Shenime për MERTURIN e GURIT

Shenime për MERTURIN e GURIT

Shenime për MERTURIN e GURIT
Apripa e Gurit bahet kund dy orë lerg prej Merturit per nji rrugë të ngushtë e krejt bri. Kur ka borë shifen kryq e terthuer gjurmë gjithfarë bishësh s'egra. Per nan rrugë asht Thepi i Pirrës (Pyrrhus? Burri ?). Per¬mbi rrugë nji mal i naltë, shkamb i gjallë.

Tuj kalue per ketë rrugë të tanë ashtë na shkojnë sytë e sho¬tim nji paftë të shkrueme me këto fjalë: "Rruga e Merturit'. Shej perparimi e qytetnimi më nji mal të shkretë! Avitna, e kqyrim me habi, e na merr gazi I E kishin vjerrë paften më nji gem lisi Iidh me tel, me krye teposhtë e me kambë perpjetë! Na pershko¬hen neper krye Minister... Drejtor... sypermarrës... Kryetar etj ... Thona me veti: shum spekulacjoni, shum fitimi do të jet ba më nji gja kaq të vogel, e fundi i fundit me kambë perpjetë se me kambë perpjetë...

Katundi:i Merturit, kund 60 shpi, mbahet fis me Mertur të Pertedrines, shtrihet më nji shpat mali e kishtarisht shkon me Fa¬mulli të Berishës. Dahet në pesë lagje: Papdedaj, Doçaj, Buçvataj, Martetaj e Bibaj.

Thonë se migjë (axhë) e nip paskan pasë ardhë motis prej deti: migja ngulë në Berishë e nipi në Mertur. Prej këtej hapë e dalë në Rajë, Bjakë, Bëtoshë, Markaj, Mulaj, Kotec, Tetaj, Shen¬gjergj, Palç, Salcë, Brizë e Apripë të Gurit. Të gjitha këto katunde njehen të njajtit fis e nuk martohen nder veti. As me Berishë nuk janë martue deri vonë. Kallxojnë se Markiq Doda i Doçaj të Be¬rishës ka pasë marrë nji bi në Bibaj të Merturit. Per ketë gabim, ra shplaka e Zotit, hi gjaku i keq e qitë fare krejt.
Edhe Merturi mendon se i pari i tyne ka ardhë prej së jash¬tmi, e se asht njaj fisi me Apripë.

Qe si i kallzojnë brezat e fisit: Zef Pjetra, Pjeter Gjoni, Gjon Hasani, Hasa Pera, Perë Palushi, Palush Buça, Buç Pepa, Pep Deda, Ded Prendi, Prend Ndreu, Ndre Pogu, Pog Murra, Murr Dedi.

Nji farë Vat Buçe, Merturas, ka pasë ba heret barotin vetë e mbushë pushken me ta. Ketë barot e. merrke në Shpellë të Shqef¬nit e e goditke vetë në shpi. Topin e bake dardhe, e Iidhke me rrathë hekuri, glylen plumbi e luftoke kundra mësyesavet.

Merturi i Gurit, si të gjitha katundet e Pukës, asht i vorfen; jetojnë me pak tokë e ma fort me gja të gjallë.

Këtu asht nji Kishë, kushtue Zojës, gadi tuj ra mbrendë. Kur u duhet me dalë Drinin per të marrë e të dhanë, e kalojnë ujtë me nji farë vegle, quejtë argshtë.

Argshti asht nji trinë bukur e madhe me kater rrshiqa lidhë nen te. Kush don me kalue Drinin shtrihet në bark mbi atë trinë, e aj qi e qet bjen nd' ujë e me kambë ban mnot e me duer shtye argshtin (trinen me rrshekë). Kësodore kalojnë Drinin edhe dimnit per akull e per borë.

Kahë janë në breg t' ujit perherë, e xanë mirë mnotin e më¬rrijnë me ulë trupa ne per Dri deri në Shkoder, tuj hjekë gurin e gjakut e tuj rrezigue jeten per me fitue nji kashatë buk, sa me rrnue gjallë.

