Qamil Furriku

Qamil Furriku

Qamil Furriku
U lind në fshatin Kabash të Pukës në vitin 1958, në një familje të njohur e me tradita atdhetare e pariotike. Shkollen fillore e atë 8¬vjeçare i mbaroi në vendlindje dhe më pas vazhdoi shkollën e mesme mjeksore, dega farmaci në qytetin e Shkodrës, ku ra në kontakt me kulturen e lashtë të kryeqendres së Veriut, duke u aktivizuar dhe me lëvizjen artistike të shkollave të mesme. Në vitin 1980 kryen studimet e larta në USHT dhe diplomohet në degën mjeksi e përgjithshme.

Punon mjek në qytetin e Pukës dhe për disa vite ka punuar në zonat më të thella të Iballës, dhe më vonë drejtor i spitalit në Bushat (Pukw). Kryen specializimin pasuniversitar për tre vjet në Tiranë, në degën e pediatrisë. Nga viti 1991 e deri më sot, punon mjek pediatër në spitalin e qytetit të Pukës.

Punon me pasion e ndërgjegje për rritjen e nivelit shkencor e të shërbimit pediatrik, duke patur bashkëpunim të ngushtë me Kryqin e Kuq Shqiptar dhe me Sant'Egidion. Ka marrë pjesë në disa simpoziume e kurse profesionale pasuniversitare. Ka botuar disa shkrime të karakterit profesinal dhe krijimtari artistike në organet qendrore dhe të gazetave lokale.

Është bashkëpuntor i Puka Tv, në drejtimin e emisionit "Mjeku në studio". Duke vlerësuar aktivitetin e tij krijues në vitin 2001, është pranuar anëtar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Pukës.

Për herë të parë paraqitet para lexuesit me një libër me poezi të titulluar "Më mungon ... ", ku me dashuri e figuracion, me ndjenjë e origjinalitet, trajton tema të vendlindjes, dukuri bashkëkohore, duke u përpjekur të hyjë thellë në shpirtin e trazuar njerëzor.