Mbi Kanunin e Lek Dukagjinit tė praktikuar nė Pukė

Mbi Kanunin e Lek Dukagjinit tė praktikuar nė Pukė
Nga Xhemal Meēi

Veēoritė gjeografike

Puka si krahinė gjeoetnologjike shtrihet nė pjesėn qendrore tė Shqipėrisė Veriore: pėr gjatė krahut tė majtė tė Drinit, qė nga Ura e Vezirit e Fusha e Dukagjinit nė lindje dhe deri nė afėrsi tė grykėderdhjes sė Gomsiqes nė perėndim. Nga jugu e ndajnė me Mirditėn kreshtat malore: Maja e Runės, Thirra, Maja e Roshit, Bjeshkėt e Tėrbunit etj.

Brendėsia sipėrfaqėsore e Pukės pėrshkohet nga ujėderdhje tė shumta, qė burojnė prej vargmalesh, tė ndėrprerė mes tyre me lugina tė thella e qafa tė ngushta, me fshatra tė vegjėl e tė shpėrndarė, duke formuar, kėshtu, brenda krahinės tre grupe tė mėdha ndarjesh gjeografike: Pukė; Iballė, Mahi (Spas), brenda tė cilave dallohen ndarje mė tė vogla, si: Ana e Drinit, Ana e Udhės, Bregu i Gominės, Ana e Malit (Puka); Brigjet, Fusha e Iballės dhe Rruga e Madhe (Iballja); Bregu i Srriqes, Brigjet e Dukagjinit (Malizi, Spasi).
Popullsia ėshtė e besimit katolik (afro 80%) dhe mysliman (rreth 20%), por gjithmonė nė fqinjėsi tė mirė, vėllazėrore. Klima ėshtė me dimra tė ftohtė dhe reshje tė shumta (me 2020 mm). Temperatura mesatare e tė ftohtit ėshtė - 3 gradė C.. Mė e ulta arrin deri nė - 24 gradė C. Mesatarja e tė nxehtit nė verė arrin nė + 20 gradė C. Mė e larta arrin deri nė + 39 gradė C.
Bora zgjat deri nė prill. Mė 29-30 Mars 1995 nė qytetin e Pukės ra deri nė 85 cm borė. Prandaj, thuhet se nė Pukė ka 6 muaj dimėr. Megjithatė, qyteti i Pukės, qendra administrative e Rrethit, pėr verė ka klimė bjeshke gjė qė e favorizon rrafshnalta ku ngrihet (835 m mbi nivelin e detit), pishat qė e rrethojnė, dy ujėmbledhėsit nė afėrsi, ajri shumė i pastėr.

Me gjithė terrenin shumė tė thyer dhe dim rat e ashpėr, pozicioni i favorshėm gjeo¬grafik e ka shndėrruar kėtė krahinė nė tė gjitha kohrat nė njė ndėrlidhėse tė ultėsirės bregdetare tė Adriatikut dhe tė qyteteve Lisus e Skodra (Lezhė e Shkodėr) me Dardaninė12 (Kosovėn), Maqedoninė Veriore dhe deri nė Brigjet lindore tė Danubit. Prandaj, qysh nė lashtėsi nėpėr krahinėn e Pukės do tė kalonin njė rrjet i tėrė shkurto¬jash13 qė i pėrkisnin Udhės kryesore Verilindore tregtare e ushtarake, nėpėr tė cilėn do tė lenin gjurmė tė gjitha ngjarjet kryesore historike tė kohėve.

Prania e kėsaj udhe me rėndėsi ndėrkrahinore e ballkanike u bė burim edhe pėr vet emrin e Pukės; si vendbanim, si rrethinė dhe si krahinė-publiea (via): Pukė.

Kushtet historike

Nė Lashtėsi Puka pėrfshihej brenda trevės veriore tė fisit ilir pirust, i njohur si shkri¬rės dhe pėrpunues metalesh. Zhvillimi ekonomik gjatė Antikitetit dhe Mesjetės i dhanė shkas zhvillimit tė jetės qytetare me qytetet a qytezat, si: Ad Picaria, Pukae, Shqeli, Delmace, Gralisht, Iballe, Crevenum (Spas), Sarda (Shurdhahu) etj.

