Kanuni i Lek Dukagjinit – Varianti i Pukes

Kanuni i Lek Dukagjinit  – Varianti i Pukes
Nga Prof. Dr. Mark Tirta

Nė lėmė tė kėrkimeve shkencore mund tė vėrehen, ndėr tė tjera, dy rrjedha tė kundėr¬ta: punė kėmbėngulėse e pa zhurmė, nė heshtje, ose ana tjetėr: zhurmė pa punė: pa prodhuar, shkrime pa dritė, Kėto tė fundit janė njė rrugė rrjedhėse e lehtė; ngritur nė plagjiatura, nė reklamė; shfrytėzim konjukturash e pozite drejtuese nė hulumtime tė kėsaj natyre, Puna kėmbėngulėse e pėrkushtuar, lėruar nė heshtje e pėr njė kohė tė gjatė, mund tė bėhet e njohur me shumė vonesė; por mbetet e pavdekėshme, ndėrsa ajo tjetra pėr njė farė kohe mund tė fryhet shumė sa ze edhe dritėn e diellit, po shuhet shpejt se ėshtė pa gjak tė vetin, pa jetė, atė e asgjėson koha.


                             Malesor pukiane, foto e vitit 1905.

Studiuesi Xhemal Meēi i takon rrjedhės sė punės kėmbėngulėse, tėrė frymėzim, nė heshtje. Ka mė tepėr se njė ēerek shekulli qė ky njert; dashurues i dt jes e i kulturės, i etur pėr tė nxjerrė nė dritė tė fshehtat e shekujve, krahas punės sė tij si arsimtar, merret nė mėnyrė intensive me kėrkime shkencore nė lėmė tė etnologisė; tė folklorit e tė htstorisė nė Malėsitė e Veriut, Si eksplorator, gjurmues i etnokulturės nė mjedtset fshatare tė shoqė¬risė malėsore, i ka tė pakėt shokėt. Puna e tij nė kėrkime u ngjanė rrjedhave ujore tė nėndheshme, qė ashtu nė heshtje, nė mugėtirėn e thellėsive shkėmbore, u japin jetė gurra¬ve e krojeve tė luginave e shpateve mes malesh e pyjesh.

Xhemal Meēi u lind nė Kabash tė Pukės mė 1936; qė nga viti 1954 e kėtej banon nė qytetin e Pukės, Ka mbaruar arsimin e lartė nė specialitetin gjuhė shqipe, letėrsi dhe histori. Gjithnjė ka kryer detyrėn e arsimtarit nė shkolla tė rrethit tė Pukės, Qė kur ka mbaruar arsimin e lartė e kėtej merret me hulumtime nė lėmė tė historisė; tė etnologjisė e tė folklorit kryesisht nė Pukė, nė Mirditė; nė Malėsi tė Gjakovės, nė Pult e nė vise tė tjera tė malėsive tė Veriut; kėshtu po ijep dt jes albantstike punime me vlerė, Ka qenė pėr njė kohė (1969-1975) kryetar i Kėshillit Shkencor tė Shoqatės Shkencore tė Arsimtarėve tė rrethit tė Pukės ku u ka dhėnė g;allėri jetės e veprimtarive shkencore e kulturore nė kėtė rreth, Ėshtė frymėzues e organizues i shumė veprimtarive tė kėtij lloji, Ka qenė ideator e organizues kryesor i botimit tė pėrmbledhėsit “Puka dhe Shkolla”, nė disa vėllime, me kontributet hulumtuese tė intelektualėve tė atij rethi. Ka drejtuar dhe organizuar mbledhjen e materialeve burimore e tė dokumentacionit tė shkruar pėr traditat historike, atdhetare e tė etnokulturės sė krahinės sė Pukės nė masėn rreth 1500 faqe, tė sistemuara nė 13 vėllime, tė depozituara nė Muzeun Historik dhe nė Bibliotekėn e Pukės, Punės sė tij i pėrket edhe njė pjesė e historisė sė Pukės me rreth 180 faqe dorėshkrim, Nga ky njeri i kėrkimeve shkencore Janė mbledhur g;atė viteve 1968-1983 4 vėllime me kėngė popullo¬re: kėngė htstorike, tė punės, dasme, erotike e tjerė; rreth 600 faqe, Ka shkruar dhe puni¬me kushtuar rapsodit tė Kabashit, Artistit tė Merituar Prendush Gega.

