A botohet letersi Shqipetare nė Shqiperi

A botohet letersi Shqipetare nė Shqiperi
Nga Petrit Nika

1. - Ėshtė pyetje qė ėshtė bėrė rėndom kėto vitet e fundit nė rrethet letrare shqiptare, kėtej dhe matanė kufirit. E pra, ē'bėhet? Pėrgjigjia ėshtė dhėnė gjithmonė nga ata qė e kanė bėrė vetė pyetjen. Tė njėjtėn gjė po bėjmė sot edhe ne nė kėtė shkrim. E vėrteta ėshtė se nė Shqipėri botohen libra, botohet edhe letėrsi, bėhen panaire, bėhen promovime, jepen vlerėsime pėr filanin apo filanen, qoftė pėrmes parathėnieve apo pasthėnieve, qoftė pėrmes gazetave, qoftė pėrmes fjalės sė rastit nė promovime. E vėrteta ėshtė se edhe libraritė janė mbushur plot me autorė tė vendit e tė huaj; e vėrteta ėshtė se edhe libri ende ka blerėsit dhe dashamirėsit e vet - ndaj edhe botohet. Parė vetėm me kaq, ēėshtja s'ka asnjė arsye pėr t'u qarė. Normalisht qė libri duhet tė ekzistojė, pavarėsisht invazionit kozmik tė teknologjisė dixhitale e audio-vizive, libri duhet tė botohet dhe tė promovohet, libraritė duhet tė jenė plot me libra, se nė fund tė fundit ato janė shtėpitė e librit. Po ku qėndron problemi atėherė? Problemi apo mė saktė problemet qėndrojnė nė disa pika, madje tė forta, tė cilat e vėshtirėsojnė integrimin e kulturės shqiptare nė shekullin e XXI-tė.

2. - Sė pari, tek ne, industria e prodhimit tė librave bie erė krupė. Mėnyra e botimit, e promovimit tė tyre dhe e pėrcaktimit tė "arritjeve tė papara" tė bėn tė zėsh hundėt. Marrėdhėnia e krijuesit tė librit me shtetin s'ekziston, ngase pėr sytė e shtetit apo mė saktė tė sektorėve tė shtetit qė duhet tė pėrkrahin nismėn krijuese, krijuesi s'ekziston. Shteti ecėn pėrpara me rrokopujėn e tij tė halleve jetike, kurse letėrsia po ashtu pėrpiqet tė ekzistojė diku, s'ka rėndėsi se ku - tė paktėn diku nė periferinė mė tė largme tė gjėrave. In media res* jo se jo, por tė paktėn diku nga fundi. Pėr kohėn qė ka ardhur edhe kaq s'ėshtė pak. Libri nga fundi. Autori nga fundi. Letėrsia e fundit. Pikė. Nga ana tjetėr hiqemi sikur i mbajmė sytė nga Evropa! "Pėr kėtė ėndėrr paskam luftuar?"** - thotė krijuesi shqiptar me vete ēdo ditė dhe pėrdridhet nga ofendimi si qen i rrahur. Shtėpitė botuese janė po ato, marrėdhėniet e tyre me krijuesin s'ndryshojnė nė shekuj tė shekujve - paguaj lekė tė tė nxjerr libra dhe hajt, thyej qafėn! Kaq ėshtė shpenzimi, kaq mė takojnė mua - nė ta mban hajde se, helbete, punė duam.

Pėr nivelin artistik, pėrjashtuar botimet Max, tė cilat e trajtojnė autorin dhe me honorar, shtėpitė botuese nė Shqipėri as qė gjykojnė se duhet vėnė ndonjė kriter. Pėr tė botuar njė libėr, nėse ky mund tė quhet kriter, ėshtė fakti nėse ke apo s'ke tė paguash. Mirėpo jo tė gjithė ata qė kanė tė paguajnė kanė kritere tė mjaftueshme pėr t'u botuar. Megjithatė ata botohen, madje pėr ta shkruhen recensione nga dr.-tė e shkencės shqiptare, botimet e tyre gjejnė pasqyrim nė masmedia, promovimet e tyre kthehen nė tubime tė vėrteta, ku kėta dr.-tė e famshėm vulosin "suksesin" e padiskutueshėm tė autorit, si njė ndėr sukseset mė tė mėdha qė ka njohur letėrsia shqipe nė tė gjitha kohėrat. Po kėta, mandej bėrtasin duke akuzuar tė tjerėt (diku andej rrotull ndonjė Firdus qė rri i heshtur, me ndjesinė krupėndjellėse tė shkaktuar nga lajkat bajate) se s'dinė tjetėr veē tė bėjnė retorika. Ē'mjerim! Retorika! Ē'modele tė shėmtuar! Dhe janė pikėrisht ata qė duhet ta japin tė parėt modelin sesi duhet shmangur nė kėto raste retorika, sesi mund tė formulohet nė mėnyrė sa mė lakonike vetė sinteza vlerė-pėrcaktuese. Nė kėto kushte pėr krijuesin sqimatar e ardhmja e letėrsisė bėhet e dyshimtė, rrugėt qė tė ēojnė pėr nė Ostia Domus*** kutėrbojnė nga feēe dhe shirat retoriko-miklues tė fjalėve.

