Leter e Shtjefen Gjeçovit derguar Gjergj Fishtës

Leter e Shtjefen Gjeçovit derguar Gjergj Fishtës

Gomsiqe 19. IX. 913.
    I dashtun P. Gjergj (Fishta)!
    Letren tande e kam marrç níLezhë. E ty a tíra nídore tejshkrimi qe ta dergova nga "Vorri Skanderbegut".
    Do të kesh pritë prej mejet lajmet e tímledhunit tíLezhës, po veç u da puna për faqe të zezë, símu dha me tíshkrue prap. Merzi e madhe kahë më binin nder mendë qellimet e ndyeta tídisave, qi mbahen dashësit e kombit, por per "intra in gandium domin ton" e qi paravenë dashëvetjen e mandej tíkombit.
    Me 7 tíVjeshtës së parë u mblodhëm në qytet tíKruetanit të Madhnueshëm. Kahë e soditshe at shumsi shqyptarësh níhie tírrapit (çinarit, më pertrihej nder mend e Mbledhmja e Princave tíShqyptaries níkohë tíKastriotit, tuj u lidhë me besë, për me ruejt atmen kundra turrit tíarmiqvet, e kujtova, do tína thekun nízemer Hiet e Kastriotit e do tíu bashkoshim edhe na, do tílidhshim besën e dashtënisë e do tíu betojshim me jetue vllaznishtë e pa perbuzë kend e pa ja vum kamben kuej. Të mjerët na se síjena regjë e atmen e komin i majmë típshtetuna e tímblueme nízemer tíonë, rrethi i atmes asht vehtja e jonë!
    Ulu dhe! Krisi zani TíEmzot Doçit  e tremijë e ma shqyptarë ulun, për me veshtrue, se çíkumt do të qitëte gojet. E. Doçi i knaqun tuj u gjetë mes gjithë atyne njerzve me sy tíngulun kah Doçi, qi rrinte níkambë me nji madhn, fillojë me fjalë tíkandshme me folë permi ndodhinat e jetës síPreng Bibdodës... Símbramit me nji flakë e zjarmi zuni me hjedhë e gadi-gadi me fluturue u tha: "Folni tash a e ban Preng Pasha, a jo! - Thoni tígjithë, pergjegjni títan, e dona". Populli me zemer, típerziem - Po e dona. Ngjatja-Zo jetën atij, e z. síAte! E i bani dy-tri herësh me i porositë ato fjalë. U briti atbotë E. Doçi - Dahi ju, 12 Bajrakët, folni e më bini tígjegjun a do tíi ndigjoni Preng Pashës, e sa e doni Preng Pashën për Regë típunve. U çuen 12 bajrakët e u ndanë mívedi. Tuj pamë këtë marrie, ju hulla Preng Pashës e i thashë: "Zotni, thuej të çohet edhe Zadrima e Malcija e të bajnë kuvend, mandej tívinë edhe ata me pru gjegjen si 12 Bajrakët. Jo, briten disa..., síkan nevojë kta míu da, se atë tígjegjun qi tíbinë 12 Bajrakët kanë me u nejt edhe Zadrima e Malsia.
    - Jeni tuj gabue, u dhashë, edhe síbana za.
    Erdhen Krenët e 12 Bajrakve e ishte e ditun se çítígjegjun do tíi epshin.
