Intervistė me juristen Aranita Brahaj.

Intervistė me juristen Aranita Brahaj.
Pedofilia, njė problem sa pranė aq edhe larg shoqėrisė shqiptare. Larg, pėr faktinse nė vendin tonė edhe pse shifrat tregojnė se ka njė numėr tė madh autorė krimesh seksuale, pėr tė mos llogaritur numrin e viktimave qė ėshtė tepėr i lartė, institucionet pėrgjegjėse nuk ngrenė zėrin. Por veē kėsaj mungojnė edhe mjetet ligjore, apo tė dhėna pėr profi lin kriminal tė njė pedofi li. Po pėr fat tė keq, numri i krimeve seksuale ndaj tė miturve ėshtė nė shifra alarmante. Pasi nga tė dhėnat zyrtare tė Ministrisė sė Drejtėsisė rezulton se gjatė viteve 2002-2007, nė vendin tonė rezultojnė 222 autorė krimesh seksuale me viktima tė mitur. 10% e krimeve seksuale janė kryer nga autorė nė moshė nėn 18 vjeē. Duke qenė se nė vendin tonė mungojnė botimet nė lidhje me profi lin e pedofi lit, juristja Aranita Brahaj pak ditė mė parė ka botuar studimin e saj "Pedofilia/Krime seksuale dhe vepra penale kundėr moralit dhe dinjitetit tė tė miturve". Ky studim, sipas autores do t’u vijė nė ndihmė jo vetėm studentėve tė jurisprudencės, sociologjisė por edhe gazetarėve dhe punonjėsve tė shtetit.

Gjatė njė interviste pėr "Gazeta Shqiptare", Brahaj tregon se vendi ynė ėshtė nė hartėn jeshile tė ‘turizmit seksual’, gjė kjo qė dėshmohet mė sė miri nga ajo ēfarė ka ndodhur me pedofi lėt anglezė, tė cilat hapėn njė fondacion, ku dhunuan seksualisht 30 fėmijė. "Karakteristikė e dukshme e kėtyre autorėve-pedofi i ėshtė fakti se kanė prirje pėr abuzime tė rėnda fi zike ndaj viktimės, qė shoqėrohen me lėndime, plagosje deri nė humbje jete. Disa prej tyre janė tė huaj dhe e kanė konsideruar Shqipėrinė si njė vend tė mundshėm pėr turizėm seksual, fenomen kriminal pėr tė cilin legjislacioni ynė nuk parashikon politika dhe strategji parandaluese", - ka theksuar ajo.

Nga: Gazeta Shqiptare, 28.01.2010

Si ju lindi ideja pėr tė realizuar njė punim tė tillė? Ēfarė ju ka bėrė mė shumė pėrshtypje?

Ideja pėr tė hulumtuar mbi njė temė tė tillė ėshtė e hershme, ka zanafillė me ditėt e mia tė para tė punės si gazetare nė njė redaksi tė njohur televizive. Atėherė, nė edicionet informative tė televizioneve italiane, pėr javė tė tėra kronika kryesore ishte historia e njė familjeje emigrantėsh shqiptarė, e cila kishte humbur fėmijėn 6-vjeēar. Pas shumė versioneve mbi ngjarjen u zbardh se djali ishte rrėmbyer, dhunuar e mė pas vrarė nga fqinji i tij, njė i ri italian pedofil. Media italiane, pėrveē sensibilitetit pėr njė histori humane, informonte mbi ēdo rrethanė dhe karakteristikė sociale e kriminale tė ngjarjes. Njė numėr i madh ekspertėsh tė fushave si kriminologji, psikologji, sociologji, pedagogji e mė tej, analizonin nėpėrmjet medias se ēfarė duhej bėrė pėr tė parandaluar histori kaq tragjike. Nė dhjetė vite punė si gazetare nė televizionet shqiptare kam pasqyruar mjaft raste qė klasifi kohen si "krime seksuale", por gjithmonė mė ėshtė dashur tė konsultohem me literaturė dhe praktikė tė huaj pėr tė kuptuar fenomenin. Ekspertė tė politikės penale, psikologjisė ligjore, sociologjisė e tė tjerė nė vendin tonė kanė neglizhuar njė temė tė tillė si "Pedofi lia". Nuk ėshtė punuar shumė, nuk ka botime monografi ke dhe shpesh tentohet tė fl itet fare pak pėr fenomenin duke e konsideruar deri diku "tabu", kjo ėshtė edhe e dėmshme. Kam hulumtuar pėr dhjete vite ēdo rast mediatik tė krimeve me sfond seksual e mė tej janė katėr vite punė nė shkenca juridike penale, qė u fi nalizuan nė studimin "Pedofilia, Krime seksuale ndaj tė miturve".

