Flamuri që u ngrit n ë Kimez 1911.

Flamuri që u ngrit n ë Kimez 1911.

Flamuri që u ngrit n ë Kimez 1911.
Nga: Donat Kurti


Në kushtrim të Malecorve Dr. Torene Toçi, nji italo-shqyptar idealist plot atdhedashtni, len Italin e del në Mal të Zi në marec të vj. 1911. Sa rrin në Cetinë bjen në bisedë me shqyptarë e lypë t'i ndreqej nji flamur i madh Shqypnijet. Rrok Pulti, qi ishte puntuer i Gjon Gjo' Kolës, terzis së Knjaz Nikollës, e merr mbi vedi, e e punon at flamur per kater dit.

Flamuri i lehet në kujdes Zef Jak Dajçit, qi t'a çote në Podgorice. Zefi ishte në Cetinë, por shqyptarë si ishte Lec Shkjezi në Kotorr, d. m. th. shperdate armë e flamuj Shqypnijet e u ndimote malcorve në të gjitha mndyrët. Zefi diktohet, e mbas protestës së ministrit të Turkis, Ahmet Pashës, i rrethohet shpija. Kerkohet shpija e s'gjindet gja, pse askuj s'i shkote mendja, se Zefi e kishte mshehë flamurin në nji gyp stufet. Si kaloi potera, ne e nesre Dedë Kiri e muer flamurin nen petka e i a çoi komitetit të shqyptarve në Podgoricë.



Ky flamur i madh me shqype të zezë në mjedis kje marrë prej Dr. Terenc Toçit së bashkut me kater flamuj tjerë ma të vogjel kuq e zi e kje ngrehë në Fand në proklamimin e Qeveris së perkohshme.


Marë nga HYLLI i DRITËS, nëntor 1937, nr. 11, fq. 520