Ndue Prengë Çuni (1924-1977).

Ndue Prengë Çuni (1924-1977).

Ndue Prengë Çuni (1924-1977).
Nga Sabah Sinani

Ndue Prengë Çuni lindi më 1924 në fshatin Fushë-Arrëz në një familje të varfër. Para çlirimit mori vetëm katër klasë fillore dhe nuk mundi të siguronte asgjë per vete as për familjen, por dashurinë për atdheun, për ditët më të mira i kishte të mëdha. Më 1948 emërohet mësues. Kudo që punoi, në shkollat Mëzi, Tuç, Arst-Miliska, Qafë Mali, Kryezi, Flet, Xath, Lumbardh, Dardhë, Micoj etj., për disa vite me radhë u dallua si mësues i palodhur me nxënësit dhe sidomos ndihmesë të vlef-shme dhe në luftën kundër analfabetizmit, duke dhënë mësim e drejtuar punën në disa kurse.

Në karakteristikat e punës së tij gjithnjë janë shkruar vlerësime pozitive. Ndonëse me arsim të kufizuar, por me përPjekje të gjithanëshme, studimi individual, përfitimi nga puna kualifikuese, përvojën e mirë, përpiqej ta zba¬tonte.

Çdo herë në procesin mësimor-edukativ ka patur rezultate, duke u cilësuar ndër mësuesit më të mirë.  Ai ishte dhe mbeti gjithmonë një mësues i dashur për nxënësit dhe prindërit. Për punën e tij të veçantë për zhvillimin e forcimin e shkollës për aktivitete e kontribut të vlefshëm është dekoruar me medalje dhe urdhra të ndryshëm.


Marre nga libri "Udha e Arsimit Pukjan ne vite" te autorit Sabah Sinani.