A konsiderohet ‘tabu’ krimi seksual nė shoqėrinė tonė?

Pėr fat tė keq, pedofilia ėshtė konsideruar "tabu" jo vetėm nga shoqėria nė tėrėsi, por edhe nga autorė tė doktrinės juridike apo nga punonjės shkencorė, qė duhet tė analizonin e tė bėnin politikėn e duhur penale pėr tė pasur sa mė pak fėmijė tė viktimizuar pėr motive seksuale. Nė tė drejtėn tonė zakonore nuk fl itej pėr kėtė lloj kriminaliteti, megjithėse ēdo marrėdhėnie seksuale pa kurorė ose jashtė kurore konsiderohej veprim i rėndė dhe sanksionohej po kėshtu. Ligji penal i kohės sė Republikės e mė pas i Mbretėrisė sė Ahmet Zogut, reflektonte njė model modern tė politikės penale edhe nė lidhje me krimet seksuale apo veprat kundėr moralit dhe dinjitetit. Dy kodet penale tė kohės sė diktaturės komuniste u rikthyen tek modeli i mohimit tė fenomenit. Kodi Penal i vitit 1995 ėshtė hartuar me njė shpejtėsi marramendėse dhe pėr pasojė ka mjaft mangėsi, sidomos nė seksionin "Krime Seksuale" apo nė seksionin "Vepra penale kundėr moralit dhe dinjitetit". Nė fakt, detyrė e ligjit nuk ėshtė vetėm tė parashikojė krimet, por edhe tė edukojė shoqėrinė me modelin e lejuar social.

Nė ēfarė niveli ėshtė krimi seksual nė Shqipėri?

Nė punimin "Pedofilia/ Krime seksuale ndaj tė miturve" ėshtė bėrė njė studim statistikor mbi ēėshtje, vepra dhe autorė tė krimeve seksuale pėr njė hark kohore prej 5 vitesh, 2002-2007. Statistikat janė zyrtare, pėrkojnė me tė dhėna tė Ministrisė sė Drejtėsisė. Gjatė kėtyre pesė viteve nė gjykatat shqiptare janė dėnuar 222 autorė, janė proceduar 236 ēėshtje dhe 264 vepra qė pėrkojnė me krime seksuale me viktimė tė mitur. Kjo, nė gjuhėn zyrtare. Shpesh numri i ēėshtjeve dhe autorėve tė dėnuar pėrkon me njė numėr mė tė madh ngjarjesh reale, por qė nuk janė denoncuar apo zbardhur. Kur fl asim pėr krimin seksual, krim pėr tė cilin shpesh hezitohet tė bėhet njė denoncim, mund tė themi parikė se rastet e vėrtetuara janė vetėm "maja e ajsbergut". Pėrmasat reale ka gjasa tė jenė mė tė mėdha. Gjithsesi, 222 abuzues seksualė me tė mitur pėr pesė vite, nė njė vend tė vogėl si Shqipėria, janė statistika alarmante.



Na dhatė numrin e autorėve, po numri i viktimave, i fėmijėve tė abuzuar seksualisht nė Shqipėri, sa ėshtė?

Keni bėrė pyetjen e duhur, por unė nuk mund tė jap njė pėrgjigje. Gjyqėsori dhe Drejtėsia tek ne nuk pėrpunojnė tė dhėna statistikore pėr viktimat e ēėshtjeve tė proceduara. Kėshtu qė askush nuk mund tė thotė me saktėsi se pėr sa tė mitur ėshtė vėrtetuar ngacmimi, abuzimi apo dhunimi seksual. Drejtėsia nė njė shoqėri moderne ka pėr detyrė tė ndėshkojė, parandalojė dhe rehabilitojė viktimėn e njė krimi. Nė rastet kur viktima ėshtė i mitur, detyrimi pėr rehabilitim ėshtė mė i madh. Sa kohė qė Ministria e Drejtėsisė nuk ka saktėsuar numrin e viktimave nga krimi seksual, supozohet qė pėr parandalimin e tyre ende nuk ėshtė menduar asgjė dhe kjo nuk pėrkon me konceptin ‘drejtėsi’. Por, numri i viktimave ėshtė i lartė. Pėr fat tė keq, nė ngjarjet e fundit, siē ėshtė dhe rasti i procedimit pėr drejtuesit e institutit "Fėmijėt e tij", flas pėr David Braun, numri i fėmijėve tė dhunuar seksualisht sipas dosjes gjyqėsore ėshtė rreth 30. Nė statistikat e Ministrisė sė Drejtėsisė ky rast do tė shėnohet 1 ēėshtje, 2 figura veprash penale dhe 1 autor. Edhe mėnyra se si jepet statistika ėshtė njė formė diskriminuese pėr viktimat, qė presin nga drejtėsia tė ndihmohen pėr tė rehabilituar atė qė pėsuan jo pėr fajin e tyre.
 