Kurse ata qė s'kanė mundėsi tė paguajnė kridhen nė dilema dhe plogėshti. Ata s'kanė asnjė arsye logjike pėr t'u mbajtur mė kurajozė si dikur. Indiferenca e shtetit, indiferenca e botuesve, indiferenca e botės shkėlqimtare tė biznesit, indiferenca e vetė fatit tė tyre nopran i ka shkurajuar dhe i shkurajon pak e pak, pothuaj ditė e pėr ditė. Shtoju kėtyre dhe arrogancėn prej fodullėsh tė njė pjese tė "kolegėve" tė tyre me mundėsi optimale pėr t'u (vetė)botuar. Tamam, si nė nazizėm. Sipas motos naziste: "Kush ėshtė i dobėt, s'e meriton tė jetojė."

Parė nga ky prizėm, pa ekzagjerim, prej vitesh bota shqiptare ėshtė shndėrruar nė njė Aushvic pėr Letėrsinė. Po qe i dobėt, - pa para, i dobėt je gjithmonė, (populli ynė ka dhe njė thėnie pėr kėtė: "Sa tė bėn xhepi, aq tė bėn gjaku"), - zėri yt ėshtė zėri i eremitit nė shkretėtirė, ndėrsa ti je i destinuar tė thėrrasėsh e tė presėsh pafundėsisht me insistimin tėnd prej tė marri, me shpresėn e vakėt se dikush do tė kujtohet ndonjė ditė, dhe si fund i sigurt tė pret vetėm shuarja nėn peshėn e viteve, nėn peshėn e derteve e tė fatkeqėsive, pėr t'u harruar diku nė kthinat mė tė errėta tė Perandorisė sė Tartarit.

3. - Ėshtė bėrė traditė dhe pas peripecive tė (vetė)botimit, autori shqiptar ngre thesin e librave nė kurriz dhe baret qoshe mė qoshe tė qytetit e tė fshatit, nėpėr librarira e nėpėr shkolla, nė kėrkim tė lexuesit. Ky ėshtė injorimi tjetėr i madh qė i bėhet atij. Institucionet tona kulturore s'e vėnė re kėtė fenomen. Meqenėse etja pėr tė botuar i ka rrėmbyer tė gjithė, qė nga nxėnėsi njomėzak i 9-vjeēares e deri tek ish-luftėtari i LANĒ - it tė viteve "40, - edhe vetė lexuesi tashmė nė njėfarė mėnyre, i ka shkelur syrin librit shqiptar me shejtanllėk dhe maezallah se i qaset! Librit tė huaj po. Tė jesh autor (i mirė) shqiptar, duhet tė jesh i lumtur tė tė shiten pa ndėrhyrje maksimumi 400 a 500 kopje. Pėr mė tepėr mos prit. Kaq nuk ėshtė pak. Sidomos kur je njė autor shqiptar. Poezinė, tė thonė, mos e nxirr fare nė vitrinė. S'ti qaset njeri! Pallavra tė kota ato qė thuhen pėr poetėt. Pallavra tė kota ato qė thonė vetė poetėt. Me kėto fjalė e presin krijuesin shqiptar kur e zbraz thesin e tij nė tryezėn luksoze tė vendit ku shitet libri. Domethėnė nė librari.

4. - Shkurt, kėto janė disa nga shumė probleme qė po e degjenerojnė veprimtarinė intelektuale tė krijuesit sot. Duket se pėr librin ende s'ka ardhur dita. Libri duhet tė presė. Autorėt tė mos mėrziten. Dhe sidomos tė mos bėhen tė bezdisur! Siē dihet, njė tribunė e vėrtetė e shqetėsimeve tė tyre, ka qenė pėr vite me radhė gazeta kulturologjike "Fjala" e Agron Tufės, por tani qė ka pushuar dhe ajo sė qeni si e tillė, krijuesit rrinė si nė kllapi. Kėtė gjė e theksoi me forcė edhe shkrimtari Zija Ēela, po tek kjo gazetė ("Shekulli" - shėn. P. N.), disa muaj mė parė. Ndėrsa tė kundėrtėn gjė sot bėjnė grafomanėt; ata janė rigrupuar e rigjallėruar mė mirė se asnjėherė tjetėr. Ėshtė tamam dita e tyre. Kur heshtin bilbilat, kėndojnė gjinkallat. Dhe s'thua dot se s'botohen libra, s'thua dot se s'bėhen panaire, promovime, vlerėsime, "pėrparime"…, ehu!, letėrsia ėshtė e lehtė; atė mund ta bėjė kushdo. Mjafton tė njohėsh alfabetin, tė mos jesh keq nga xhepi, pa tė vjen vetė kėsmeti!

_______________
* (lat).- nė mes tė gjėrave
** vargje tė poetit spanjoll, Hose Anhel Valente
*** nė Tempull, nė Shtėpinė e Zotit