Botohet novela e humbur e Gjeçovit

Botohet novela e humbur e Gjeçovit

Botohet novela e humbur e Gjeçovit
Nga Bruna Merko
"Rravgim" novela e at Shtjefenit, 1903

Gjeçovi është një nga veprimtarët më të shquar të lëvizjes atdhetare, etnograf, arkeolog dhe shkrimtar, Shtefjen Gjeçovi është një nga figurat më të shquar të kombit shqiptar. Vetëm pak kohë më parë në Tiranë është zbuluar një fragment nga kryeveprat e tij, një nga novelat e tij të humbur. I ruajtur në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë, ky fragment i novelës "Rrafgime" i përket një prej dy novelave që dimë se shkroi Gjeçovi. Njëra prej tyre, "Mnera e Prezës", është e gjetur dhe botuar para disa vitesh nga studiuesi Jaho Brahaj, dhe kjo novelë është nxjerrë nga Arkivi i Shtetit nga po ky studiues. Megjithëse nga kjo novelë ruhet vetëm fragmenti i fillimit, për studiuesit ka vlera për njohjen e krijimtarisë letrare të Gjeçovit. Mendimi i redaktorit është se, faqet e humbura të kësaj novele mund të jenë shkëputur më 1945 në Arkivin Françeskan në Shkodër. Ky arkiv pësoi disa kontrolle e rikontrolle dhe fondi arkivor i Shtjefën Gjeçovit, u seleksionua dhe u mbajt herë në tavanin e Kuvendit Françeskan, herë në rafte në pështjellimin e atyre viteve.

Sipas françeskanit të madh Zef Pllumi, arkivi i Gjeçovit është seleksionuar për t’ju ruajtur censurës e kontrolleve të Sigurimit të Shtetit. Në këtë përfundim dalim edhe po të shtjellojmë të gjithë letrat, korrespodencën e Shtjefën Gjeçovit. Në korrespodencë e ruajtur mungojnë letrat që Gjeçovi u dërgon Faik Konicës, Ahmet Zogut, Mithat Frashërit, Lef Nosit etj. Këto figura, për të cilat kemi të dhëna të sakta nga materiali arkivor i Gjeçovit se kanë patur korespondencë me këtë figurë të patriotizmit she albanologjise. Këto personalitete që ishin të anatemuar ishte e rrezikshme të ju ruhej në arkiv korespodenca. Këto letra janë seleksionuar e veçuar dhe sot nuk i njohim. Në këto seleksionime e lëvizje herë pas here të arkivit françeskan, ku ishte dhe arkivi i Gjeçovit mund të kenë humbur edhe materiale të tjera, ndër to ndoshta dhe pjesë të novelës në fjalë. Në AQSH gjenden disa dosje të fondit të françeskanëve me titull "Materiale të ndryshme", ku shpresohet se ndoshta diçka nga kjo novelë mund të ketë ngelur aty, pasi para dy vjetësh është gjetur faqja e fundit e ditarit të Gjeçovit e vitit 1924, e cila ishte pa klasifikimin e zakonshëm arkivor. Faqja e fundit thotë: "U nisa për në Shën Gjon Vladimir…". Fleta e fundit ishte shkëputur dhe u gjet në këto materiale të ndryshme. Faqja e shkëputur ka edhe të dhëna me shumë interes, ku përshkruhet, se me rastin e dasmës së tij, Skënderbeu i ka bërë dhurata manastirit të Shen Gjon Vladimirit. Shpresohet se mundet të gjenden edhe fletë të tjera në noivelës "Rrafgime’, të shvendosura rastësishtë në dosje të tjera të A.Q.Sh.

Fragmentet e novelës "Rrafgimet" u botua në vëllimin: "Shkrime për Sh. Gjeçov- Kryeziun" nga studiuesi J. Brahaj.


Marre nga Gazeta "Bota Sot", Zvicer, 27.1.2010