LIBRI: Udhërrëfyes të Dijes.

LIBRI: Udhërrëfyes të Dijes.

LIBRI: Udhërrëfyes të Dijes.
Nga: Viron Kona, Shkrimtar

Respekti për figurën e nderuar të mësuesit bëri që t'j përgjigjem menjëherë ftesës së autorit dhe publicistit të njohur Gjon Gjoni për t'u shprehur për librin e tij: "Udhërrëfyesit e dijes - portrete arsimtarësh."

Duke lexuar librin përjetova emocione, nderim e respekt për punën, sakrificat dhe devocionin e mësuesve pukjanë dhe të rretheve të tjerë që kanë punuar në Pukë, të cilët iu përkushtuan tërësisht me mendje e me zemër detyrës së shenjtë të mësuesit. Nga njëra faqe në tjetrën, libri vjen e bëhet i plotë, tërheqës dhe interesant, njohës dhe informues, me larmi ngjyrash dhe dritë vezulluese që ndriçon portrete mësuesish me cilësi dhe vlera të jashtëzakonshme, njerëz të thjeshtë dhe me botë të madhe.

Askush nuk lind i ditur, por bëhet i tillë në jetë, duke filluar nga vatra prindërore e familjare e më pas në bangat e shkollës, ku armata e mësuesve punon papushim, skalit pakë nga pakë dhe pa u ndjerë mendjet e vocërrakëve dhe të rinjve, përsosë çdo ditë ngrehinën monumentale, intelektuale dhe shpirtërore të kombit. Këtë detyrë mësuesit e bëjnë pa u lodhur, pa zhurmë, me seriozitet, durim, përkushtim e fisnikëri.

Të gjithë mësuesit që shfaqen në faqet e librit të duken të afërt, sikur diku i ke takuar, i ke njohur dhe ke bashkëbiseduar me ta, ke ndjerë ngrohtësinë, mirësinë dhe humanizmin e tyre. Njohja me ta të bënë të ndihesh mirë, të zgjonë ide dhe kujtime të bukura, mbresa dhe emocione, respekt për jetën dhe njerëzit. Vlerat e mësuesve janë të mëdha dhe çdo njëri prej nesh e ndjen se ka marrë diçka prej tyre, diçka që është fiksuar fort në formimin tonë, në personalitetin, në shprehitë dhe zakonet tona, diçka që fillon me mënyrën se si përshëndetemi me njëri-tjetrin, sesi respektojmë ndjenjat dhe nderojmë vlerat, të mirën dhe të bukurën, të drejtën dhe të vërtetën, sesi mësojmë të duam, sesi ëndërrojmë, i japim krahë imagjinat~s dhe fantazisë dhe zhytemi në botën e mrekullueshme dhe të mistershme të dijes, të shkencës, artit, kulturës ...

Janë mësuesit ata që kapin dhe zbulojnë prirjet dhe talentet e nxënësve dhe kujdesen vazhdimisht që ato të rriten dhe të zhvillohen më tej në drejtimin e duhur. Duke lexuar librin, të duket se dëgjon zërat e tyre tek rrëfejnë se megjithë vështirësitë që kanë hasur në punën e tyre, ata kanë bërë ç'është e mundur që ta kryejnë më së miri detyrën. Dëshmi, janë gjurmët e pashlyera të arritjeve dhe punës së tyre, janë brezat e aftë të nxënësve që kanë përgatitur. Ata kanë ditur të punojnë me zell e dashuri me nxënësit, kanë ditur të futen natyrshëm në botën e brendëshme të vocërrakëve dhe adoleshentëve, kanë ditur t'j mbajnë ata përdore dhe të ecin bashkërisht në udhën e vështirë të dijes, duke i ndihmuar të kuptojnë të fshehtat e shkencës dhe të jetës, duke zgjuar tek ata energjitë e brendshme dhe duke i drejtuar në fushat e begata të paqes, qytetarisë, mirësisë, dashurisë dhe humanizmit.

