GJON GJONI

GJON GJONI

GJON GJONI
Nga Idriz Ahmetaj

Gjon Marash Gjoni ose Gjon Shuku, siē jemi mėsuar ta thėrresim, lindi nė fshatin Ukth tė Pukės mė 20 shtator 1948.  Arsimin fillor e ka kryer nė Dedaj dhe 7-vjeēar nė Qelėz. Pas mbarimit tė shkollės sė mesme pedagogjike "Shejnaze luka" nė Shkodėr, ka ushtruar profesionin e mėsuesit nė fshatrat Kryezi, Mardhnaq, Berishė, Qelėz. Nė vitet 1973-1975 ka punuar kujdestar nė konviktin e shkollės sė mesme tė pėrgjithshme tė qytetit tė Pukės. Ėshtė diplomuar nė ish-shkollėn e PPSh, dega filozofi nė Tiranė. Ka kryer kursin e gazetarisė dhe ka fituar shkallė tė lartė kualifikimi. Pėr shumė vite ka punuar nė aparate tė administratės partiake dhe shtetėrore. Pasioni i tij ishte gazetaria.

Qė nė vitin 1975 emrin e Gjon Gjonit e gjejmė nė tė gjitha organet e shtypit qendror tė kohės, ku ka pasqyruar Jetėn dhe veprimtarinė e rrethit tė Pukės; pėr katėr vite (1988-1991) ka qenė kryeredaktor i gazetės lokale tė Pukės "Pėrpjekja". Nė viteve zhvillimeve demokratike, krahas punės administrative nė pushtetin lokal, ka drejtuar gazetat "Puka" dhe "Besa". Ka qenė anėtar i Bashkimit tė Gazetarėve tė Shqipėrisė dhe i Degės sė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė rrethit tė Pukės.



Pėr merita pune nė fushėn e publicistikės ėshtė dekoruar me medaljen "Naim Frashėri". Njė veprimtari tė mirė ka Gjoni edhe nė fushėn e botimeve, sidomos tė memoaristikės. Ka botuar librat:

1."Udhėrrėfyesit e dijes I", (2005);
2 ."Modeli i njė tė riu shembullor" (monografi),(2005);
3. "Qelėza-vėshtrim historiko-etnografik", me bashkautor Marash Kolajn, (2005);
4. "Tri nderet e Mirditės" (Tregime), me bashkautor Zef Gjetėn, (2008).
Gjoni ka bashkėpunuar, redaktuar ose ka bėrė parathėnien e mjaft librave tė autorėve pukjanė.




U nda nga jeta mė 25 dhjetor 2009.