Nė shek. VI - VIII bėhet e njohur “Kultura e Komanit” nė Delmace, njė kulturė materiale qytetare arbėrore mesjetare tė njė ekonomie tė zhvilluar zejtare vendase nė njė mjedis bashkėsie fshatarėsie aktive.
Nė kėtė zhvillim ekonomik dhe qendrat urbane, ndėr shekuj ėshtė e lidhur edhe prania e njė rrjeti institucionesh tė rėndėsishme tė kultit tė krishter e mė vonė islamik., si peshkopatat nė Delmace; Sarda, Dukagjin (Spas) dhe Abacia e Shėn Palit nė Kabash, Xhamia e Pukės, Xhamia e Dukagjinit dhe Teqja e Simonit (Spas).

Nė shek.XI-XIlI krahina e Pukės pėrfshihet nė principatėn e Veriut, tė Centės; kurse brenda vendit nė trevėn krahinore ”Pulatum”.

Mė pas, Puka bėhet njė nga krahinat kryesore tė principatės sė Dukagjinėve, por pa i humbur tė gjitha lidhjet e mėparshme me trevėn veriperėndimore tė vendit, pra, me Pultin, gjė qė shprehet: nė veshėn pultake, ciklin e kreshnikėve, lahutėn, kuvendet, si edhe lidhjet fisnore.

Rritja e forcimi i prineipatės sė Dukagjinėve mbi njė trevė tė gjerė, ku hynin: Puka, ¬Mirdita, Luma, Hasi, Rrafshi i Dukagjinit, Zadrima etj, dhanė shkas pėr njė zhvillim tėj mėi:ejshėm"ė1{onom1k tė pėrbashket dhe, mbi kėtė themel, u shtuan mundėsitė pėr njė unitet mė tė gjerė tė kulturės materiale, shoqėrore dhe artistike. Ky unitet i gjithanshėm u shpreh pėr disa shekuj me emrin e pėrbashkėt Dukagjin, gjithashtu, u shpreh gjerėsi¬sht nė tė drejtėn e pėrbashkėt kanunore, tė njohur me emrin “Kanuni i Lek Dukagjinit”.

Princi Lekė Dukagjini (Leka III) qe bashkėkohės i Skėnderbeut dhe vazhdues i luftės mbrojtėse antiosmane, sidomos nė mbrojtje tė qyteteve: Krujė e Shkodėr. Dhe sė fundi, u kthye nė Shqipėri pėr tė marrė pjesė nė drejtimin e Kryengritjes sė vitit 1481. Tė gjitha kėto e bėnė Lekė Dukagjinin (Lekėn III) njė personalitet historik tė nderuar nė kujtesėn e popullit, sidomos nė Trevėn e Dukagjinit Mesjetar, ku ka sunduar. Prandaj ēdo ngjarje historike, ēdo traditė tė asaj kohe malėsorėt e lidhin me emrin e Lekė Dukagjinit; siē shkruan edhe M. E. Durham: “Nė Malėsi." ligje, dokja, shprehia, tė gjitha i atribuoheshin Lekės”, Po kėshtu edhe ēdo kėshtjellė mesjetare nė krahinėn e Pukės e mė gjerė mbajnė emrin e pėrbashkėt, atė tė Lekė Dukagjinit, pavarėsisht se kush mund tė ketė qenė sundimtari i saj; si p.sh. Kalaja Leks nė Kabash, kalaja Leks nė Mico, Kala Leks nė Breg, Kalaja Leks nė Flet, Kulla Leks nė Pap (Berishė), Kalaja Leks nė Dardhė, Kalaja Leks nė Vaspas, Kalaja Leks nė Shumri, etj. Pėr rrjedhojė edhe pse e drejta dokesore shqiptare, qė nė treva tė ndryshme u atribohet personaliteteve histo¬rike, si: Skėnderbeut, Lekė Dukagjinit etj. “duhet kėrkuar nė origjinėn dhe zhvillimin e tyre shoqėror e ekonomik gjatė shumė shekujve”, qė pėrbėjnė nėnshtratin e pėrbashkėt tė sė drejtės zakon ore e tė kulturės juridike tė kombit shqiptar.” Por, nė treva e krahi¬na tė ndryshme kjo e drejtė dokesore merr ngjyrim dhe element lokal duke dhėnė variante kanunore nga tė njė karakteri mė tė pėrgjithshėm deri nė ato tė njė karakteri mė tė ngusht krahinor, pamjen e tė cilėve, - siē shprehet Ēabej, - e jep edhe gjuha shqipe”. Nė kėto dallime lokale hynė edhe varianti kanunor i Pukės.