Libri "Udhërrëfyesit e dijes - portrete arsimtarësh" është i ndarë në disa pjesë:

Në pjesën e parë: "Kur hapeshin dyert e para të shkollës" njihemi nga afër me ata mësues që guxuan dhe hodhën të parët farën e dijes në rrethin e Pukës, qysh në tetorin e vitit 1903 kur u hap shkolla e parë në fshatin Iballë. Me devocion, dëshirë e përkushtim, ata larguan perden e errësirës e të padijes duke çelur dyert dhe dritaret e dritës dhe të diturisë. Autori nis udhën në këtë libër së bashku me mësuesin e parë Kolë Zezaj, i cili zë një vend nderi në historikun e arsimit të Pukës. Të emocionon tregimi i Marjetës, bashkëshortes së mësuesit: "Është vështirë të mendohet udhëtimi për në [ballë me mua që porsa isha martuar. Isha mësuar që në fëmini me jetën e qytetit. Rrugën nga Shkodra e bëmë në këmbë. Kur dolëm në fushën e Iballës, na mirëpritën burra, gra e fëmijë." Thjeshtësisht, del ideja e madhe se mësuesit, kjo armatë e patrajtuar dhe e pavlerësuar sa duhet nga strukturat shtetërore, kanë qënë kurdoherë të vlerësuar dhe të respektuar gjer në madhështi nga komuniteti, nga populli i thjeshtë të cilët, kudo dhe kurdoherë i kanë rrethuar mësuesit me kujdes, dashuri, nderim e mirënjohje të thellë. Prandaj dhe mësuesit në çdo kohë kanë qënë dhe janë njerëzit më të respektuar. Nuk mund të kuptohet asnjëherë një ngjarje e madhe pa praninë e mësuesit, ai është ndër të ftuarit kryesor, gjithnjë në krye të vendit dhe kuvendit, në ceremonitë, gëzimet dhe hidhërimet e popullit, në ngjarjet e mëdha e gjurmëlënëse, të cilat shpesh kanë ndryshuar për mirë jetën e një populli.



Libri vijon me kryemësuesin, poetin e madh Migjenin, i cili mes fëmijëve pukjanë zbuloi personazhin e paharruar Luli i Vocërr .. Të gjithë pukjanët mburren me emrin e tij, aq sa dhe sot, e cilësojnë me krenari qytetin e tyre:

"Puka e Migjenit". E, më pas të shfaqen emra të tjerë mësuesish, të njohurit:

Idriz çanga, që thoshte se "populli të don, kur u mëson mirë fëmijët"; Lin Çuçia, i cili kujtonte me mall fjalët e Migjenit: "Rogën ta ndash në trishë: për ushqim, libra dhe ndihmë nxënësve të varfër". Teksa më tej Lini nuk nguron të bëj ironi me figurën demode të nënprefektit të asaj kohe, i cili e urrente Migjenin dhe, kur fliste poeti, nënprefekti thoshte me përbuzje: "Po flet ai me kravatë të kuqe". Më tej libri vijon me Zef Përjakun, i cili nënvizonte se kontrolli kryesor për ne mësuesit ështe ndërgjegja; Abdulla çanga, që të sjellë ndërmend përpjekjet që bënin mësuesit për të siguruar pjesëmarrjen e sa më shumë vajzave në shkollë. Duke folur për autoritetet e kohës, ai thumbon me një humor të hollë: "Mbas ardhjes në fshat të inspektorit mbretënor dhe me ndikimin e nënprefekturës së Pukës, vajzat nuk erdhën më në shkollë ... ". Muhamet Uruçi, satirizon më tej kur citon fjalët e prefektit që e kishte thërritur në zyrë dhe i kishte thënë: " .. detyra jote është me u mësue nxënësve shkrim e këndim, e me dijtë me numurue deri në 100, hesapet e tjera i bënë bazhdari". Kurse Filip Lacuku, mësuesi që hapi shkollën e parë në Kryezi tregon me respek se shkolla e parë e fshatit u ndërtua me kontributin e banorëve të fshatit pa asnjë ndihmë nga shteti. Më tej ai shprehet me humor se "Sipas zakoneve të atëhershme, pothuajse të gjithë nxënësit ishin të fejuar.Vetëm mësuesi ishte i pafejuar

." Libri vijon me Filip Ndocaj, librat e të cilit i kanë marrë tematikat dhe motivet nga jeta e banorëve pukjanë. Pyjet me pisha dhe ahe, krojet e freskëta e frymëzonin atë për të pasqyruar jetën e malësorëve në shkrimet e tij. Gjatë leximit të mbeten në mendje mjaft ngja~e dhe detaje të paraqitura bukur dhe artistikisht. Fshatari Met Xheladini qau nga gëzimi kur dëgjoi se djali i tij kishte mësuar të shkruante dhe të lexonte. Mësuesit Sul ë 8ejtja dhe Mark Ndoc Uka, së bashku me librat dhe shkumësin mbanin pranë edhe pushkën që të mund të mbronin nxënësit dhe veten nga "Komiteti i maleve" që i kërcënonte se do r i vriste, po qe se nuk do të largoheshin nga fshati se '1shatit nuk i duhej shkolla",

