Vëllimi poetik Më Mungon

Vëllimi poetik Më Mungon

Vëllimi poetik Më Mungon
Dy fjalë për librin "Më mungon ... " i poetit Qamil Furriku.

"Më mungon është libri i parë me poezi që vjen përpara lexuesit nga mjeku - poet Qamil Furriku. Duke lexuar poezitë e këtij libri, shohim se ky mjek - poet hyn me guxim dhe me hap të sigurtë në rradhët e poetëve pukjanë e më gjerë.

Poezia e tij është e vrullshme dhe e matur, e the¬llë dhe e freskët, me një dimension shumë të gjerë. Poezia e kthen autorin në ditët e fëmijërisë së pafajshme, plot shpresë e jetë, në prehrin e ngrohtë të nënës, në ditët e rinisë për të cilat ka mall, në lën¬dinat me bar e me lule, flet me lulet duke pritur stinën e shpresës së madhe, pranverën, e cila vjen sado i ashpër të jetë dimri.  Poezia e tij është lirike. Ajo ka brenda mallin, ikjen e dallëndyshes që nuk u kthye, kujtimin e një shoku, kolegu, një miku.

 
 
Autori ka përdorur mjaft mirë antitezën. Nga njëra anë shpreh nderimin, respektin e dashurinë për njeriun e punës e të sakri¬ficës, për të moshuarin, për atë që lë gjurmë në jetë. Por përballë tij vë intelektualin mendjemadh, intere¬saxhiun, servilin e lajkatarin. Nga njëra anë autori na sjell mrekullitë e botës, por nga ana tjetër vë ma¬llin dhe dashurinë për atdhe e për vendlindje, e cila është një vullkan në zemrën e kurbetliut. Poeti nuk i njeh mirë rregullat e poezisë, por nisur nga tematika e gjerë dhe e larmishme dhe ndjeshmëria e tyre, kur poezia lind nga shpirti, nuk ka nevojë për rregulla. Vargjet rrjedhin lirshëm si uji i një burimi rrëzë njëshkëmbi dhe vërshojnë me butësi e ëmbëlsi në rrugën e gjatë e të mundimshme të jetës. Në poezitë e tij është përdorur rima, vargu metrik e vargu i lirë. Titulli i librit "Më mungon ... " është shumë i gjetur. V dekja është e dhimbshme, të mungojnë njerëzit më të dashur, por jeta vazhdon në breza. Sakrifica është e nënës në ripërtëritjen e jetës, në rritjen e brezave. Poezitë e këtij libri përcjellin optimizmin për jetën.



Nga: Angjelina Meta (Paloka) Mësuese letërsie Shkolla "Migjeni ", Pukë.