Ligji penal nė Shqipėri, a ėshtė nė nivelin e duhur pėr tė ndėshkuar dhe parandaluar krimet seksuale ndaj tė miturve?

Kodi Penal i hartuar nė vitin ‘95 ėshtė ligji bazė. Nė kėtė Kod nuk cilėsohen si krime shumė fenomene tė rėnda si turizmi seksual; skllavėrim seksual; nxitje e aktit seksual; posedim i materialit pedopornografik e mjaft tė tjerė. Problem pėrbėn edhe mungesa e normės pėrshkruese, thėnė me fjalė tė thjeshta, pėrkufizimi i veprimit qė pėrbėn vepėr penale. Kjo mungesė pėrkufizimi nuk ėshtė plotėsuar as nga Komentarėt Shkencorė qė u ofrohen punonjėsve tė drejtėsisė. Nė kėta komentarė, nenet qė kanė tė bėjnė me krime seksuale trajtohen shumė shkurt. Ėshtė ajo qė thamė edhe pak mė parė qė pėrkon me trajtimin "tabu" tė fenomenit dhe mungesėn e vėmendjes shkencore ndaj tij. Edhe tekstet e mjekėsisė ligjore kanė mungesa tė theksuara shkencore qė plotėsojnė ligjin penal. P.sh, nė tekstet e mjekėsisė ligjore pėr studentė tė Drejtėsisė apo Mjekėsisė jepen pothuaj tė gjitha format e "perversioneve seksuale", por mungon forma mė e rrezikshme dhe viktimizuese, qė ėshtė "pedofilia". Njė student i Drejtėsisė apo Magjistraturės mund tė bėhet jurist, gjyqtar, prokuror pa lexuar nė asnjė tekst nė programin akademik fjalėn "pedofil". Ndėrkohė qė ky term pėrkon njė nga profilet kriminale mė tė rrezikshme, profil qė kėrkon njė formė tė veēantėprocedimi hetimor dhe gjyqėsor.


   Foto Aranita Brahaj                Autorja e librit me njė grup fėmijėsh.

Po struktura tė duhura pėr tė mbrojtur fėmijėt nga krimi seksual, a ekzistojnė nė vendin tonė?

Nuk kemi bazė ligjore qė krijon ndonjė strukturė tė posaēme. Shumė shtete tė zhvilluara, madje fqinje me ne, kanė organikė qė mbėshtet punėn hetimore mbi rastet nė fjalė. Nga ana tjetėr, Policisė sė Shtetit i mungon logjistika pėr tė luftuar "krimin kibernetik", Interpoli ka verifikuar vitet e fundit nėpėrmjet "serverėve tė kėrkimit" raste tragjike tė shfrytėzimit tė fėmijėve seksualisht pėr qėllime pornografike. Shqipėria nuk ėshtė e mbrojtur nga ky lloj krimi. Mė tej legjislacioni pėr arsimin, pėr birėsimet, pėr shėndetin publik apo kujdesin social, nuk janė tė plotėsuar me akte normative qė krijojnė mbrojtje nga ky fenomen. Kėshtu, askush nuk mund tė thotė nėse ka shtetas tė huaj si prindėr adaptues, staf pedagogjik apo institucione bamirėse si rasti i "Fėmijėve tė tij", qė vijnė nė vendin tonė pėr tė shfrytėzuar fėmijė pa pėrkrahje. Mungesa e bazės ligjore krijon hapėsirė, qė vendi ynė tė jetė vend i mundshėm pėr "turizėm seksual me tė mitur". Njė nga personat e huaj, i proceduar pėr rastin e fondacionit nė fjalė ("Fėmijėt e tij"), ishte i dėnuar nė Britani pėr vepra penale qė lidhen me pedofilinė. Nė Shqipėri, ky person arriti tė krijonte njė institucion mirėrritjeje, ku shteti duhej tė filtronte dhe mbante nėn kontroll ēdo lloj veprimi.

Cili ėshtė profili kriminal i njė pedofili?