Bashkė me to si shtesė ka mbledhė e sistemuar tėrė kėngėt e krijuara e tė kėnduara nga ky rapsod, ashtu si edhe kujtime, anekdota e gazmore nga jeta e tij; tė g;ttha kėto tė sistemuara nė dy vėllime, rreth 400 faqe, tė pėrgatitura pėr botim (punė U-vjeēare), Kėrkimeve tė ttj u pėrkasin edhe 12 vėllime me materiale tė natyrės etnologjike e historiko-kulturore, gjurmuar, mbledhur, sistemuar e daktilografuar, punė eksplorimesh nė Pukė; nė Malėsi tė Gjakovės e nė Mirditė; depozituar nė Arkivin e Institutit tė Kulturės Popullore nė afro 1500 faqe, Mbi 2000 faqe tė tjera i ka tė pasistemuara, materiale tė radhitura nė disa fletore, Nė kėrkimet e !tj njė vend tė veēantė i ka kushtuar mbledhjes sė tė drejtės dokesore, kanune¬ve popullore, nė malėsitė e Pukės, tė Mirditės, tė Pultit, tė Malėsisė sė Gjakovės, siste¬muar nė 10 vėllime, nė Arkivin e Institutit tė Kulturės Popullore nė Tiranė; rreth 1500 faqe, Mbėshtetur nė kėrkimet e ttj nė terren dhe nė hulumtimet nė literaturė e nė arkiva, ka shkruar njė rradhė punimesh shkencore e i ka botuar nė shtypin shkencor e kulturor, si nė: “Kultura Popullore”, nė “Etnografia Shqiptare”, nė “Revista Shkencore”, nė “Ēėshtje tė Folklorit shqiptar”, nė “Puka dhe Shkolla”, nė “Shkodra nė shekuj”, nė “Drita”, nė “Rilindja” e kėshtu me radhė, Gjatė kėtyre 30 vjetėve tėfundit ka marrė pjesė me kumte¬sa nė 47 veprimtari shkencore, si: sesione shkencore, simpoziume, konferenca e kongrese (tė profilit shkencor) ku ka dhėnė kontributin e tij me shumė vlerė nė shpalosjen nė dritė tė dijės, tė vlerave mė tė mira tė traditave etnokulturore tė popullit tonė.


                 Xhemal Meci


Veprimtaria kėrkimore shkencore e kėttj studiuesi ėshtė shumė e gjerė, Tė duket si e pabesueshme qė ky njeri t'i ketė bėrė tė tėra kėto hulumtime, t'i ketė sistemuar e daktilo¬grafuar me duart e tija. Pėr mė tepėr, ky jetonte nė Pukė; mes malėsive, me punė nė fshatra larg shtėpisė e nė kushte jetese e tė punės mjaft tė vėshtira, veēse pranė popullit prej tė cilit ėshtė ushqyer nė kėto kėrkime,

Nga njerėz tė politizuar tė diktaturės ai pati edhe pengesa nė punėn e tij kėrkimore¬shkencore, Biografia e tij me “cen” e ndoqi prapa kudo, Megjithėse ia dinin zotėsitė e tij nė fushėn e hulumtimeve, nuk ia krtjuan kushtet e duhura pėr kėrkime, Pėrkundrazi e transferuan 13 herė sa nė njė vend nė njė tjetėr nė fshatra e vende tė vėshtira, Kur mė 1981 Instituti i Kulturės Popullore e inkuadroi Xhemal Meēin nė ekipin e hulumtimeve e tė botimit tė sė drejtės popullore shqiptare nė disa vėllime, drejtuesit partiakė tė rrethit tė Pukės e penguan duke u nisur nga “cenet” biografike, Po ky njeri mendjendritur nė ato kushte tė vėshtira e pėrmes sa e sa pengesash e vazhdoi punėn, Vėshtirėsitė nuk e mpo¬shtėn, Dashuria pėr popullin, pėr Pukėn e tij, pėr njerėzit, pėr Atdheun e bėnė atė tėfuqi¬shėm, e kurorėzuan atė fitimtar nė kėrkimet shkencore,

