Gjon Gjoni

Gjon Gjoni

Gjon Gjoni
Gjon Gjoni, është i lindur në fshatin Ukth (Pukë) më 20 shtator 1948. Arsimin fillor e ka. kryer në Dedaj dhe atë 7-vjeçar në Qelëz. Pas mbarimit të shkollës së mesme pedagogjike "Shejnaze Juka" në Shkodër, ka ushtruar profesionin e mësuesit në fshatrat Kryezi, Mardhnaq, Berishë, Qelëz. Në vitet 1973-1975 ka punuar në konviktin e shkollës së mesme të përgjithshme të qytetit të Pukës. Eshtë diplomuar në shkollën e lartë "V.I.Lenin" (filozofi), Tiranë më 1977. Ka studiuar për histori-gjeografi. Ka kryer kursin e gazetarisë në Tiranë dhe ka mbrojtur shkallë të larta kualifikimi. Ndër gjuhët e huaja zotëron italishten. Për shumë vite ka punuar në aparate adminis¬trative partiake e shtetërore. Pasioni i tij është gazetaria.

Që në vitin 1975 emrin e Gjonit e shikojmë në të gjitha organet e shtypit qendror. Për katër vite (1988-1991) ka qënë kryeredaktor i gazetës "Përpjekja", organ i rrethit të Pukës. Në vitet e zhvillimeve të reja demokratike, krahas punës administrative në pushtetin lokal ka drejtuar gazetën "Puka" dhe "Besa". Që nga viti 1988 është anëtar i Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë. Përveç artikujve të shumtë publicistikë vitet e fundit ka botuar tri libra (monografi).

Talenti i tij është shfaqur edhe në fushën studimore-shkencore. Ai ka në botuar librin "Qelëza, vështrim historiko-etnografik".
Për merita punë në fushën publicistike, nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të Shqipërisë është dekoruar me medaljen "Naim Frashëri" (dekret nr. 6116, dt. 26.1.1980).