Marianne Graf Kandidate për çmimin Nobel per Paqen

Marianne Graf Kandidate për çmimin Nobel per Paqen

Marianne Graf Kandidate për çmimin Nobel per Paqen
Historitë duket se puqen. Para më se një shekull në krahinat e Shqipërisë së Epërme shfaqen austriakët, humanistë të përmendur që lanë vulën e punës së tyre në fillesat e shkollave shqipe, kuvende e kisha për të sjellë qytetërimin e kohës në këto male. Dhe një shekull më pas, pikërisht kur bie regjimi komunist e Shqipëria kishte nevojë më shumë se kurrë për kontakte me këtë shtresë humanistësh, shfaqet kjo humaniste me zemër të madhe, Marianne Graf, e ardhur nga Graci i katër universitete të shquara europiane, e cila ka 18 vite që investohet më tërë fuqinë e saj si një ravgim mirësie në zemrat e malësorëve dhe të shqiptarëve në përgjithësi.



Ka bërë aq shumë për Shqipërinë dhe sidomos për rajonet e veriut, sa vlerësimin e dikurshëm për Edit Durham si "kralica e malësorëve", drejtuesit vendorë dhe ato të organizmave joqeveritare në mbarë krahinat e vendit, e kanë konvertuar në dhënien e vlerësimit "Qytetare Nderi" të disa bashkive e komunave si në Fier, Mamurras, Rubik, Pukë, Drenës, Kosovë, Rrap, Qaf-Mali. Mban medaljen më të lartë shtetërore me titullin "Medalja Nënë Tereza" në Shqipëri në vitin 1996; është nderuar me çmimet kombëtare austriake si "Jozef Krajner" në Austri 1999 dhe çmimi "Johani i Madh" si dhe "Gruaja e Vitit 2002", po ashtu dhe çmimin "Humanitar-2003", dorëzuar nga Gorbacov dhe Helmut Kohl. Ka një veprimtari të begatë me publikun dhe median në Austri dhe Shqipëri si në botimet periodike, konferenca kombëtare e ndërkombëtare për çështjet e arsimit, simpoziume, organizata dhe institucione shtetërore ose jo për kulturën.



Dhjetëra shkolla të tipeve të ndryshme, ambulanca, shtëpi fëmijësh mbajnë vulën e kujdesit të saj dhe të shoqatës që drejton "Albania-Austri Partnershaft. Dhe krahas kësaj ajo qëmton dhe gjurmon në doket dhe zakonet e shqiptarëve për t'iu dedikuar shpirtërisht vendit tonë. Tërë gjurmimeve të saj, në vitin 2003 ajo i kushton një libër me fotografi dhe ilustrime me titullin "Shqipëria në veri të Shkumbinit", si dhe plot emisione e libra të tjerë promocioni për Vendin e Shqipeve. Duhet shënuar se gruaja austriake me shpirt altruist të jashtëzakonshëm, është kandidate për çmimin Nobel për Paqen.



                     Marianna Graf në takim Me Jozefina Topalli.




Duhet shënuar se gruaja austriake me shpirt të jashtëzakonshëm, është kandidate për çmimin Nobel për Paqen.

Nga: Gjergj Marku