Nė interesat shkencore tė kėtij studiuesi njė vend tė veēantė, ndoshta nga mė theme¬lorėt, zunė kėrkimet nė fushė tė etnologjisė juridtke shqiptare, pasqyruar nė mbledhje tė normave kanunore dhe, nga ana tjetėr, nė punime shkencore sintezė pėr aspekte tė veēanta tė kėsaj sė drejte popullore, nė variantet e zbatuara nė Malėsitė e Veriut, si: Pukė, Mirditė e mė tej. Vepra qė i paraqitet dijes shqiptare nga ky autor ėshtė frut i njė pune shumė vjeēare, duke filluar qė nga viti 1968, nė mbledhje, sistemim e kodifikim tė normave dokėsore tė Kanunit “tė Lekė Dukagjinit”, ashtu si ėshtė zbatuar nė krahinėn e Pukės,

Krahina e Pukės, ashtu si dhe Mirdita e Luma, bėn pjesė nė Dukagjinin mesjetar, pra dhe e drejta dokesore u pėrgjigjet traditave tė kėsaj treve, Po siē dihet, ēdo krahinė krahas anėve tė pėrbashkėta me krahina tė tjera mė tė afėrta a mė tė largėta, ka dhe elementė tė veēantė nė pėrkim me organizimin shoqėror tradicional krahinor tė pėrgjithshėm, nė pėrkim me popullsinė; nė pėrkim me burimet ekonomtke, nė pėrkim me konfiguracionin gjografik, natyror e klimatik, krahinė mė e mbyllur a mė e hapur ndaj ndikimeve tė krahinave fqinje e sidomos tė qendrave urbane, tė qyteteve me njė forcė rrezatuese mė tė fuqishme, Puka ndodhet nė njė arterje rrugore ndėrballknike qė shkonte nga Shkodra, nė Pukė, nė Prizren, nė Tetovė, nė Shkup e kėshtu deri nė Selanik e Stamboll nė antikitet e gjatė gjithė Mesjetės, Kjo rrugė e mirėnjohur si mjet i fuqishėm komumkimi ekonomik e kulturor, doemos, nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr ka ndikuar nė formimin e evolucionin e veēanėsive tė saj. Rruga e ka bėrė diēka krahinė tė hapur, po terreni malor e tepėr i pėrthyer, po kėshtu dhe kushtet histortke qė e kanė vėnė gjthnjė nė pozita mbrojtėse, kanė kushtėzuar njė mbyllje tė dukshme tė saj. Nė kėto rrethana janė ruajtur relikte e institucione tė njė kohe tepėr tė herėshme, nė kėtė mes dhe veēori arkaike e mirėfilltėsore tė sė drejtės popullore shqiptare, me fizionomi tipike krahinore,

Libri Kanuni i “Lekė Dukagjinit”, Varianti i Pukės, i studiuesit Xhemal Meēi, punuar me kujdes e me seriozitet shkencor, na zbulon mjaft tė panjohura pėr Pukėn e na sqaron mė tej veēori tė sė drejtės dokesore shqiptare nė pėrgjithėsi, Vepra na paraqet njė tėrėsi normash tė sė drejtės popullore, pėr tėrė aspektet e jetės e tė organizimit shoqėror. Njė hyrje e autorit sqaron mirė karakteristikat e krahinės sė Pukės me dukuritė historike e etnokulturore tė saj, si shtrat i vjetėr i kėtij varianti tė sė drejtės dokesore shqiptare. Praktikat e zbatimit tė normave kanunore, tė vėna si ilustrime nė fund tė librit, e pasu¬rojnė mjaft kėtė tė drejtė me ngjyrat e saj lokale, Dukuritė e ndryshme dokesore bėhen dhe mė tė qarta pėr lexuesin, pėr specialistin e veēantė tė etnologjisė juridike shqiptare,

Mund t'i lind dikujt mendimi se, me qė ėshtė botuar njė herė Kanuni i “Lekė Dukagjinit” nga Shtjefen Gjeēov-Kryeziu; variantet e ndryshme, tė mbledhura mė vonė nė trevėn e Dukagjinit mesjetar nuk kanė vlerė tė dukshme mirėfilltėsore, Jo, pėrkundrazi, kėto vepra e pasurojnė mė tej dijen tonė nė fushė tė sė drejtės popullore, Nė rastin konkret, Varianti i Pukės mbledhur, sistemuar e kodifikuar nga Xhemal Meēi ka vlera tė posaēme tė njė vėshtrimi krejt origjinal dhe ja pse:

1. Krahina e Pukės nuk ka qenė ndonjėherė qendėr e njė mbledhje shterruese tė sė drejtės dokėsore me veēoritė e saj lokale, as nga Gjeēovi; as nga mbledhės tė tjerė; ndonėse kjo nuk ka mbetur jashtė vemendjės sė hulumtuesve tė ndryshėm tė kėsaj sė drejte popullore. Pra janė zbuluar jo pak elemente e praktika kanunore tė panjohura mė parė,

