Dokument mbi Ismal Kryeziun

Dokument mbi Ismal Kryeziun

Shkodër, 19 gusht 1881
Vendim i Gjykatës Ushtarake të Shkodrës për dënimin me internim të Ismail agës dhe Haxhi Musait për veprimtarinë e tyre më të mirë të Lidhjes Shqiptare
Në bazë të shkresës që Shkëlqesi a e tij, Dervish pasha, i ka dërguar qendrës së vilajetit dhe komandës së Shkodrës më 13 shaban 98-27 qershor 97, [9 korrik 1881], Gjykata e Jashtëzakonshme e Shko-drës zhvilloi procesin gjyqësor kundër Ismailit, birit të Saliut, nga fshati Kabash i Kazasë së Pukës, vilajetit të Shkodrës, ish-kajmekam i kësaj kazaje, dhe kundër Musait, birit të Ethemit, nga Puka, imam i xhamisë së Pukës.
-Nga procesverbali i gjyqit rezulton se Haxhi Omeri, nga Prizreni, në kohën kur po arrestoheshin personat që kishin marrë pjesë dhe kishin përkrahur kryengritjen që ndodhi në anët e Prizrenit, kur doli urdhri për kapjen e tij dhe kur pa se godina e kryengritjes që kishte themeluar dhe kishte përgatitur ai u shemb dhe u shkatërrua, u arratis si tradhtar e frikacak. Pikërisht në këtë kohë Ismail agai, nën pretekstin e rindërtimit të Urës së Vezirit, dhe gjoja për të lehtësuar kalimin e nëpunësve të shtetit, pa pasur ndonjë urdhër të posaçëm dhe pa ndonjë autorizim, u nis nga qendra e kazasë së [Pukës] dhe shkoi tek ura e lartpërmendur që ndodhet në një largësi prej 18 orësh. Nën maskën e kryerjes së detyrës dhe të shërbimit të vet ai organizoi një veprim antishtetëror, lehtësoi arratisjen [e Haxhi Omerit], me ndërmjetësinë e djalit të hoxhës së Pukës, Ethemit, që ishte dhe kapteri i policisë, ai guxoi të kalojë fshehurazi Haxhi Omer efendiun.
Duhet theksuar në mënyrë të veçantë se Haxhi Omeri nga Malësia e Gjakovës ka shkuar dhe ka rënë në shtëpinë e Mahmud efe ndiut, që ishte imam i fshatit Bytyç dhe dhëndër i Ismail agait. Në atë kohë ndodhej atje edhe i biri i hoxhës--së Pukës, Ethem, i cili e ndihmoi atë të arratisej. Kur ndodhej në Shkodër, gjatë arratisjes së tij, Haxhi Omeri bujti dhe u strehua për gjashtë netë me radhë në shtëpinë e Jusuf efendi Golemit nga Shkodra, i cili tani është atje kryetar i bashkisë. Pas kësaj ai kaloi në Ulqin. Po kështu, në kohën e kryengritjes që shpërtheu për çështjen e Ulqinit, kur Jusuf efendi Golemi u dërgua në Prizren nga Komiteti antishtetj:!ror2 që qe for-muar në Shkodër, për të nxitur dhe për të inkurajuar atje veprimet antiqeveritare, ai qëndroi në shtëpinë e Haxhi Omerit.
Kur një person u arratis, sepse u mor vesh çështja e tij e kaluar dhe e rëndësishme, si dhe për shkak të veprimeve antiligjore që kishte kryer, ai u strehua po nga i sipërpërmenduri Isamil agai dhe Hoxhë Musai.
Në këtë mënyrë, duke qenë nëpunës i Perandorisë Osmane, i ngarkuar me detyrën themelore dhe të shenjtë të ruajtjes së qetësisë dhe të mirëqënies së vendit, [Ismail Agail ka guxuar të nxisë veprimet kryengritëse dhe antishtetërore të cilat, mos e dhëntë zoti, që  veçanërisht në një situatë të tillë, të bëheshin shkak që të shtohe-shin edhe më tepër telashet e Perandorisë Osmane.
Për këtë arsye, Ismail aga dhe Hoxhë Musai u gjykuan sipas nenit të katërt të ligjit mbi gjendjen e jashtëzakonshme [ushtarake]; në bazë fi:\ nenit 57 të kapitullit të dytë të Kodit Penal Perandorak u vendos që ata të largohen e të internohen jashtë vendit të tyre.
-Po ju paraqitet ky vendim i ynë, që u hartua për këtë çështje [ ... ].
7 gusht 97 [19 gusht 1881].
 

 
Kryetari i Gjykatës së jashtëzakonshme Ushtarake
Koloneli
(Vula): Hysejn Islam
Anëtar:
Kapiteni Sulejman Sirri
Bb.A.I. Irade Defterleri.


Bb.A.I. Irade Defterleri  

Anëtar:
Majori
(Vula): Mahmud Zyhdi
Anëtar:
Togeri
(Vula): Hurshid


 

Anëtar:
Koll agasë3 (Vula): Mehmet Emini
Anëtar:
Togeri [ ... ]4
 

 
1) Haxhi Omer erendiu, kryetar i Komiteti drejtues të Lidhjes Shqiptare.
2) Komiteti i Lidhjes për Shkodrën.
3) Koll agasë - një lloj grad e ushtarake e barabartë me adjutantin e majorit.
4) Pikat zëvëndësojnë vulën që në fotokopjen që disponojmë nuk ka dalë fare.