    U perzie puna. E. Doçi e Dom Nikaj e derdhne gojtarinë (elekuencën) e tyne, si mos kurrë, e sa me perdhunë dojshin me la dheun mbarë, e títhuhej se e dona Preng Pashën për Regë tíShqypnisë. E. Doçi britte: Thoni títanë se nuk njofim tjetër kend për regë tí Shqypnisë posë Preng Pashën!... Kuvendi Gjeto Çoku e Ded Çoku. "Zotni i madhnueshëm ju vetë e dini, se na malsorin e gjenë në bjeshkë, se ska as dhetë vetë ktu, njimijë vetë i kam níbjeshkë, Z. Jote ndreqi 12 Bajrakët, tímos tívriten e tímos vjedhin e tína lajnë borxhet, qi na kanë, e na si napim karar, sa si kemi njerzit ktu, e mas dy-tri javesh tash mbrrinë malsorët, e atbotë po tía biem tígjegjunit tíonë. Preng Pasha e njofti arsyen e Çokve, e na tha neve taljanisht, "malsorët tash na napin tígjegjun. E. Doçi i nejt gadi Preng Pashës e me nji të turrun (porse heshtazi): "Zotni, veni mend se níu thaç arsye, po na ngatrrohet fija e punës, qi títhoshin se e njofin Preng Pashën për regjë tíShqypnisë". Gjeto Coku atbotë i pergjigj, se fjalën e kputne símund ta nap pa mrritë Malcia prej bjeshket. Marka Gjo Marku, qi rrinte në kambë me mancerre, si një ushtar, permas fjalës së Gjeto Çokut briti tímadhe e i tha Preng Pashës: "A sje tuj e marrë vesht or zotni, se kto nuk tíduen"? Unë si qellova afer, ju solla Marka Gjonit e i thashë: "Kapidan síjanë gja ato fjalë"! Nuk mípergjegji. Ju vunë Gjetës, Emzot Doçi e Nikaj, qi thotë, se e njofin Preng Pashen për reqë, kur ju pergjegji Ded Coku e u thotë, qi pa ardhë malsorët símun e jap fjalën, tíi ndreqi Preng Pasha 12 Bajrakët, se puna eme asht e ndrequn. Duhet me ditë, se me fjalë tíÇokajve ishte edhe Zadrima. Muer rishtaz Marka Gjoni e tha: "Nídaçi, se kufinin tem síma lot gja, míDri e kam kufinin". Kto fjalë të zeza tíMarka Gjonit ma dynden vnerin, e ju hulla unë edhe i thashë nder sy tígjithve: "Or Kapidan na síjena mbledhë ktu me nda kufit e Shqypnisë, por kena ardhë me pertri besën e vllazninë me Mal e Fushë. Tíishim kenë tízot per me i dalë zot kufive tíShqyptarisë, nuk kishim pritë me na ardhë níShkoder ato pesë burra, nuk kishim bajtë me na u perhedhun ato pesë bajrakët e huej níkalan e Shkodres, por kishim ngulë Flamurin e Shqypnisë. Puna e jonë síasht tash me da kufit, se níkjoftë me perlim me i da kufit, kanë me ditë ato pesë burra, qi janë níShkoder, se ne sína pvesin për këtë punë". Marka Gjoni u idhnue, se i rash ndesh, mítha: "Zotni mos ma luej gishtin"! - Unë i pergjigja, - po ta luej gishtin edhe ma pertej, e mos rri tuj luejt me dhet e me vogjlinë tíshkretë, mos perbuz kend! Edhe u kput fjala.
    Tashi erdhen Bajrakët e Pukës, kta i pergjigjen Pashës, qi shka tí thotë z Jote e çdo urdhen e presim për dorë të Ipeshkvit tonë, tícillit ja kemi dhan besën me ndej urt, dhe mos me ba punë të liga. E. Doçi, si níperbuzun e suell shpinen, e Preng Pasha u pergjegj, edhe me çdo punë qi tíkem, bashkë me Ipeshkvin e ndreqi e ju shikoni nevojat. E. Doçi u a priti. "Kallzoni ju a po doni me njoft Preng Pashën për regjë të Shqypnisë!. Krenët i pergjegjën: "Na njofim Ipeshkvin e Preng Pashën nípast fjalë me ne, tína çojnë permjet dore tíIpeshkvit. Síu pelqej ky tígjegjun.
    Kçira, i thanë Krenët e Pukës, na ka dalë doret. Dona, qi Kçira tírrie me 7 Bajrakët e Pukës, sikurse asht kenë gjithë herë". Prenga u tha: "Po Kçira me ju Bajrakët do tíshkojë". Krenët i thanë: "Na Kçiren e dona, e nuk e dona, se asht e 7 Bajrakëve, se na ka marrë nderën Ipeshkvit tonë". Don Ndoc Nikaj si gjeluc kcej e duel ka ishin mledhë Kçirasit, kthej edhe tha, se kçirasit i bijen perpara Ipeshkvit, edhe per shka fola i shtrohen pengjet. E. Koleci tha: "Mbasi a pervum Kçira, të vinë ktu e tílypin tífalun"! Advokati Nikaj u kervesh mas shpinet tíEmzot Kolecit tuj dashtë me thanë, se teper ishte tuj lyp. - Atbotë u ndez fjala; Puka sídonte me ditë për kurrnji urdhen tíPashës, po síu çote permjet tíIpeshkvit. U trazue E. Daçi, Nikaj e Preng Pasha u lshue nífjalë tuj u thanë Krenve tíPukës: "Kputni qafen tek e mbramja, se masi sípo doni ju mue, as un síju due, mjaftë kam 12 Bajrakët e mi. Foli, etj. etj.
