DARDHA VAUT I SHĖRBEN ME REND, FITIMET SIMBAS RENDIT

DARDHA VAUT I SHĖRBEN ME REND, FITIMET SIMBAS RENDIT
(Dardhė, prej kohėsh deri mė 1930)

Nga Xh. Meēi.

Katundi i Dardhės, Puke Vaun e Drinit e kishte bashkari. Kuvendi i Dardhės prej shumė kohėsh (qė s'mbahej mend) kishte vėnė kėtė sull pėr vaun e vet:

- “Vau, pjesė e 7 vėllaznive;
- Ēdo vėlla i shėrben nji ditė nė javė vaut;
- Shėrbimi nė va simbas rendit;
- Fitimet ēdo vllazni me pjesėtarėt e vet”.


   Burrat e Dardhes Mark Ndre Meta, Lush Z. Gjergji, Prend M. Zeqa,
         Nikoll Nd. Matoshi, ne mes Xhemal Meci, foto e vitit 1969.


   Marash Deda i Drdhes dhe Xhemal Meci, Dardhe 1979.

Vėllazėnia rendin brenda saj e caktonte me dy shtėpi njėherit. Shtėpitė e vogla, me pak mashkuj, nuk mund tė ēonin vozitės nė va. Kėshtu pak nga pak fitimet e vaut kaluan nė duart e shtėpive tė mėdha, e tė forta ekonomikisht deri sa mė 1930 regjimi i Zogut e shtetizoi vaun dhe e dha me qera.

Mė poshtė po paraqesim disa nga nenet e tė Drejtes Tradicionale mbi vaun, marrė nga botimi i Xh. Meēit ”Kanuni i Lek Dukagjinit, Varianti i Pukės”.

Kalimi mbi va

Neni 329. Dorzania e vaut

Vau mbi Dri asht si rruga e madhe. S'ka ndalesė as ditė, as natė. Pėr siguri tė vaut caktohen dorzanė. Dorzanėt janė tė caktuem prej bajraqesh tė dy anėve tė Drinit (Iballė e Brigje me Krasniqe, Gash e Bytyē). Vau asht nė besė tė dorzanėve. Me u ba vrasė, dorzanėt i bien nė shpinė gjaksorit pėr besė tė preme. “Nė va s'i dilet ku} nė pritė. Gjaksorėt tė lypin vend tjetėr.”

Neni 330. Kalimi nė va

Kalimi nė va bahet me radhė. Kush shkon i pari, ka tė drejtė me zan trapin. Trapi ka masėn e vet. Si tė hypin tė parėt, tė tjerėt kanė detyrė me prit radhėn. Me pasė ndoj hall r tė madh ndonjeni, u lyp leje tė tjerėve para vedi. E lanė me hyp nė trapė para, ndera ! tyne. S'e lanė, detyrė s'mund t'jau bajnė. Me zor para tjerėve, s'mund tė hypin kush. I zoti i trapit ka detyrė mos me e prishė rradhėn. E prishi, do tė jap arsye para dorzanėve (te vaut).

Neni 331. Mbyllja e vaut

Mbyllja e vaut bahet me sull tė dheut vetėm kur msyn hasmi i vendit. Djelmnia e  dheut me bajraqet e veta xe ēdo va mbi Dri pėr sa kohė caktohet me sull.

Kush i huej s'ka tė drejtė me e mbyll vaun e tjetrit, veē nė ardhėt pėr ndihmė.

Me ja mbyll vaun dheu dheut, do t'i japin arsye njani-tjetrit, ja do tė pleqnohen me pleq.

 “Vau s'mund tė"jes i mbyllun.” Neni 332.

Fitimet e vaut

Vau kalohet me pagesė. Pagesa i lahet tė zot tė trapit. Zot i trapit asht nja prej vllaz-nish tė katundit tė vaut. Me luejt trapin, caktohen me rend prej secilės vllazni. Rendet' janė da kryeheres me sull katundi. Fitimin e marrin rendtarėt simbas punėtorėve tė• bamė.

Secila anė e vaut ka tė zonė e vet (Dardhė e Bytyē dhe Berishė e Dushman). Kush i anės sė pėrtejme s'mundet me qit kend nė anėn tjetėr, veē me dalė e me i marrė. Ndryshe bajnė marrveshje me ja lanė njanės anė. (Krasniqja Fierzės e Bytyēi Spasit

Treguan: Dedė Prela, Gjokė Marku, Marash Deda e Prend M. Zeqa (Dardhė)
 
Marrė nga libri ”Kanuni i Lek Dukagjinit, Varianti I Pukės”, f. 242.