Do tė mbėshtetem pėr kėtė tek njė manual i njohur si metoda DSM; ėshtė Manuali Diagnostikues dhe Statistikor i Shqetėsimeve Nervore, qė pėrbėn njė prej mjeteve diagnostikuese tė ērregullimeve nervore tė pėrdorura nga mjekėt psikiatėr e psikologė nė gjithė botėn. Sipas DSM-sė, pedofili mund tė jetė mashkull ose femėr, detyrimisht duhet tė jetė mbi 16 vjeē pėr t'u cilėsuar i tillė. Duhet tė ketė preferencė seksuale fėmijė nėn moshėn 12 vjeē dhe pa pjekuri seksuale. Kjo preferencė duhet tė jetė e vazhdueshme dhe tė zgjasė sė paku 6 muaj. Diferenca me fėmijėn pėr tė cilin ka preferencė seksuale duhet tė jetė mbi shtatė vjet. Pedofil i diferencuar ėshtė ai individ, qė ka preferencė pėr fėmijė vetėm tė njėrit seks, meshkuj apo femra. Personi qė ka preferencė seksuale pėr fėmijė tė tė dy sekseve cilėsohet jo i diferencuar. Pedofilėt qė tėrhiqen seksualisht vetėm nga fėmijė meshkuj, janė mė tė rrezikshėm nė veprimin e tyre. Pedofil nė incest janė ata persona qė tėrheqjen seksuale e kanė pėr bij apo motra dhe vėllezėr tė tyre nė moshė nėn 12 vjeē. Ēdo rast vlerėsohet nga eksperti, psikanalisti, nėse ėshtė njė rast i rehabilitueshėm dhe nėse ka rrezik tė jetė pėrsėritės nė kryerjen e veprimit. Po nė vlerėsimin e ekspertit ėshtė edhe forma e veprimit, e cila pėrkon edhe me pėrmbushje tė kėnaqėsisė seksuale nėpėrmjet shkaktimit tė dhimbjes fizike deri nė marrje jete tė viktimės. Kjo formė njihet si pedofili killer - pedofili vrasėse dhe pėr fat tė keq, kemi dy raste tė fundit tė konstatuara nė Shqipėri.

Po zonat mė problematike, ku ka mė shumė autorė tė krimeve seksuale?

Do tė duhej njė punė shkencore me shumė ekspertė pėr tė vlerėsuar nėse njė zonė gjeo-sociale ka mė shumė prirje. Duke hulumtuar, mund tė them se nė Dibėr kemi dy raste tė fundit tė afėrta nė kohė, ku pėrkojnė mosha e viktimave,
mosha e dy autorėve dhe mėnyra se si ėshtė kryer se-cili krim. Pėr fat tė keq, edhe pasoja nė tė dy rastet ka qenė shumė e rėndė. Njė i mitur i abuzuar dhe pa jetė, rasti tjetėr njė fėmijė i abuzuar dhe me dėmtime tė rėnda shėndetėsore, qė ka kėrkuar njė trajtim disajavor nė reanimacion. Janė tė dy raste pėr t'u hetuar me detaje e pėr tė verifikuar ndonjė krim tė mundshėm tė pazbardhur nė tė njėjtėn hapėsirė, ose ndonjė lidhje tė mundshme mes dy autorėve.

A rrezikon Shqipėria mė shumė se vende tė tjera sa i takon krimit seksual?

Fakti qė tre shtetas tė huaj si David Braun, Robin Arnold dhe Dino Kristodulu kanė kryer krime tė rėnda seksuale ndaj tė miturve nė territorin shqiptar nė mėnyrė tė vazhdueshme, i bie kambanės sė alarmit se Shqipėria ėshtė nė zonėn "jeshile" tė hartės sė "turizmit seksual". Rrezikojmė pėr sa kohė nuk kemi njė ligj tė mirė, logjistikė dhe struktura pėr tė studiuar, ndėshkuar dhe parandaluar personat qė kanė shmangie tė preferencės seksuale tė llojit pedofil. Sa mė shpejt duhet krijuar njė data base pėr personat shtetas shqiptarė tė proceduar pėr krime seksuale ndaj tė miturve, kėtu e kam fjalėn edhe pėr shtetas shqiptarė qė depėrtohen nė atdhe pasi dėnohen apo procedohen pėr kėtė grup krimesh nė vende tė tjera. Ka shumė pėr tė bėrė dhe pėr sa kohė nuk ka filluar puna, jemi tė rrezikuar.

Kujt i drejtohet punimi juaj?

Ēdo punonjėsi tė drejtėsisė. Ky punim do tė ndihmonte sė tepėrmi njė student tė Jurisprudencės, Sociologjisė, Psikologjisė, Pedagogjisė e mė tej edhe njė gazetar apo punonjės tė Policisė sė Shtetit. Por, edhe njė prind nuk do ishte keq tė njihte sadopak fenomenin nė aspektin social tė tij

A mendoni tė vazhdoni tė punoni mbi kėtė temė?

Jam duke punuar po pėr kėtė temė. Kėsaj radhe, nė formėn e njė punimi qė shėrben si tezė pėr mbrojtje masteri. Shpresoj tė sjell njė model tė njė Komentari pėr studentė tė Drejtėsisė, nė lidhje me krimet me sfond seksual dhe politikėn penale nė kėtė drejtim.





Intervistoi - Ermelinda Hoxhaj