Udhëtim për në Berishë

Udhëtim për në Berishë

Udhëtim për në Berishë
Nga Edit Durham.

Pak ditë në Shkodër më mjaftuan për të shkruar përgjigjet e vonuara të letrave që kisha marrë dhe për të krijuar një ide se çfarë kishte ndodhur në Evropë. Gjitha.shtu, kontrollova nën枴arkëzat; bythicat dhe gjoksoren e shalës sime, sepse jeta e njQriut mund të varet nga qëndresa e një çifti tokzash, dhe isha gati të nisesha përsëri nëpër viset e egra.

Me dy kuaj shumë të mirë dhe një qiraxhi të shkëlqyeshëm, u nisëm para orës 6 të mëngjesit për në Shllak.

Duke udhëtuar përpjetë, si kapërcyem Kirin, ecëm nëpër një shteg të ngushtë me hije dhe u gjendëm në një vend të mahnitshëm afër Muselimit, plot grumbuj të mëdhenj kulprash të egra ngjyrë trëndafili. Flutura të gjelbra dhe të kaltërta vetëtinin në diell dhe një numër i madh karkalecësh të mëdhenj ngjyrë vishnje kërcenin me zhurmë rretheqark. E gjithë natyra dukej plot gëzim jete. Misri rritej i plotë e i bollshëm në fushat e punuara mirë. Kishte kopshte të mëdha me fiq e ullinj dhe ato pak vreshta që ishin dukeshin në lulëzim. Disa vjet më parë kjo që kishte qenë toka më e mirë e krahinës për prodhimin e rrushit, ishte shkatërruar nga filoksera dhe rimbjellja sapo kishte filluar. Tokat gurishtore dhe të shkreta, që tani kufizoheshin me Kirin, kishin qenë po aq të pasura, por vërshimet e lumit kishin gërryer të gjithë dheun, duke lënë pas shkatë毒rim.

Ne u nisëm për në Berishë si një trup i madh. Rruga për të zbritur ishte shumë e keqe. e parregulluar, me gurë të rrafshët që rrëshqisnin e lëviznin. Po ecja përpara me djaloshin që më shoqëronte, kur dëgjova një thirrje llahtare prapa meje. Marku i shkretë ishte rrëzuar dhe ishte shtrirë me këmbën e mble查hur nën vete. "Thyerje e rëndë", mendova, dhe vrapova prapa e trembur si kurrë herë tjetër në jetën time. Fatmirësisht ishte vetëm një ndrydhje e nyjës së këmbës, por edhe kjo nuk isht pak.

Me thikën time të xhepit, që ishte e mprehtë si brisk rroje ia hoqa shpejt këpucën. Hoqa cohen e kapeles sime, e grisa e bëra rripa dhe ia lidha këmbën fort. Pastaj mbetëm në një mëdyshje shumë të madhe. Të ngjiteshim mbrapsht ishte e pamundur, el po ashtu si ta mbanim Markun në shpinë, si të vazhdonim rrugën. Vetëm po të mbërrinim poshtë deri te lumi, atëherë mundë. të udhëtonim me kuaj pjesën tjetër të rrugës.

Matanë lumit ishin disa burra nga Dushmani, të gatshëm për të na kaluar në bregun tjetër. Ishin të zhveshur dhe me një pamje shumë të çuditshme: secili kishte nga një lëkurë delejt të fryrë, të lidhur përpara me nyjë te krahët dhe te këmbët e veta.


     Skicë nga E. Durham.

Një burrë nga Berisha, i zbukuruar kësisoj, kapërceu lumin drejt nesh me të shpejtë, duke qëndruar mbi ujë me ata ka柚ekë dhe duke përdorur krahët si rrema. Filloi një zhurmë e madhe, por, meqë unë isha e zënë se po i bëja banjë këmbës së Markut në lumin e ftohtë, nuk i vura rëndësi. Burrat tanë ndër柢ohë ishin auke fryrë gjashtë lëkurë delesh, të cilat i lidhën me një trinë prej thuprash të njoma. I fryjnë lëkurët me gojë duke u mbushur thellë me frymë dhe duke u fryrë fort në njërin nga cepat. Lëkurët e mëdha morën formë brenda pak çasteve. Besoj se ata do të mund të frynin edhe gomën e makinës.