2. Nė ēdo krahinė ku janė bėrė hulumtime ka dhe plot norma kanunore tė pambledhu¬ra, ose tė mbledhura nė mėnyrė tė zbehtė; tė mangėt e tė paqartė. Ēdo mbledhje e re bie me vete dhe vlera tė reja, tė panjohura mė parė, mbėshtetje pėr punė studiuese nė rrafsh krahasues ndėrkrahinor e mbarėkombėtar. Sa mė shumė dėshmi nė rrafsh tė gjerė gjeografik aq mė shumė vėrtetėsi nė argumenta, nė analiza e nė deduksione do tė kishte. 
   .
3. Shpesh herė nga mbledhės tė ndryshėm tė normave kanunore ka pasė pasaktėsi, po dhe njė bashkim mekanik tė normave kanunore thjeshtė tė traditės me ndikimet e ndry¬shme tė ligjeve shtetėrore a tė kanon eve tė religjioneve tė ndryshme, si fe monoteiste, tė organizuara. Kjo mbledhje i sqaron mė mirė dhe mė qartė gjėrat e dyshimta e lajthitjet,

4. Meritėn mė tė madhe e kanė ata qė mblodhėn e studiuan tė parėt kėtė tė drejtė popullore shqiptare, Nga kjo punė e madhe e bėre prej tyre u krijua njė pėrvojė, por dhe metoda e punės hulumtuese ka ecur pėrpara, pėr t'u mbledhur, pėr t'u kuptuar e pėr t'u shpjeguar nė njė rrugė mė bashkėkohore. Gjykimet e sotme nuk janė si njė shekull mė parė. Mandej kėto norma kanunore vėrehen nė evolucion, nė njė kėndvėshtrim tė sė sot¬mes, me tėrė ndryshimet, humbjet e risimet qė kanė pėsuar. 5, Autori i kėsaj vepre, si bir i denjė i krahinės sė Pukės, e ka studiuar e njohur atė nė imtėsi nė rrafsh historik e etnologjik, me dashurinė e vendlindjes sė tij: si njė identitet kulturor. Ka njohur psikologjinnė e virtytet e njerėzve tė atij vendi, Si rrjedhojė, si askush tjetėr, ka mundur tė mbledhė njė material tė gjerė e tė shumėanshėm pėr atė krahinė, Ka mundur tė hyjė thellė nė shpirtin e popullit, nė doket e traditat e tij e t'i nxjerrė ato nė dritėn e dijes. Atė qė ata njerėz e paraardhėsit e tyre, tė afėrm e tė largėt, kanė krijuar, ruajtur e zhvilluar nė shekuj  me njė prakticitet e menēuri tė ēuditėshme, ky studiues e mblodhi e ia dha dijes albanistike.
Tė rejat qė sjell kjo vepėr nė trajtimin e normave kanunore, ndryshe nga botimet e mėparshme, janė tė shumta, po ne po Sjellim kėtu disa prej tyre:

1, Familja nė Variantin kanunor tė Pukės ėshtė trajtuar gjėrėsisht, me tėrė veēoritė lokale, me lidhjet farefisnore e njėsitė etnologike mė tė vogla tė kėsaj krahine, Trajtohen farefisnitė nė Pukė dhe nėndarjet e vėllazėrtve, orgamzimi familjar me shtėpitė e mėdha e nė zė dhe me shtėpitė e vogla, Janė pasuruar shumė nenet e ka dhe 15 nene shtesė nė krahasim me Kanunin e “Lekė Dukagjinit” tė Gjeēovit, Jepet rreshtimi i bajrakėve dhe i fiseve tė Pukės sipas rėndėsi¬sė sė tyre, pėrcaktuar me norma kanunore. Sipas traditės sė Vjetėr tre fiset e mėdha kanė qenė: i Kabashit, i Thaēit, i Berishės; Pastaj vine 5 fise tė vegjėl: i Qerretit, i Dushit, i Mgullės, i Kėēirės, i Midhės. Fiset e tjera tshin tė vogla e tė shpėrndara, Vėrehet njė shkallė gjerarqike tepėr e pėrcaktuar nė gruptmet farefisnore e pozitėn e tyre nė jetėn shoqėrore,