Në pjesën e dytë: "Nderim për mësuesit pukjanë, që nuk jetojnë më", autori i librit Gjon Gjoni shpalos, konturon dhe portretizon emrat e mjaft mësuesve të pasionuar, që ishin intelektualë të shquar, punëtorë të palodhur të dijes, të cilët kanë sot vendet e tyre të nderit në panteon in shqiptar. Autori nënvizon mesazhin se jeta e tyre nuk kaloi pa u ndjerë dhe pa qëllim.

Zgjedhja e tyre për r u lidhur ngusht me arsimin dhe për rju përkushtuar atij, ishte nga më të drejtat, më të bukurat dhe që i dha kuptim të plotë, bukuri e hijeshi jetës së tyre. Ata shërbyen pa kursyer asgjë, duke dhënë gjithçka nga vetja dhe aftësitë e tyre, nga shpirti i madh e bujar. Prandaj, edhe sot, kur nuk janë më fizikisht, ata rrojnë në kujtesën e njerëzve, të ish nxënësve, banorëve të Pukës dhe krahinave të saj. Secili prej tyre paraqitet në libër me të veçantat e veta, tipin dhe karakterin, temperamentin, kulturën, profesionalizmin, por të gjithë ata i bashkon dashuria për nxënësit e tyre dhe për dijen, dashuria për atdheun, për vendlindjen.Të mbetet në mendje figura e portretizuar bukur e Ndue Jak Pjetrit, "Mësuesi i Popullit", emrin e të cilit e mban sot shkolla e mesme në Luf; Sabah Sinani, intelektuali i shquar pukjanë ... Kur flasin për mësuesit, banorë të Pukës, tregojnë edhe për mësuesin Filip Lacuku , që u detyrua të largohej nga arsimi sepse përkrahësit e fashistëve i kërkuan që në orën e mësimit të bënte biografin e Musolinit, teksa Qazim Kryeziun e dënuan me burg politik sepse në një mbledhje fshati tha se: "Bashkëpunimi ynë me Jugosllavinë nuk është frytdhënës". Mësuesit vazhdojnë të na japin mesazhe jo vetëm nëpërmjet dokumenteve të muzeumeve, relikave, kujtimeve të shkruara dhe librave ku flitet për ta, por mbi të gjitha, nëpërmjet kujtesës së njerëzve, këtij libri të hapur dhe të gjallë të jetës njerëzore. Ndodh si me ata yjet e shuar prej kohësh, të cilët ngaqë që ndodhen shumë larg nesh, vazhdojnë ende të shpërndajnë në kozmos dhe mbi ne dritën e tyre.

Në pjesën e tretë të librit që titullohet: "E ndjenë peshën e viteve, s' e harrojnë profesionin e mësuesit", autori Gjon Gjoni flet me respekt për dhjetra mësues të tjerë që tashmë kanë dalë në pension. Mbi supe ata mbajnë peshën e viteve, por edhe përvojën e gjatë dhe të pasur në punën me nxënësit, ruajnë në kujtesë mbresa dhe emocione për vitet e punës, për emra dhe ngjarje që nuk i shlyejnë dot nga kujtesa. Pjetër Frrok Zefi sjellë ndërmend fjalët e mësuesit Ndrec Ndue Gjoka kur i tha: "Për zonën e Gjegjanit të kemi ty o Pjetër, mësoju shkrim e këndi m fëmijëve të varfër, hapu dritën e diturisë, atajanë e ardhmjajonë".Takon midis këtyre mësuesve edhe disa që ishin ndër 50 mësuesit e parë, që nën drejtimin e Ndrec Ndue Gjokës nisën punën si mësues në malësi. Kolë Marku tregon me krenari dokumentin ku është shënuar se ai emërohet mësues, firmosur nga Bardhok Biba dhe Ndrec Ndue Gjoka. Sikurse, të impresionon portreti për Halit Furrikun, ish drejtor i kabinetit pedagogjik në Pukë, të cilin e larguan nga arsimi dhe e çuan të punojë si kooperativist i thjeshtë sepse dikush nga fisi i tij na qenkej dënuar me burgim poltik. Më pas në vitet e demokracisë ky njeri shpalosi vlera të madha në fushën e arsimit, të kulturës dhe folklorit të mrekullueshëm pukianë.