Kuajt i lidhën dhe një dushmanas u fut në ujë bashkë me ta. Rrjedha i çoi poshtë lumit, ndërsa qiraxhiu i tmerruar bër氟iste e thoshte se po t'u hynte në vesh qoftë edhe një pikë ujë, kujat do të mbyteshin menjëherë. Ata dolën në bregun tjetër shumë larg teposhtë. Potera e tmerrshme vazhdonte. Qiraxhiu e kaloi lumin i pari. Ai u shtri me bark mbi trinë, me këmbët të mbledhura, meqë trina ishte e shkurtër. Shalat ishin vënë pale-palë mbi shpinë të tij për t'i mbajtur të thata. Berishasi u zhyt me të i kapur pas trinës dhe e shtynte me përplasje te fuqishme të këmbëve. Ky ishte udhëtimi i parë i këtij lloji për qiraxhiun, ndaj bërtiste me të madhe nga frika, por me zgju柑rsi e nxorën matanë jo shumë larg. Pastaj burri nga Berisha u kthye për të më marrë mua. Embështolla aparatin pas në kurriz, që të mos më lagej.

Nxituam poshtë të takonim Markun, i gjori kishte dale në breg midis një grumbulli të keq shkëmbinjsh , të cilët duhtej t'i kapërcente. Burrat nga Dushmani u hodhën përsëri në lumë dhe pas pak nuk dukeshin më midis shkurreve.


                                                 Brendësi banese në Malësi.

Ne u kthyem të kacavareshim në faqen e pjerrët, të tjerët na ndoqën duke mërmëritur. Për fat të mirë ngjitja qe e shkurtër dhe Markoja arriti duke e ndihmuar. Iu afruam një shtëpie të vogël dhe hymë në oborr. Na nxorën stola, por ishin të shqe氟ësuar. U mblodhën ca njerëz dhe prifti me Markon u hëngrën me ta mjaft kohë e me zë të lartë. Një burrë i gjatë, me fytyrë të hequr ishte kokëshkëmb. me ata të Dushmanit dhe vetëm gjaku mund ta lante, në veçanti i djalit që na shoqëroi.

Unë u thashë se kisha bërë një rrugë të gjatë për t'u bërë një vizitë si mikeshë; unë kisha vizituar shumë fise, të cilat ishin kënaqur duke më parë. Në rast se Berisha nuk më donte, unë do të kthehesha prapa. Nuk dëshiroja të ngjallja pakëna段ësi.
Zhurma u pakësua e u kthye në një mërmërimë të ulët; neve na sollën kafe, gjë që e mendova se ishte shenjë e mirë.

Ne ndenjëm jashtë derisa të bëhej dreka dhe e gjithë çësh氟ja u ringjall. Ishte puna e pagesës për kalimin e lumit. Nëse kalimi i takonte Berishës, unë do t'ua paguaja njësoj sikur ata të Dushmanit të mos më kishin ndihmuar fare. Ata e refuzuan këtë prerazi. Ata nuk donin paratë por nderin, do të pranonin. para vetëm për dy kalimet që kishin bërë. Ata të Dushmanit u kishin marrë pjesën e punës dhe këtë fyerje nuk mund ta shlyenin paratë. Megjithatë, ajo që u dhashë unë u pëlqeu. Mua më shfajësuan. Por çështja tjetër ishte, nëse unë kisha ardhur në këtë mënyrë, a duhej të më prisnin mirë apo nuk duhej te më qasnin fare. Ndoshta unë isha një mik i turqve. Ata nuk donin t'u shkelte në tokat e tyre asnjë mik i turqve.

Ne u ndamë si miq të mirë. Natyrisht, u përhap lajmi për ardhjen time. Asnjë grua e huaj nuk ishte parë ndonjëherë në këto vise, të nesërmen ardhëntë më vizitonin disa nga krerët. Ata më pyetën fije e për pe për vendin tim dhe qeverinë e tij. Kur u siguruan që unë nuk isha as myslimane, as e krishterë ortodokse, u sollën shumë miqësisht dhe e ndien veten shumë të nderuar që unë kisha bërë një rrugë aq të largët për t'i parë. U vinte keq vetëm që nuk kisha sjellë me vete shumë ushtarë për të vendosur një qeveri të re.


Libri, botim ne gjuhen
          angleze.

Njëri prej tyre, duke i rënë pushkës me pëllëmbë tha: "Këto janë armiqtë tanë më të këqij. Le të vijnë ushtarët, t'i marrin armët, të bëhet një qeveri e mirë dhe e Re do të bindemi".

Nëse ata i besonin një qeverie dhe do të trajtoheshin mirë, fiset malësore nuk do të ishte e vështirë të qeveriseshin. Ata kanë një forcë të mrekullueshme bindjeje kur besojnë se bin查ja është e nevojshme dhe zakonisht i binden zotit të shtëpisl absolutisht. Kështu, për shembull, këtu ka një grup të madh prej katër shtëpish, që drejtohen nga katër vëllezër, të cilët tani kanë lidhje mjaft të largëta me ata që u nënshtrohen, por të gjithë kërkojnë dhe gjejnë bindje të plotë për të vetmen arsye se fuqia drejtuese i takon kësaj dege të familjes dhe unë nuk gjeta dot arsye tjetër.

