Sadik Rama (1911-1945)

Sadik Rama (1911-1945)

Sadik Rama (1911-1945)
Sadik Rama lindi në vitin 1911 në fshatin Arst, në një familje të varfër patriote. l ati i Ramë Selmani, urrente regjimin e Zo¬gut. Disa herë ka luftuar kundër xhandarëve dhe mercenarëve, që do¬nin të grabitnin popullin. Traditat e mira të familjes i çoi më tej Sadi¬ku, i cili në rini u muar me bujqësi dhe me blegtori.


    Shtëpia ku lindi Sadik Rama

Pushtimi fashist e gjeti ushtar në Shkodër, ku, bashkë me shokët, ai kundërshtoi me armë agresionin e Italisë imperialiste. Luftën Nacionalçli¬rimtare e mbështeti dhe e ndihmoi me të gjitlla mënyrat, gjersa në nën¬tor të vitit 1944 hyri në radhët e Brigadës XXVlI S. Si ushtar i mbroj¬tjes së popullit, bashkë me forcat tona të ndjekje, zhvilloi luftime të ashpra në Zadrimë, Lezhë, në Urën e Milotit, në Mat, Burrel, Qafë¬ Shtamë dhe në Peshkopi.




Vdiq nga plagët e marra në përpjekje të armatosura në Peshkopi, më 22 shkurt të vitit 1945, duke mbetur i paharru¬ar në zemrat e pukjanëve dhe në kengët popullore:


…DjaI ma trim nuk e ban nana.
Ndal; Sadik; ti ma ngadal!
Jo; nuk ndalet për të gjallë.
Sadik Rama; bir i luftësI,
le e rritë në zjarr të luftes
Pak minuta për pa vdek
Shpejt Sadiku na paska pvetë:
Ku janë shokët; a kanë fishekë?
Ka çue dorën n’pistoletë:
"Merrni, shokë, k'ta tre fishekë,
Se tre armiq gjallë na kanë mbetë"
Veç fuqitë ju shterrën djalit.
Shpejt e çuen në derë të spitalit;
FilI nga shokët ka kthye fytyrën:
S'kam ba tjetër veç detyrën;
Të rrojë e lirë gjithmonë Shqipnia,
Sadikë Rama ka me mijëra!"