Festimi i 25 vjetorit tė Pavarsisė nė Pukė, Nentor 1937.

Festimi i 25 vjetorit tė Pavarsisė nė Pukė, Nentor 1937.
Kryemesuesi i shkolles Puke

Raport mbi marrjen pjesė nga ana e shkollės fillore tė qendrės Pukė ndėr festimet e XXV Vjetorit tė lirisė.

Gjegje shkresės nr. d.

Me datė 24 dhe 25 tė m. v. janė ba stolisjet e shkollės, klasėt, korridori dhe fasada e shkollės me blerim. Me rasėn e ēeljes tė festimit, me 25 tė m. V., nxansit me mėsuesėt, bashkė me popullin e autoritetet, kanė shėtitė rrugėt e qendrės - Pukė tue kėndue kangė patriotike dhe tue brohoritė me flamur.


          Shqiponja e Flamurit kombėtar gjatė
            periudhes se Mbretėrisė Shqiptare.

Mė 26 tė m. v., paradreke, mbasi ishte moti shumė i keq, me borė, nxansit nuk kanė mujtė me dalė, si ishte parapamė nė program. Mbasdreke populli asht mbledhė nė korridorin e Nėnprefekturės, ku mbas leximit tė mesazhit mbretnuer, nxansit e shkollės sė qendrės kanė recitue vjersha patriotike, kėndue kangė patriotike dhe kanė bamė shfaqje monologu, dialogėsh dhe trilogėsh. Mbas kėtyne shfaqjeve, asht bamė shėtia demonstrative nėpėr rrugėt e qendrės.


   Nėpunė tė Mbretėrisė Shqiptare nė Pukė 1937.

Me 27 tė m. v., nxansit e shkollės sė qendrės me nxansit e shkollės sė Qerretit kanė bamė shėtinat demonstrative, bashkė me popull dhe autoritetet e vendit. Mbas leximit tė mesazhit, janė kėndue hymnet. (Hymnet janė kėndue me rasen e ēdo mbledhjeje nė vend). Mbasdreke, nė sheshin e Nėnprefekturės, mbas shėtiljeve demonstrative, shkolla e qendrės ka bamė shfaqje gjimnastikore, shfaqje monologėsh, dialogėsh, trilogėsh dhe recitim vjershash, bashkė me shkollėn e Qerretit. Mbasi koha ishte e bukur, kėto shfaqje tė ditės patėn sukses tė plotė.

Me 28 tė m. v., shkolla e qendrės me shkollėn e Kabashit dhe bashkė me popull dhe autoritetet, banė shėtitjet demonstrative. Mandej, gjatė urimeve tė popullit nė Nėnprefekturė tė dy shkollat kanė kėndue kangė me radhė, herė njena - herė tjetra. Mbasdreke nuk u banė shėtitjet demonstrative, mbasi filloi me ra bora me stuhi, dhe shkolla e Kabashit u lirue. N'ora 3.25, me rasėn e ngrehjes sė flamurit, megjithse ishte moti shumė i keq, nxansit e shkollės sė qendrės morėn pjesė tue kėndue hymnet. Me ket rasė, nė emėn tė z. Nėnprefektit, mbajti fjalėn e rasės kryemėsuesi z. Millosh Nikolla.


                                                                     Autograf i Migjenit



Pėr dy ditėt e fundit, nxansve miq dhe tė qendrės, Komuna e qendrės nė marrėveshje me kryemėsuesinė, u ka shtrue drekėn. Programi qė u pėrpi/ue nė marrėveshje me Nėnprefekturėn mbet nė disa pika i paplotsuem nga shkaku i motit shum tė ftoftė.


Zv. kryemėsuesi M. Nikolla