Parathënie për librin Puka në Dokumente Historike.

Parathënie për librin Puka në Dokumente Historike.

Parathënie për librin  Puka në Dokumente Historike.
Të nderuar lexues.

Në arkiva ndodhen materiale, ndoshta të panČjohura për ju. Aty gjendet historia e gjallë e trevave shqiptare, luftërat e pandërprera kunër pushtuesve shekullor, gjendet jeta e banorëve vu aČjtës të regjimeve e pushtimeve, gjenden doke, zaČkone e tradita, figura të mëdha të kombit shqiptar në shekuj, shumë prej tyre janë trajtuar në libra e punime shkencore, por ka edhe të panjohura. Këto dokumente më mirë se asnjëherë janë vënë në disČpozicion të studiuesve me qëllim që të mos mbeten në depot e arkivave.

Pikërisht për këto që theksuam menduam të hapim një rubrikë të re më titull: - "Të njihemi me dokumente origjinal" - të cilin po e fillojmë më librin e parë, në ndihmë të studiuesve - Puka në doku mente historike. Në këtë libër trajtohen sipas origjiČnalit reloacionet e Frang Bardhit gjatë vizitave të tij në Pukë, në vitet 1637 dhe 1638. Për të vazhduar më tej me fiset e Rrethit të Pukës, ku përfshihet edhe një pjesë e Mirditës, por që administrativisht është me Pukën. Në mbështe~e të njohjës më mirë të fiseve, po botojmë dhe një artikull të D. Gasper GurakuČqit, marrë origjinjal nga revista: "Hylli i Dritës", ku trajtohet fisi i Bobit dhe i Thaçit në tërësi. E kemi quajtur "Dosjer", disa të dhëna nxjerrë nga arkivi i shtetit në vitet 1920-1944, që përfshihen në fondin nr.378 ku gjenden dosje vetëm për Pukën. Në libër gjenden edhe të ashtuquajtur kulakë të Rrethit të Pukës, titulluar nga regjimi komunist.

Në një pjesë të librit janë trajtuar refleksione të shtypit në vitet e para dhe pas çlirimit të vendit nga okupatorët nazi-fashistë. E kemi titulluar: Si shkruhej në vitet e para të çlirimit për Pukën. Po kështu menduam të botojmë edhe shkrime të viteve nëntëdhjetë e këtej, ku problemet ndryshojnë por në thelb mbeten të njëjta.

Mendojmë se libri i parë i këtij lloji dhe i atyre që do të botohen më tej me studime të autorëve venČdas e të huaj për Pukën do të lexohen me interes nga studiues e lexues amator.


Me respekt Alfons Uka, Gjon Gjoni