda ka qenë një nga personazhet e dashur të Dritëro Agollit. Në artikullin "Në kërkim të një ëndrre, të një dinamoje" e imagjinon Ded Shalën me atë trup vigan e plot hijeshi, me një vështrim të mprehtë e imponues që shikonte para vitrinave për të blerë një dinamo, një dinamo që do të ndriçojë errësirën atje në zemër të maleve, ku do të kumbojë zëri i radios.
Në familjen e madhe të Aliajve vinin njerëz të nderuar si Dritëro Agolli, Alfred Serreqi, Zef Shoshi, Gjin Mark Toma, "Skifteri i Munellës" Pal Nikolla e plot të tjerë.
Nga Brazili i largët në 1996 vjen Adolfo Fabbri, doktor i shkencave filozofike dhe teologjike, gazetar e publicist i njohur, ish i strehuar në këtë familje në vitet e luftës ku qëndron mbi një muaj në familjen e Dedës.

Largohet me përshtypjet më të mira për këtë familje, që i ka shpëtuar jetën.

Familja e madhe e Aliajve nuk i shpëtoi dot regjimit komunist, por pas viteve 90, Komuna Qafë-Mali ka vlerësuar me titullin "Krenaria e Komunës" Z.Mark Dod Alia.

Bashkëshortja e Dedës vinte nga një familje e njohur, e bija e Gjon Mëhillit nga Fleti i Pukës.

Deda ka lënë 3 djem e 4 vajza dhe 95 nipër e mbesa, për të cilët janë krijuar shanse të reja e vizione për të ardhmen.



Djali i madh Ndoci është i njohur si specialist veterinar e nënpunës i mirë në Gjendjen Civile.
Djali i dytë Mëhilli idekoruar me "Medaljen e Punës"

Djali i tretë Tonini biznesmen i firmës "ARDENO" i njohur në të gjithë vendin.

Shumë nga pasardhësit kanë studiuar dhe vazhdojnë e studiojnë në Angli, Itali e Amerikë, ku do të mbajnë e do të ngrenë lart e më lart figurën e gjyshit të tyre, Ded.

DEKORIME

Z. Ded Alia është dekoruar me "Medalje Trimërie" dhe ka dokumentin Veteran i Luftës Nacionalçlirimtare nr 134/228 lëshuar nga Ministria Mbrojtjes së Shqipërisë.

Është dekoruar 2 herë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me "Medaljen e Punës".

Në shtator 1996, Shejtëria e tij Papa Gjon Pali I II-të i dërgon familjes së Ndue Dod Alisë "Bekimin Apostolik", duke e uruar për paqe, harmoni, e mirëqenie.

Është shpallur "Qytetar Nderi" nga Komuna Qaf Mali.


Pjesmarrës në ceremonin e akordimit të titullit Qytetar Nderi Ded Shalës, Kryezi 12.10.2009.