Shprehje piktorike tė artistėve mesdhetarė

Shprehje piktorike tė artistėve mesdhetarė
Ekspozitė nė Romė, merr pjesė piktori pukiane Xhovalin Delia


U pėrurua nė Romė, nė sallonin prestigjioz "Borromini", nė Bibliotekėn Vallicelliana, ekspozita e pikturės me artistė tė Mesdheut. U pėrfaqėsuan 24 vende, ndėr to dhe Shqipėria me piktorin Xhovalin Delia. Delia jeton dhe krijon prej vitesh nė Firence. Ėshtė autor dhe i "God Bless America", nė qarkullim nė librarit e vendit.

"Shprehje piktorike tė artistėve mesdhetarė" organizohej nga "Universiteti Popullor Mesdhetar", nėn patronazhin e Ministrisė Italiane tė Kulturės, tė Rajonit tė Lacios, tė Provincės sė Romės, tė Komunės sė Romės, tė Rajonit tė Kalabrisė, Provincės sė Krotones, etj si dhe tė gjitha ambasadave tė vendeve tė pjesėmarrės.

I pranishėm ishte dhe Ambasadori i Shqipėrisė nė Itali, Llesh Kola me ministrin kėshilltar pėr kulturėn Visar Zhiti.

Veprimtaria u ēel nga senatori Maurizio Mesoraca, president i "Universitetit Popullor Mesdhetar", i cila tha se institucioni qė organizon kėtė ekspozitė ndjehet i nderuar. "Mesdheu ėshtė histori, kulturė, natyrė, djepi i civilizimit Perėndimor dhe Mesdheu s'ėshtė vetėm e kaluar, por dhe e ardhme. Kjo veprimtari pėrbashkėt nisi, ta ēojmė mė tej, qoftė dhe duke hapur kėtė ekspozitė nė secilin vend pjesėmarrės."

Prof. Corrado Frateantonio, njėri nga organizatorėt e kėsaj veprimtarie, tha se "ne duam tė lidhemi me realitetin artistikisht, duke krijuar realitete tė miqėsisė dhe bashkėveprimit."


                                Shtypi pėr krijimtarine e Xh. Delise.

Mė pas foli eseisti Paolo Gianisiracusa, duke gjetur tė veēantėn pėr secilin piktor. Shqiptari Xhovalin Delia, tha ai, ėshtė i lidhur me intimen dhe surealisten, zbulues i njė procesi tė ri. Kurse bashkatdhetari i tij Agim Muka ndėrton figura monumentale, me vėshtrim tė sigurtė.


                                      Vepra tė Xh. Delisė.

Muka, piktor qė jeton nė Milano ėshtė prezantuar vetėm nė katalogun e ekspozitės, mes artistėve nga Algjeria, Bosnjė-Hercegovina, Qiproja, Turqia, Kroacia, Egjipti, Franca, Greqia, Izraeli, Italia, Palestina etj.
Libri paraprihej me disa krijime tė shkrimtarėve tė njohur si Tahar Ben Jelloun, Predrag Matvejeviē, Visar Zhiti, etj.

Ekspozita do tė jetė hapur 3-17 shkurt.

Marrė nga gazeta Shekulli,dt.06.02.2010