Flamuri kombëtar në Qelez më 12 dhjetor 1912

Flamuri kombëtar në Qelez më 12 dhjetor 1912

Flamuri kombëtar në Qelez më 12 dhjetor 1912
Nga Donat Kurti

Në nji mndyrë fort ma të madhnueshmelkje lutë të ngre¬hunt e flamurit në Qelzë. Gjindej famullitar Dom Gasper Thaçi.  Ky, t'a ndiemun lajmin plot entuzjazem e atdhedashtni bani gabi kryepari e popull e, megjithse ushtritë e serbit i kishte, të thuesh, në frymë, e ngrehi Flamurin e Shqypnisë tu Qela diten e të Paperlyemit të Zojës me 8 Dhetller 1912, para nji popullit të madh.



Gzimi i asaj ë dite nuk mund të pershkruhet. Shum prej popullit, tuj ndie biseden e flaktë të famullitarit, i kishin syt e rimt prej lotsh. Gzojshin, brohoritshin e me të dhanun e pershndetshin flamurin me batare. Kjo kje, per sa dijm na, ma e para rasë, në të cillen u ngreh madhnisht flamuri i Shqvpnisë per mbas të çpallunit të Pamvarsisë në Vlonë.Komanda e Serbit gjineej në Pukë. T'i ndiemen pushkët, i mueren si shejin e nji kryengritjeje e pa tjeter dha urdhen me e rrethue Qelzen.



Shka asht, shka s’asht, famullitarin s’e Ishoi zemra; zgjodh tre burra të fortë e t'urtë e i çoi m'u marrë vesht me komandarë. kur serbjant ndien, se pushkët kishin ra në shej gzimit per të ngrehun të Flamurit të Shqypnisë, s' thanë ljeter veç: "Keni me i a pa sherrin ksaj ë pune!" e me kaq u larguen.


Marrë nga Hylli I Dritës, 1937, nr. 11, f. 528