2, Njė vend me rėndėsi ka zėnė kujdestaria pėr jetimėt, duke u trajtuar shumė mė gjėrė se nė shkrimet e mėparėshme: jetimi nė familje, nė kushrinj, te daja apo nė fqinj; ėshtė pėrcaktuar nė mėnyrė krejt tė re, ndryshe nga mbledhjet e mėparėshme, pozita e jeti¬mit nė lidhje me pronėn, nė shtėpinė e babait tė tij ku ka tė drejtė trashėgimie, mbi tokė e truall, natyrisht, vetėm kur ėshtė djalė,

3, Me material tė shumtėn krejt tė ri e tė panjohur mė parė ėshtė trajtuar miku, me detyrat e tė drejtat e tij. Jepen 7 nene tė reja pėr mikun e shoqit, pėr mikun nė festė, nė gosti, nė dasmė; nė mort. Janė trajtuar detyrat e mikut ndaj mikpritėsit, tė patrajtuara nė variantet e botimeve tė mėparėshme,

4, Kisha dhe xhamia nė pozitėn e tyre shoqėrore nė Pukė nuk kanė ndryshime, Ato kanė bashkėjetuar si institucione tė jetės shpirtėrore pa pasur dallime kanunore midis tyre,

5. Orgamzimi i fisit, i katundit, i bajrakut, i dheut, i mbarė krahinės, me pleq me krenė; me bajraktarė dhe zotni, pasqyruar gjėrėstsht nė kėtė vepėr, pėrbėn njė arritje me rėndėsi nė plotėst'min e “Kanunit tė Lekė Dukagjinit” me 23 nene shtesė pėr karakterin lokal tė kėsaj sė drejte dhe pėr vlerat e saj me rėndėsi mbarėkombėtare, Jepet radha e baj¬raqeve, sipas normave tė kanunit, nė kuvend, nė luftė; nė ndeje,

6, Janė trajtuar gjerėsisht, me nene tė veēanta, marrėdhėniet e lidhjet fqinjėsore, sipas grupimeve gjeografike, pa marrė parasysh lidhjet e gjakut, Pra njėsia territoriale nė orga¬nizimin si katund a bajrak merr kėtu njė vlerė tė posaēme si shprehje e njė zhvillimi sho¬qėror tė jetės sedentare, si bashkėsi fshatare tė lira, nė kundėrshtim me mendimin e gabuar tė orgamzimit primitiv tė rendit fisnor endacak,

7, Nenet pėr marrėdhėniet ekonomtke janė njė arritje tjetėr e re nė Variantin Kanunor tė Pukės, Ato janė trajtuar gjerėstsht me 76 nene, ndryshe nga botimet e mėparėshme, tė cilat kėto dukuri i kanė paraqitur me mangėsi, Kėtu janė trajtuar udhėt dhe shtigjet, bujti¬na e dugaja, ndarja e shtėptsė, shitblerja a dhėnia e tokės me fitim e ndėrrim (tramt), punėtori hua, me pagė ose dhe pėr borgj; dėmi dhe dėmet, 8, Mbrapshtinat kundėr jetės me vrasjet e pėrdhunimet, si edhe gjakmarrjet, pajtimet e gjaqeve dhe masat kanunore tė parandalimit tė vrasjeve zėnė njė vend tė rėndėsishėm e me njė trajtim tė gjerė e me veēori lokale,

9, Janė dhėnė mbi 90 praktika tė zbatimit tė normave kanunore qė konkretizojnė kodifikimin e bėrė nga autori, Pėr kėtė ka marrė tė dhėna nga mė tepėr se 200 persona, Kėto kanė njė rėndėsi tė paēmueshme nė vlerėsimin e veēorive tė kėsaj sė drejte, elemente tė panjohura nga mbledhėsit e mėparėshėm,

10, Rreshtimi i pjesėve e i krerėve, i neneve, ėshtė bėrė gati krejt i ri: i mbėshtetur nė njė metodikė klasifikuese shkencore bashkėkohore,

Vepra Varianti Kanunor i Pukės pėrbėn njė arritje tė shėnuar nė shkencėn e etnologji¬sė juridike shqiptare, pėr materialin e gjerė qė i jep nė dorė lexuesit tė thjeshtė e speciali¬stit studiues tė dukurive tė kėtij lloji, pėr sistemimin e tij me kritere bashkėkohore, pėr sqarimet e interpretimet qė autorzi jep nė hyrje e nė shėnime tė ndryshme,



Prof, Dr, Mark Tirta