NË ULQIN U PROMOVUA LIBRI I STUDIUESIT JAHO BRAHAJ "FLAMURI I KOMBIT SHQIPTAR"

NË ULQIN U PROMOVUA LIBRI I STUDIUESIT JAHO BRAHAJ "FLAMURI I KOMBIT SHQIPTAR"

NË ULQIN U PROMOVUA LIBRI I STUDIUESIT JAHO BRAHAJ "FLAMURI I KOMBIT SHQIPTAR"













Enciklopedi e flamurit


                                                  Ulqin 25 nentor 2009. 


Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi dhe Biblioteka e Qytetit Ulqin organizuan të mërkurën e kaluar (25 nentor 2009) në ambientet e kësaj biblioteke promovimin e librit të studiuesit Jaho Brahaj "Flamuri i kombit shqiptar".  Për studiuesin Shpëtim Sala, libri "Flamuri i kombit shqiptar" zë një vend nderi "ndër librat që pëbëjnë pasaportën e kombit shqiptar, që kanë të bëjnë me simbolikën tonë kombëtare që përfshijnë flamurin, hymnin e flamurit si dhe dokumentin e shpalljes së pavarësisë".



             Prof. Dr. Bahri Brisku                            Studiuesi Shpetim sala


                             Pamja nga salla e Bibliotekes se Ulqinit.

"Me tepër profesionalizëm, me një dokumentacion të pasur, me argumente shkencore, studiuesi Jaho Brahaj na argumenton se shqiponja dykrerëshe e ndeshim te popullsia ilire që në shekujt para erës së re", tha ai.

Sala tha se Brahaj dëshmon se "të parët që e përdorën dhe e stilizuan shqiponjën duke e kthyer në një simbol të tyre në siujdhesën ballkanike janë parailirët dhe më vonë ilirët, më vonë pastaj arbërit". Libri "Flamuri i kombit shqiptar" zë një vend nderi "ndër librat që pëbëjnë pasaportën e kombit shqiptar, që kanë të bëjnë me simbolikën tonë kombëtare që përfshijnë flamurin, hymnin e flamurit si dhe dokumentin e shpalljes së pavarësisë".

Profesor dr. Bahri Brisku, tha se kjo vepër me të drejtë mund të quhet enciklopedi e flamurit.

"Rrallë disponon dikush studim kaq të gjerë me këtë mori të dhënash të dëshmuara historike, me të cilat flamuri lartëson hijshëm imazhin tonë kombëtar", tha Brisku dhe shtoi se "kjo vepër është e denjë të bëhet pronë për çdo familje shqiptare".
Autori i librit, Jaho Brahaj, duke shprehur kënaqësi për promovimin e librit të tij edhe në Ulqin, tregoi se për botimin e tij ka punuar më shumë se 12 vjet.

"Shqiponja me dy koka në tokat ilire gjendet që në shekullin VI para erës së re. Është e dokumentuar edhe me fotografi, edhe me objekte arkeologjike", tha Brahaj.

Gjatë promovimit përshëndetën në emër të organizatorit prim. dr. Gani Karamanaga, kryetar i Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi dhe Ardita Rama, udhëheqëse e Bibliotekës së Qytetit në Ulqin.


      Autori J. Brahaj me deputetin Mehmet Bardhi, Ulqin 25 nentor 2009.

"Flamuri kombëtar shqiptar radhitet ndër flamujt më të vjetër. Ai qëndroi ndaj stuhive të të gjitha kohërave", tha ndër të tjera Karamanaga.

Për udhëheqësen e Bibliotekës së Qytetit në Ulqin, Ardita Rama, rëndësia e kësaj vepre është e shumëfishtë.

"Kjo vepër ka peshë në studimet albanologjike, por njëheri në periudhën e trazuar të rrymave, shovinizmave ballkanike që gjallojnë ende në ditët tona. Kjo vepër peshon shumë në brumosjen e ndërgjegjes kombëtare shqiptare", tha ajo duke iu referuar fjalëve të profesor Ramadan Sokolit.


              Nje kafe me ulqinaket pas aktivitetit, Ulqin 25 nentor 2009.

Për monografinë "Flamuri i kombit shqiptar" studiuesi Jaho Brahaj është dekoruar me çmime nga Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Shqipërisë.



Marre nga: Gazeta Koha Javore, (Podgorice) dt.16.12.2009