Një foto e rrallë nga Iballja.

Një foto e rrallë nga Iballja.

Një foto e rrallë nga Iballja.
Shpesh herë ajo që mund të tregohet dhe shpaloset me dhjetra faqe shkrim, shikohet dhe të ngjall emocione vetëm njjë fotografi e fetme. Rastësia e solli që për faqen e internetit www.puka.shqiperia.com mu afruan ta publikoi kete foto nga Iballja të realizuara nga një nëpunës i Mbretërisë Shqiptare, që sherbeu në Iballe në vitet 1937-39, pra edhe fotografia eshte e ketyre viteve.



Janë fotografuar një grup burrash iballas me veshjet tradicionale kombëtare, në mës të grupit janë dy burra të veshur "allafranga", që i përkasin nëpunësve të Komunës Iballë. Në krahun e majtë të fotos është një ushtarak që e dimë që i përkiste armës së gjandarmërisë, se reparte ushtarake nuk kishte në Iballe në atë kohë.

                           
Portret burri                      Grup Burrash (fragnent)
 (fragment)         

Veshja dhe qendrimi i burrave na shpalos larminë e kostumeve që përdornin në shekuj iballasit, me tirq me gajtana. Qeleshet e bardha karakteristik për Shqiperinë e Veriut disa janë të qarkuar me shamite, që për zonën në fjalë kishin ngjyrë të kuqe të mbylltë. Kjo foto si dokument origjinal flet shumë për etno-kulturën e Pukës dhe është relike e pazevendësueshme e trashëgimisë tonë kulturore.