    Kur atje ketu marrin e japin duel níkam Begu i Lezhës, e permasi i tha Zadrimis me nji típerbuzun, se sídue me ndej me ty, po po njitem me 12 Bajrakët. Ju hulla unë Mano Begut e i thaçë: "Zotnija jote je i biri i Mehmet Begut"!. Aj. Po Zotni. - Ju jeni tídalun prej Larjet. Ai  - Po zotni. Unë - Kah duel sod ky bajrak i Lezhës? Ai. - Ka kenë gjithëherë. Unë - Sa vend perfshin ky bajrak? Ai - Rraboshtën, Murqinë, Rrazen e malit me Pdhanë e Zejmen. Unë, - Në çígjygje jeni kanë gjygjue? Ai. - Me sherjat, se nuk na ka pas lanë Turkija me shkue me Kanun. Unë. - Mje tashi kena pasë ditë, se janë kater Bajrakët e Malsisë síLezhës e jo pesë. E ku shkote ky Bajrak me ba dava? Ai. - MíSaraj tíLezhës. Unë. - Zadrima ku ka pasë ba davatë e veta? Ai. - NíSaraj tíLezhës. Unë. Ė Pra, pse do me u da sod prej Zadrimet, masi tímirat e tíkqiat i keni pasë mbarë síbashkut. Mano Begu-Mano Beg i thashë, ti pse dahesh sod prej Zadrimet, a puna jote, porse vyen me folë me nder e me njerzi, se mos me perbuz Zadrimen, se shka ka pasë takue Zadrimës me hjekë edhe Lezhën e ka pasë moter. Etj.
    Çohet Hysni Curri, nipi i Bajram Currit e briti: "Típerpushet kush tídonë me u perpushë, krejt Shqypnija e don edhe e njef Preng Pashën per Princ Shqypnijet. E mue më bijshin nder mend fjalët e Bajram Currit, i cilli tuj kalue nepër Gomsiqe e perpjetë kah Puka e kishin pasë pvetë, a asht pa me Preng Pashën? Ky u kishte pergjigj: "Me Preng Pashën jam pa, pat shkue bimbash e ka kthye níShqypni yzbash". etj.

    Me 13. IX. 913, kaloi ktu pari nji suhari shqyptar prej atyne qi janë veshë níShkoder me emnin Sadik Jetishi prej katuneve tíPejës, i cilli kishte pasë kenë kahë Puka per me shtegtue do letra Bajram Currit e Riza Beg Gjakovës (R. Kryeziut), tícillët gjinden níKrasniqe e níBytyç. Kje ktu te unë e mítha, se e kishe dergu Admirali -merret vesht i Hinglizit - per me pa si shkojnë punët tíona, níkto anë, edhe mítha, se kishte pasë urdhnin e Admiralit me lypë nji dorë prej mejet, se ka kalue neper Gomsiqe. Unë i thashë a e ke ket urdhen me shkrim prej Admiralit? Ai mípergjegji, se nuk e kishte me shkrim, por me gojë.
    Fal me shendet Admiralit, i thashë, edhe i thuej, se më tha Frati i Gomsiqes, qi sít njof se kush je, e po deshte, qi tíu nap dorë suharive qi kalojn ksajt pari, due qi tíma bini doren me típesë Admiralat, atbotë kam me ditë se a puna me themel.
    U lodha P. Gjergj, sa prej të nxetit e nuk mujta me shikue stolinë e shkrimit, as tírreshtimit e sa mos títhuesh se síta çova nji lajm dosido prej Mbledhjes síLezhës u vuna e ta shkarravita ket letër.
        Shndet nga zemra
        i yti
        ASK Gjeçov.