TOPONOMASTIKË

Lera e Mesh Bicit - Thepi i Bjeshkës - Kodra e Lisit ¬Pylla e Merturit - Mëlloshtra: ku then Drini qafen, ndrejtë me Dajcë perte Drin. Zhgjiret e Rrasavet - Rrasa e Delsinit: këtu ka bletë. Rrasa e Pllasit: ketu merren rrasa me mlue shpijat. Rrasa e Mollës - Rrasa e Melit - Rrasa e Lopvet - Rrasa e Martetës - Rrasa e Fushes s' Eper - Rrasa mbi shpijat e Grallit, ku per¬piqet lumi me Dri. Prroj i Vendit të keq: këtu asht kufini me Berishë.

Kallxojnë se në Rrasa të Merturit asht Shpella e Lekë Duka¬gjinit, ku ka korita uji, e nen 'nji rracë guri. Janë dy shpella rresht Njana mbas tjetre. Mjedis shpellës siper kan çerdhet pllumbat. Mbi Shpellët gjindet Shpella e Shqefnit. Tue marrë prej Grallit, në rrasë të Mollës asht Shpella e Gjo Pepës e afer Shpella e Sythit. Në breg të Drinit, nen Rrasë të Lopvet, Shpella e Tortës. Këto shpella thonë se janë kaq të giata, sa s' u mërrihet në skaj per tri dit. Katundi tu Kisha - Mbikishë - Prroj i Martetës - Mollis

. - Binajë - Maja e Frashnit - Maja e Les - Livadhi i Ded Markut - Suka e Vat Buçës - Shteku i Lejet, ku Asht bira e So¬kolavet. Qetat e Pjepnishtës, ka janë Shpellat Vargze. - Mëçadrat: nën gjindet Shpella e Dodajt - Rrasa e Pepës - Bjeshka e Mer¬turit - Guri i Shkukës - Livadhi i madh - Stanet - Vorri i Bobit - Maja e Gropcit - Boka e Verdhë - Stramet e Merturit: kufini me Thaç. Ura e Qyqeshit - Fushët - Kodra e Trovnit, ¬Guri Korba - Kroje - Gurra ~ Mlliqit - Kroni i Vatkokës, Pronii Lamit të Pep Dedës - Kroni i Fratit - Kroni i Mbikishës - Kroni i Lukës - Kroni i Ded Memës - Gurra e Shlleut, ¬Mrizi i Ndocit (krue) -Kroni i Livadhit të Madh - Mrizi i BaI- zavet (krue) - Kroni i Hilndout - Kroni i fushs së Firtës, ¬Kroni Nenlivadh të Madh.

Mlloshter ase Zgjire: Rrxoja ma e madhja e lumevet të' Shqip¬nis, ku then Drini qafen. Gjindet ndermjet dy shkambijevet të nalta andej e këndej, thik teposhtë kund 500 m. e ma, si thonë venda¬sit. Këtu Drini rrxohet teposhtë terthuras shkamb në shkamb, kund 8 m. nait, e kësodore tri herë. Hovi i rrymës së padame tash sa shekuj ka vojtë e hanger e zgavrrue gurin e gjallë. Me e kqyrë ujtë kahë rrxohet, të sht je mneren. Rrxoja (cascata) e Merturit asht ma e para e Drinit e ma e zorshmja. Këto njoftime i morme prej vendasvet, pse, tuj kenë n' ato dit borë e akull, nuk kje punë me ra deri poshtë per me vertetue me sy tanë atë rrxojë të permendun. Banorët e këtyne anavet janë trima, të pabamshkollë, por të fjeshtë, zemermirë e gaztorë. Kur bashkohen në kuvënd, ase nder shpija në mbramje me këndue, me i ra lahutës e me luejt, të kënaqet ze¬mra kahë i ndi tuj shpotitë shoqishojnë vëllaznisht e pa i ra kuej n'erz.

 
Sipas shenimeve të At Gjon Karmës, viti 1934.