Berisha dhe Merturi i Gurit janë bajrak i Pukës. Anëtarët e Berishës e të Merturit (fisi që ndodhet në bregun tjetër të Drinit) thonë se janë fiset më të vjetra të malësisë dhe në kun查ërshtim me praninë në këto krahina të tipit shtatshkurtër e flokëzi, ngulin këmbë se flokëverdhët janë shqiptarë të vërtetë.
 
Berisha u mbahet me rreptësi kanuneve të maleve. Ajo nuk përfaqësohet në Xhibalin e Shkodrës, por është nën kajmeka柒in turk të Pukës.

Paratë e gjakut në Berishë duhet të paguhen brenda dy vjetëve. Shuma shkon nga gjashtë deri në shtatë qese, që i bie rreth 21 deri 28 lira stërlina. Mund të paguhen pjesë-pjesë dhe nuk është e domosdoshme të jenë monedha. Shpesh pranohen pushkë "martina" si pjesë e pagesës. Duhet t'i paguhet një qese edhe pleqve të gjyqit dhe një kajmekamit të Pukës. Por përfa段ësuesi i qeverisë turke rrallë merr një kuotë.

Berisha ishte në gjak me Krasniqen, me Dushmanin dhe kishte shumë gjaqe edhe brenda fisit. Dhe ashtu siç i shkon një vendi primitiv. është plot me gjëra magjike. Më kërkuan të jepja mendim për gjurmën magjike në dorën e një burri.

Eshtë e përhapur mjaft përralla se dikur në Shqipëri kanë sunduar çifutët. Ka shumë të ngjarë që kjo lidhet me traditën e një feje tjetër në këtë vend para se të vinte krishterim i. Meqë nuk ka qenë as krishterim i as myslimanizmi, gjindja ka men查uar se ka qenë feja çifute sepse nuk lejohej ndonjë tjetër. Ka shumë mundësi që në malësitë e thella të ketë lulëzuar paga歪izmi deri në kohë miaft të vona.

Markoja e kishte 'këmbën më mirë dhe ai betohej se mund të udhëtonte, por nuk ishte ashtu. Ishte doemos i nevojshëm nië shteg ku mund të kalohej me kalë. Prandaj nga Tplana dhe Merturi nuk mund të shkonim, kështu që u kthyem në Dushman.     .
U nisëm që në katër të mëngjesit. Ngjit ja e parë ishte sh1i柒ë e përpjetë dhe unë e ndjeva veten të mërzitur, sepse po u silliashumë shqetësime. Sapo arritëm në majë, rruga u bë shu柒ë e mirë. ecëm nëpër Mërturin e Pukës dhe përmes një pylli të madh ahu giatë faqes së malit. Tutje poshtë. në të majtë, rridhte Drini me malet shkëmbore e të thata të Tplanës përtej.
Tplana mban një rekord të keq: vdekjet vjetore për shkak të plagëve të pushkëve janë dyfishi i shumicës së fiseve të krl毗htera. Eshtë një fis shumë i vjetër. Shllaku dhe Gashi janë degë të tij. Shllaku e Tplana janë fise të vogla të krishtera, Ga毗hi është i gjithë mysliman, thuhet se është i pasur dhe përbëhet nga 800 shtëpi. Kjo krahinë është krejt e pashkelur.
Po ecnim përmes pyllit kur pamë anash një gur të madh.

Një vajzë, që ishte aq e mirë, pothuaj sbenjtore, kishte bërë be se do ta çonte atë gur në kishën e Berishës. Me ndihmën e mrekullisë ajo e mbajti një rrugë të gjatë, por këtu në pyll ajo dëgjoi zërin e fyellit të një bariu dhe ngriti sytë dhe e pa: ai ishte i pashëm. Ajo i harroi ato punët e shenjta që i kishin marrë mendtë dhe e pushtuan tani mendime tokësore. Shkëmbi i ra nga kurrizi dhe kur u përpoq ta ngrinte përsëri, e pa se i kishte ikur fuqia dhe guri kishte mbetur aty edhe sot e kësaj dite.
Midis Merturit të Pukës dhe Apripës së Gurit kaluam pranë një kullë të shkëlqyer, Kokdodës, me një karakoll të lartë guri, gjithë frëngji dhe me shumë gurë që mbanin shenjën e kryqit. Në oborr ishte një shtëpi tjetër më e vogël dhe një koçek misri prej thuprash.

Ndaluam për të ngrënë pranë një burimi në Apripë të Gu毒it afër Drinit. Deri tani rruga kishte qenë e lehtë, por zbritja në lumë ishte me të vërtetë shumë e keqe: ishte një truall shkëmbor i shkrifët. Marku e zgjidhi thjesht, duke u ulur dhe duke rrësh段itur. Kuajt zbritën grumbull, duke hedhur një shi gurësh, aq sa na u desh të fshiheshim pas shkëmbinjve.

