Parathenie për librin Udhërrefyesit e dijes

Parathenie për librin Udhërrefyesit e dijes

Parathenie për librin Udhërrefyesit e dijes
U shpreh respektin dhe konsideratën të gjithë atyre që u treguan të gatshëm për të më ndihmuar me të dhëna për botimin e librit. Veçanërisht kryetarët e komunave, z. Ndue Gjoni, Marash Kolaj, Rrok Doda e Mark Mesuli, të cilët kontribuan edhe financiarisht në mënyrë modeste.

Me këtë rast dëshiroj ta njoh lexuesin me z. Viron Kona, që përgatiti parathënien e këtij libri dhe ndihmoi me sygjerimet për botimin e tij. Me këtë rast dëshiroj ta njoh lexuesin me këtë mësues me profesion, por dhe shkrimtar i njohur i letërsisë për fëmijë dhe të rritur.

Viron Kona ka lindur në qytetin e Vlorës më 24.06.1950. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës për Gjuhë - Letërsi shqipe. Për shumë vite ka punuar në organe të larta të shtetit si dhe mësues dhe drejtor në disa shkolla 8-vjeçare dhe të mesme të kryeqytetit. Aktualisht punon si redaktor në gazetën "Mësuesi" pran MASh.

Viron Kona është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërsisë që nga viti 1982. Ëshë autor i 18 librave me tregime, novela dhe romane për të rritur dhe fëmijë, midis të cilave përmendim: Etje që shuhej, Pëllumbat, Mos m'i zbukuroni plagët, Pulëbardhat përbindëshe, Ujkonja, Bubulinoja Çamarrok, Dëshira e fshehtë e Bubulinos, Pyesni Bubulinon, E fshehta e pyllit, Dëgjoma zemrën Budapest, Dardi, Dardi në gadishullin e vetëtimave, Drithërima e yjeve etj.

Viron Kona është fitues i 6 çmimeve për gjininë e tregimit në shkallë vendi dhe i vlerësuar nga studiuesit dhe kritika për nivelin e lartë të krijimtarisë së tij letrare dhe artistike. Gjithashtu, ai është redaktor dhe reçensent i shumë librave si dhe një publicit i njohur me qindra faqe shkrime publicistike, studimore, shkencore, kulturore e artistike të botuara në gazeta e revista e organe të tjera brenda dhe jasht vendit.


Autori i librit