Si pėrfundim, emėrtimi i kėtij Kanuni me emrin e Lekė Dukagjinit duhet parė si njė pėrkushtim qė i bėhet kėtij personaliteti, duke i dhėnė emrin e tij nė shenjė nderimi pėr ta. Por, njėkohėsisht duhet parė edhe si njė mbėshtetje tek figura historike e Lekė Dukagjinit pėr vazhdimėsinė e sė drejtės dokėsore tradicionale bashkė me plotėsimet e bėra nga koha nė kohė pėrmes kuvendeve dhe sulleve, ku duhej tė pėrdorej me qėllim “formula magjike”: “Kėshtu e la Leka! Kshtu pleqnoi Leka! Kshtu e ka Kanuni i Leks! Kshtu pleqnohet me Kanu t'Lek Dukagjinit nė malet tona”. Prandaj pėrdorimi i emėrit tė Leke Dukagjinit nė tė Drejtėn Dokėsore tė Trevės sė Dukagjinit Mesjetar ėshtė mėny¬ra e hyjnizimit tė Kanunit, si edhe i figurės sė Lekė Dukagjinit nė botėn shpirtėrore tė malėsorėve tė kėsaj treve qė nė shekuj pėrfunduan nė njė bigėzim historik tė panda¬shėm. Atėhere, edhe Varianti Kanunor i Pukės nuk mund tė dilte jashtė emrit tradicio¬nal tė Lekė Dukagjinit. Pėr kėtė arsye vazhdon tė pėrdoret, por nė njė kuptim simbolik tė veēantė.

Publikimi nėpėrmjet tė kėtij libri i kėsaj tradite tė pasur juridike popullore shqipta¬re, kryesisht me shtrirje e zbatim krahinor, bėhet me qėllim tė ndriēimit tė asaj kulture tė pasur qė shėrbeu si themel dhe mjeti kryesor i zbatimit tė autonomisė vetqeverisėse krahinore tė Pukės pėr shekuj me radhė deri me Shpalljen e Pavarėsisė dhe formimin e Shtetit ligjor Shqiptar pas 1920-tės.

Ky Variant Kanunor pasqyron mė sė miri rolin e vet nė forcimin e unitetit tė popu¬llit dhe tė drejtimit e tė organizimit tė tij nė tė gjitha fushat e jetės. Nė veēanti kėtu pasqyrohet forca e Kanunit pėr tė ndaluar gjakderdhjen me gjakmarrjen nėpėrmjet zba¬timit tė parimit themelor: “Gjak pėr gjak e krye pėr krye e la Leka! Zotni a kren, plak a i rt; nė tė shtrume pėr deke' a nė bark tė sams, lavertar a bari “nja per nja” do tė peshohet e tė ēmohet»; me tė ndodhur vrasja Kanuni i vente fre me: “Ndoren! Ndermjecen! Amanetin! Besėn! Pajtimin! “Faljen e Gjakut”.

Kanuni shkonte deri aty nė kėtė frenim sa nuk e njihte Vetmbrojtjen. "Gjaku sjet pėr fa/- thot Kanuja. "Faji lahet me gjobe; gjaku lahet me gjak!”, ēdo faj sado i rand qoft, jet faj.” Qite pushkė, rae nė gjak!)

Prandaj, nuk ėshtė Kanuni ai qė ushqente gjakderdhjen me gjakmarrjen.

Gjakderdhja e gjakmarrja shkaktoheshin nga moszbatimi i Kanunit; nė Shtetin ligjor, nga moszbatimi i Ligjit pėr tė ndėshkuar ligjėrisht krimin dhe kriminelin.

Gjakun dhe dhunėn duhej t'i falte i zoti, i dėmtuari. S'i falte i zoti, ato mbeteshin “hapun”. Prandaj shoqėrisė shqiptare nuk duhej t'i mungonin shoqatat e komisionet e Pajtimit.

Varianti Kanunor i Pukės pėrbėhet nė kėtė botim prej dy pjesėsh: Pjesa e Kanunit dhe pjesa e praktikave kanunore.