Trapi i bërë nga dy trungje të gërryera e të lidhura me thupra dhe qe shtyhej përpara me ndihmën e ca rremave pr:j druri të punuara trashë, ndodhej në anë të një shkëmbi që dilt~ mbi ujë; rrjedha ishte e shpejtë dhe e fuqishme. Ca burra të zhveshur, me lëkurat e fryra të lidhura para trupit, silleshin në breg dhe lëviznin si balona. Njëri u nis me dy kuajt tanë, duke u kapur pas majës së kepit, pastaj u përfshi nga vorbulla dhe zuri të përpiqej me të gjitha forcat për të dalë jashtë saj, duke u thirrur kuajve, duke i drejtuar dhe duke i tërhequr. Ata dolën nga uji shëndoshë e mirë pak më poshtë. Tani ishte radha jonë.


Botim i librit me permbëledhje të disa
veprave të Durhamit në gjuhën shqipe.

Trapthi i çmendur ishte mbushur përgjysmë me ujë. Ne u grumbulluam te dërrasa e mesit, së bashku me shalat. Tre bu毒ra - një i zhveshur lakuriq - e drejtuan deri te fundi i kepit. Atje na rrëmbeu rryma, na rrotulloi si fije kashte dhe na mori përpara; uji po kalonte anët e trapit. Burrat vozitën si të marri. 

ne kaluam përmes rrymës dhe u përplasëm me një grumbull gurësh - dy nga njerëzit kërcyen jashtë trapit, u kapën te nji! litar që nuk ishte gjë tjetër veçse një degë e gjatë e tharë har查hie, notuan ca, pastaj e tërhoqën. Trapi u soll përqark, ngeci në cektësirë dhe ne u hodhëm në breg.

Burri lakuriq shkoi të merrte rrobat e tij më të mira dhe të vishej. mf'që do të ishte shoqëruesi ynë për në Nikaj. Pjesa tjetër e udhëtimit ishte më e lodhshmja. Nuk kishte rrugë. Sho段ëruesi asnjëherë më parë nuk i kishte çuar kuajt në këtë rrugë. Nuk kishim c'të bënim vec të ecnim në këmbë dhe në vend që të na dilte më mirë, na doli më keq.

Në kohë të hershme, kur Krasniqja ishte ende e krishterë, ba毒injtë të udhëhequr nga një Nikollë erdhën dhe u vendosën këtu. Ky Nikolla na kishte një vajzë shumë të shëmtuar dhe vetëm me një vesh. Ai nuk po i gjente dot burrë dhe ajo na bëri një djalë me një arixhi. Nikolla e pranoi këtë djal~ dhe prej tij e kanë prejardhjen nja njëqind shtëpi të Nikajt. Ata çuhen të gjithë Curraj dhe nuk bëjnë martesa me shtëpitë e tjera të Krasniqes, sepse e kanë prejardhjen nga e bija e Niko柝lës. Ky është i vetmi rast i prejardhjes që ndiqet në rrugën e një vajze, të cilin e kam ndeshur midis viseve të Shqipërisë së Veriut. Nikaj nuk ka ndonjë zyrtar turk dhe (ashtu si dhe Mërturi) i detyrohet një lidhjeje sa për emër, kreut të famshëm të Krasniqes,Shaban Benakut.

Praktikisht këtu nuk ka asnjë formë qeverisjeje. Popullsia e egër nuk i bindet as këshillit të vet të pleqësisë. Këta njerëz të mjerë, tepër të varfër, të veshur shpesh me rrecka që mezi u mbulojnë lakuriqësinë, të dobët, të zeshkët, pretojnë në këto lugina të egra, pa njohur rregull tjetër veç instikteve të veta primitive. Dhe në këtë vend shurdhan ishte thënë që unë të ndalesha.

Nuk mund të udhëtonim më tej për shkak të këmbës së Markos të shkretë. Unë pagova qiraxhiun dhe kuajt i lashë të lirë.

Banorët më pritën jashtëzakonisht mirë. S'ka gjë që t'i kë歪aqë ata më
shumë sebisedat e gjata pa mbarim dhe diskuti柒et. E vetmja gjë ku ata ishin
kundër meje,ishte kapela ime prej kashte. Ata kurrë s'ki,shin narë kapelë të
tillë më përpara, dhe thanë haptazi se ishte një budallallëk. gjë pa vlerë dhe
e shëmtuar. Kur ehoqa dhe e lidha kokën me një peshqir e me një shami
duarsh, duke imituar banorët e fisit, dhe pastaj u ulem këmb-kryq përtokë
midis tyre, ata u kënaqën pa masë, si fëmijët, dhe ishin gati të më
derdhnin rrëfimet për gjakun e tme毒rin që janë pjesë e rutinës së
amullt të jetës së tyre.



Marrë nga libri "Shqiperia e Eperme".