Mendime rreth manualit: "Zhvillimi i arsimit parauniversitar e prognoza e tij..." të Dr. Pashk Lekaj.

Mendime rreth manualit: "Zhvillimi i arsimit parauniversitar e prognoza e tij..." të Dr. Pashk Lekaj.

Mendime rreth manualit: "Zhvillimi i arsimit parauniversitar e prognoza e tij..." të Dr. Pashk Lekaj.
Nga Prof. Dr. Rexhep Çuko.

Pashk Lekaj, sot pedagog në UBT, për 25 vjet me radhë, nga viti 1973 deri në vitin 1998, ka punuar në organet drejtuese të arsimit të rrethit të Pukës, në qytet e fshat. Z. Pashk Lekaj duke punuar në drejtimin e Qendrës Ekonomike të arsimit, Sektorin e Statistikës e Informacionit të Drejtorisë Arsimore, tregoi aftësi e zotësi drejtuese e profesionale. Me studimin e tij u arrit që Puka të përfshihen ndër katër rrethet e para të Shqipërisë në planin e Bankës Botërore, në përmirësimin rrënjësor të infrastrukturës shkollore në ndërtime të reja, rikonstruksione tërësore, pajisje të reja të shkollave."Zhvillimi i arsimit parauniversitar e prognoza e tij, gjendja e infrastrukturësshkollore dhe nevojat e saj, në rrethin e Pukës, në vitet 1989-2005".

Për statistikat ai ka shfrytëzuar arshiva e drejtorisë arsimore e rrethit, si dhe të dhënat e zyrës së statistikës së Këshillit të rrethit, zyrës së Gjendjes Civile të rrethit, zyrës së statistikës së Drejtorisë Shëndetësore të rrethit (për fëmijët 1-5 vjeç), të drejtorisë së Statistikës të Ministrisë Arsimit etj. Duhet thënë që në fillim se ai përfshin të dhëna 10 vjeçare në bazë kopshti shkolle, komune e bashkie dhe në shkallë rrethi. Studimi i këtij lloji jo vetëm është i pari në rreth, por dhe në shkallë kombëtare në fushën e arsimit për këtë periudhë. Studimi është ndarë: Në kreun e parë, përgjithësime, jepet metodika e ndjekur në realizimin e studimit dhe konkluzione e tij. Në kreun e dytë, zhvillimi i arsimit parauniversitar në vitet 1989-1998, jepen tërheqja e fëmijëve në kopshtet me e pa ushqim , në total e në përqindje, për çdo fshat e në bazë rrethi.



Në kreun e tretë, prognoza e zhvillimit të arsimit parauniversitar të rrethit në vitet 1998-2005, jepen modelet matematike e informatike të përdorura, në prognozën e zhvillimit të arsimit, si dhe janë llogaritur konkretisht numri i nxënësve, duke përdorur si metodat analitike e grafike. Në kreun e katërt, infrastruktura shkollore, gjendja dhe nevojat e saj deri në vitin 2005, duke u bazuar në prognozën e arsimit parauniversitar, jepen të dhëna për çdo shkollë në bazë komune, bashki e rrethi si dhe nevojat për rinkonstruksione, ndërtime e pajisje shkollore, me llogaritjet përkatëse Studimi është Manuali i parë statistikor me të dhëna, për vitet 1989-1997, në bazë kopshti, për çdo klasë të shkollave 8-vjeçare e të mesme, si dhe në bazë bashkie, komune e rrethi,. Ai shërben dhe si metodikë për studime statistikore e informatizimin e tyre në fushën e arsimit.

Ky studim ka vlera dokumentare, metodike dhe arkivore. Këtu janë fiksuar të dhëna për çdo shkollë që duhen të ruhen e pasurohen për çdo vit nga zyrat arsimore e drejtuesit e shkollave. Rritjes së kompetencave të pushtetit vendor, si dhe perspektiva e vendit tonë në tërësi dhe e rrethit në veçanti, studimi i ndihmon drejtpërdrejt për zgjidhjen e problemeve të arsimit në bazë rrethi, bashkie e komune.

Të dhënat, statistikat, grafikët dhe modelet matematike e informatike janë përshtatur në mënyrë origjinale në këtë studim. Modelet japin mundësi qëduke vazhduar me vitin shkollor 1998-1999 e më tej thellohen e saktësohen të dhënat edhe para vitit 1989. Modelet mund të përdoren lehtësisht nga studiues të ndryshëm, pa pasur përgatitje të veçantë në fushën e matematikës dhe informatikës. Në mënyrë të veçantë përdorimi I modeleve pasqyrohet në parashikimin e prognozës.

Kjo pjesë ka probleme të mëdha, llogaritje të vështira dhe paraqitje grafike të shumta. Prognoza është parashikuar në mënyrë analitike dhe grafike, duke treguar modelet informatike të përdorura në Ms. Excel. Përdorimi i metodave të matematikës statistikore dhe i metodave informatike në Ms. Excel, krijon mundësi për të gjykuar më saktë e parashikuar më mirë prognozën e zhvillimit të arsimit. Studimi duhet vazhduar e punuar për vitet e tjera. Pasi modelet janë të gatshme. Kjo do tI shërbejnë rrethit të Pukës, zyrës arsimore, bashkive, komunave, shkollave të rrethit e më gjerë, si dhe gjithë studiuesve të arsimit në tërësi. Studimi i kalon kufijtë e një rrethit. Ai u shërben si metodikë që nga prefektura, nënprefektura, zyrave të arsimit dhe deri tek pushteti vendor. Me mundësitë e krijuara tani, që kompjuteri është bërë një mjet i zakonshëm studimi të pasurohet për çdo vit shkollor, kur shkollat e mesme janë pajisur tërësisht me kompjuter të rinj, interneti shikohet në çdo skaj të Shqipërisë, janë të gjitha mundësitë që të informatizohen të gjitha të dhënat e arsimit të rrethit duke e ndjerë si detyrë çdo shkollë. Krahas informatizimit që ka bërë Ministria e Arsimit për nxënësit që kanë mbaruar shkollat e mesme, zyrat e arsimit duhet të formojë bazën e vet të të dhënave që do të duken shpejt vlerat e saj. Ky Manual, do ti shërbejë, zyrave të Arsimit, prefekturave, të rrethit, bashkive, komunave, drejtorive të shkollave e studiuesve të arsimit, jo vetëm si statistika të asaj periudhe, por dhe si metodike e si modele statistike e informatike në Ms. Excel, për të vazhduar më tej plotësimin e thellimin e tyre.


Marrë nga Gaz. Mësuesi, 7 tetor 2009.