Pjesa e parė ka tri ndarje: ndarja e parė, Rendi Shoqėror; ndarja e dytė, Rendi Ekonomik; ndarja e tretė, E Drejta Ndėshkimore. Gjithsejt tė tria ndarjet kapen nė 556 nene.

Pjesa e dytė ėshtė Praktika Kanunore e zgjedhur, qė ka qenė zbatuar nė shekuj deri nė fillim tė kėtij shekulli, e cila pėr vlerat qė pati ka mbetur nė kujtesėn e popullit deri nė vitet '60-'80.

Botimi hapet me Parathėnien dhe Hyrjen, tė cilat pėr t'i bėrė sa mė tė kuptueshme janė shoqėruar edhe me tri harta gjeografike.

Pėr ilustrim tė praktikave kanuno re janė sjellė edhe 8 faqe me fotografi. Libri mbyllet me Fjalorin, Treguesin analitik alfabetik.
Me kėtė rast pėrfitoj tė falenderoj tė gjithė ata qė mė dhanė ndihmesėn e tyre gjatė pėrpjekjeve tė mia pėr mbledhjen e materialit nė terren, pėr sistemimin, kodifikimin dhe pėrgatitjen pėr botim deri te reēensa: prof. Aleks Buda, prof. Alfred Uēi, prof.Androkli Kostallart; prof. dr. Mark Tirta, doc. Koēo Nova e Feti Gjilani, prof. Rrok Zojzi, prof. dr. Aleks Luarasz; dr. Abaz Dojaka, dr. Yllka Selimi; prof. dr.Jup Kastratz; juristėt Halil Kopani e Izet Hoxha, prof. Injac Zamputi e Kolė Luka, historiani e etnolo¬gu Pal Doēi etj. Nė veēanti falenderoj edhe Z. Schmed (Shmed), i ngarkuari me punė i Zvicrės a.i. nė Tiranė, i cili u tregua shumė pėrkrahės pėr mundėsimin e kėtij botimi.



Meritė pėr mbledhjen e materialit tė kėtij botimi kanė tė gjithė ata persona qė u tre¬guan mikpritės dhe tė gatshėm pėr tė treguar dhe shpjeguar gjithēka mbanin mend nga praktika e brezave tė tyre dhe sidomos tė atyre dyerve tė mėdha qė bėnin emėr nė prije e pleqni, nė besėlidhje e urti, si: Dizdari e Zotnia i Pukės, Zotnitė e Iballės, Kryeziut e agėt e Malitzi; Furrikajt, Demajt, Lluka e Koka nė Kabash; Mirakajt e Rama, Bajraktari e Pemati i Iballės; Dera e Bajraktarit dhe e Qerim Sokolit nė Bugjon; e Laēit nė Pukė dhe e Memės nė Buhot; e Prend Ukės, Dedė Markiēit, Ndue Dashit dhe e Ndue Zefit nė Berishė; Dera e Mus Alisė dhe e PemakėT,e nė Qerret; e Gerės nė Koman, Dera e Kol Mar' Vates dhe Geggjinajt nė Dush; e Dedės nė Kėēirė; Pal Marashit e Marash Markut nė Qelzė; Dera e Hoxhės sė Dukagjinit, e Bajraktarit tė Shikes, Jasharit nė Mgullė dhe e Zhubit nė Kalimash tė Malitzi; Dera e Veliajt dhe Kolė Nikė Alisė sė Pletit; e Zyber Hasanit nė Dedaj; e Aliajve nė Kryezi; Shpija Madhe nė Fushė-Arrėz, Shpija Cufa nė Micaj, Shpija e Haxhi Fetahit nė Spas, Zog Sokolit Arst dhe e Qerim Delisė nė Blinisht etj.

Tu kėrkojmė tė falur tė gjithė atyre qė mund tė shohin ndonjė mangėsi nė kėtė botim, sepse unė pasqyrova nga tradita e kulturės juridike aq sa mė lejonin mundėsitė dhe rrethanat. Kėshtuqė, vėrejtjet e secilit janė gjithmonė tė mirėpritura prej meje.


Ky material u shkėput nga hyrja e  librit “Kanuni i Lek Dukagjinit varianti i Pukes”tė studiuesit Xh. Meēi.