Ndonëse brezi i mësuesve që janë në pension e kanë kryer detyrën e shenjtë, duke dhënë të gjitha energjitë e tyre, pasionin dhe profesionalizmin , përsëri ata nuk ndihen të qetë, brenda tyre zjejnë ndjenja të dashurisë për shkollën, arsimin dhe nxënësit. Eksperienca e pasur që kanë kaluar në jetë, vrullet e dikurshme dhe mendimet e mençura nuk i lënë të qetë. Prandaj, ndodhë ndonjëherë që ashtu si rastësisht ata dalin andej nga shkolla, të shohin se si u venë punët kolegëve të tyre të rinj. Autori të emocionon kur tregon për mësuesin pensionist Halil Ismaili 85 vjeçar, i cili, me mallë e brengë u nis një ditë në këmbë nëpër rrugën që e kishte bërë qindra herë përtë shkuar në fshatrat ku ndodheshin shkollat ku ai kishte dhënë mësim në rininë e tij. Këta njerëz të thjeshtë dhe me botë të madhe shpirtërore, ndihen të vlerësuar kur i thërrasin përtë zëvendësuar një orë mësimi në një vend vakant, kur i ftojnë për t'u dhënë diçka nga përvoja e tyre e çmuar mësuesve të rinj, kur fëmijët dhe të rinjtë u dëgjojnë me respekt fjalët dhe mendimet e urta. Ata i gjen gjithnjë pranë shkollës, herë me gëzimin në sy kur shohin se punët ecin mirë dhe, herë të shqetësuar, kur diçka nuk shkon. I sheh dhe duke nxitur vocërrakët të mbjellin pemë, të bëjnë një lulishte të bukur, të mbajnë të pastër mjedisin, të njohin traditat dhe të kaluarën e popullit shqiptar dhe, mbi të gjitha të mos harrojnë asnjëherë librat. Kanë merak dhe mall për shkollën, për klasën, për zilen, regjistrat, kanë merak dhe mall ë e dashuri për nxënësit e tyre. Është ky një mall që nuk shuhet kurrë.

Janë mjaft emocionuese ato radhë ku flitet me nderim për autoritetet e arsimit, të shkencës dhe të pedagogjisë shqiptare, siç është rasti i akademikut, shkrimtarit dhe pedagog ut të shquar Profesor Bedri Dedjes, i cili me thjeshtësinë e tij të njohur, me shpirtin e madh, human e bujar nderonte njerëzit e thjeshtë të dijes dhe të kulturës, respektonte vlerat e vërteta të mësuesve ... Ndihet i nderuar dhe i emocionuar mësues Ademi, kur përmend emrin e Profesor Bedriut, që i vlerësoi punën pasionante për krijimin e kabinetit të Historisë e Gjeografisë, teksa Prendush Ndrekës i ka mbetur e skalitur në kujtesë vizita e ish zëvendës ministrit të asaj kohe Bedri Dedjes dhe Ndoc Josifit me rastin e 50 vjetorit të shkollës së Kabashit. ..
Në vazhdim kësaj pjese autori na sjellë portrete mësuesish pukjanë që vazhdojnë të punojnë në profesionin e tyre. Takohesh në këtë pjesë me mësues që të ngelen në mendje dhe të ngjallin respekt për punën që bëjnë, për përpjekjet dhe përkushtimin që tregojnë për të ecur në një hap me kohën.

Duke përsosur më tej traditën e mrekullueshme të brezave të ndritshëm të arsimtarëve, ata përpiqen të ngrehin vazhdimisht nivelin e punës, duke qenë gjithnjë e më shumë profesionalë e bashkëkohorë dhe të përgjegjshëm për vendin që kanë në shoqëri, për misionin e tyre të madh e fisnik.

Në kapitullin e fundit: "Mirënjohje", autori i librit i fton lexuesit që të vijojnë e të shkruajnë së bashku me të, faqe të tjera të librit për breza të rinj mësuesish, për vlerat dhe rolin e tyre në skenën e jetës dhe në detin e paanë të dijes njerëzore ...
 
Tiranë, prill 2005