Zoje Iamail Djaloshi (1885-1944)

Zoje Iamail Djaloshi (1885-1944)

Zoje Iamail Djaloshi (1885-1944)
Kjo nënë guximtare jetonte në Qerret, fshat i përmendur për kontributin që dha në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Kur shokët ilegalë ose partizanë vi¬nin në shtëpinë e saj, Zoja gëzohej, i priste si bijtë e vet dhe i ruante nga rrëziqet. Me këta trima ishte edhe djali i Zojës, Nezir Ismaili, që luftoi bashkë me shokët për çlirimin e Shqiperisë.

Me 4 nëntor 1944 bashibozukët të ndihmuar nga gjermanët, u sulën si bisha kundër Qerretit për ta ndeshkuar popullin li¬ridashës të këtij fshati. Armiqtë, me egërsinë më të madhe filluan të dje¬gin shtëpi, të plaçkisin e të vrasin njerëz të pafajshëm.

Kur e pyetën për të birin, nënë Zoja u dha përgjigjen e duhur: "Ai asht me partizanët. Shkoni e gjejeni vetë atje, ku asht vendi i burruve dhe mos u matni me plakat". Tradhtarët u tërbuan nga ky qëndrim. Donin t’I digjnin shtëpinë, por qendresa e Zojës nuk i la. Si luftë¬tare sypatrembur, rrëmbeu një kmesë dhe me të në dorë u lëshua drejt agresorëve. Ajo vendosi të vdiste me nder e të mos turpërohej para dja¬lit dhe shokëve të tjerë të luftës.



Banditët, që u sollën si egërsira, të trembur nga ky qëndrim heroik; me një breshëri automatiku e vranë Zojën në obonin e shtëpisë. Kështu dha jetën nëna e një prej partizanëve të parë të Pukës; duke u përjetësuar në kujjtimin e pukjaniive dhe në vargjet popullore:


Në ato ditë të nëntorit,
Në mes të luftës dhe terrorit,
U hap fjala gojë më gojë:
Ka dhanë jetën nana Zojë.
Zoië Ismaili kish dalë n'derë,
Shikon bishat me poterë,
-"Mori plakë, ti këtu ç'ka ban,
 Djali yt asht partizan! 
-"M'u hiq nga dera' e shpisë!
Un nuk kam vetëm një djalë,…