Shtėpia turistike e Pal Papushit KRYEZI

Shtėpia turistike e Pal Papushit KRYEZI
Pėrgatitur nga Gjovalin Alia

Fshati Kryezi afron mundėsi zhvillimi. Nė vazhdimėsi tė traditės, Pal Papushi ėshtė vizionarė. Alternativėn e zhvillimit e shikon edhe tek eko-turizmini. Ėshtė puna e tij, qė Komuna nė bashkpunim me Shoqaten Eko-Turistike Pukė, kanė hedhur idenė e njė projekti, qė fshati Kryezi tė transformohet nė fshat turistik, pasi i ka resurset naturore e humane. Njė inisiativė dhe punė reale dhe konkrete ėshtė “Shtėpia Turistike” e Pal Papushit Kryezi.



Me tė kaluar Uren e Berdhetit, nė tė majtė tė rrugės nacionale Shkoder-Pukė-Kukės ndodhet fshati Kryezi, njė ndėr fshatrat mė tė mėdhėnjė tė rrethit tė Pukės. Fshati shtrihet nė njė luginė tė bukur piktoreske dhe tė begatė, nė dy anėt e lumit, i cili buron nga bjeshkėt e larta tė Kunorė Dardhės dhe Krrabit. Klima e mirė dhe pozicioni gjeografik kanė favoruzuar zhvillimin e njė bimėsie tė shumėllojshme e veēanėrisht bujqėsinė, blegtorinė, frutikulturėn, bimėt mjeksore etj.
Kurora me pisha nė pjesėn e siperme i jep fshatit Kryezi njė pamje tė bukur.

Ka burime tė shumta ujore, kroje me ujė tė ftohtė e bakteriologjikisht tė paster: Siperfaqja e territorit ėshtė e veshur me pyje duke filluar me brezin e dushkut e vazhduar me pishen, bredhin e ahun. Gjithashtu pasuri e madhe janė edhe bimėt mjeksore si: boronica, lule shtrydhe, kėpurdha, shqem etj. Kemi monumente natyrore tė miratuara nga Akademia e Shkencave tė Shqiperisė si: Ujvarė, Qarrat nė Koder Gegaj, Qarri tek xhamija. Dėbora bie tetor-mars. Tė gjitha kėto janė resurse natyrore qė mund tė shfrytėzohen pėr eko-turizėm, i cili ėshtė i lidhur me historinė e kulturėn e njė vendi.



Banesa e tipit  kullė si dhe vlerat e trashėgimisė kulturore e historike pėrbėjnė njė pasuri materiale e shpirtėrore tė pallogaritshme. Kėto pėrbejnė bazen kryesore, suportin pėr ngritjen e shtėpive turistike, qė po aplikohen sot e nė tė ardhmen. Sinjalin e parė e dha kėtė vit ingjinieri i talentuar Pal Papushi, i cili kullen e babait tė tij e rikonstruktoi, krijoi ambjente komode duke ruajtur tradicionalen, sistemoi oborrin, bėri pishinė etj dhe Komuna Qaf Mali nė bashkpunim me Shoqaten eko-turistike Pukė e shpalli “Shtėpi Turistike”.

Sot fshati Kryezi ofron mundėsi tė tjera zhvillimi. Nė vazhdimėsi tė traditės, djemt e vajzat e Kryeziut do tė ndertojnė jetėn e tyre tė re. Ata janė vizionarė. Alternativė zhvillimi shohin edhe eko-turizmin. Komuna nė bashkpunim me Shoqaten Eko-Turistike kanė hedhur idenė e njė projekti, qė fshati Kryezi tė transformohet nė fshat turistik, pasi i ka resurset naturore e humane.





Ēfarė lloje turizmi ofron mjedisi natyror nė territorin e Kryeziut.
-Turizmi i Gjelbėr.

 Nė Kryezi ka vende tė bukura pėr tė shetitur nė pyjet plotė gjelberim e freski, ku veēojmė Laver-dardhen, njė pikė shumė e bukur turistike, lėndinė e madhe, pyje ahu, ujė tė ftohtė dhe stanet me bagėti dhen, dhi etj. Kėtu mund tė bėhen kampingje me shtėpi druri pėr familje apo edhe tė rinjė qė duan tė shijojnė natyren.
-Turizmi alpin. Ngjitje alpinistike e ski.

Ngjitje Alpinistike organizohen nė koder tė Madhe, Qafa e Arres, Kodra e Nushajt etj. Sporti I skive nė dimer kur bie borė mund tė zhvillohet nė Podin e Shmrisė, nė Hurdha, Kalipjeter etj.

-Turizmi aventurė. Lėvizje nė rrugė tė vėshtira e me pengesa me makina tė forta fuoristrada, pasi ne kemi nė territorin tonė

shumė kilometra rrugė me pyje qė shfrytėzohen pėr kėtė qellim. Turistė tė tillė realizojnė hobitė e tyre.
-Shetitjet me kalė. Njė preferencė e njė kategorie turistėsh.

-Gjuetia sportive. Zona ėshtė e pasur me kafshė tė egra si lepuri, dhelpra, ujku, ariu, kaprolli etj.

Kryeziu ofron mundėsi pėr turizėm kulturor, historik, pėr studiuesit e florės e faunes, pasurive nentokėsore etj.

Rėndėsi tė madhe ka edhe prania e objekteve tė kultit: tre kisha shumė tė vjetra e njė xhami. Kisha e Shna Prendes, Kisha e Shėnkollit nė Koder tė Gegės, Kisha e Shmrisė dhe xhamia nė lagjen Arifaj.


             Nė Shtėpinė e Traditės” Pal Papushi Kryezi.
     Prof. Bajram Xhafa, Prof. Njazi Kazazi dhe Bilbil Dervishi


             Nė Shtėpinė e Traditės” Pal Papushi Kryezi, Dr, Muhmet Belaj,
           Dr. Moikom Zeqo,studiuesi Gjovalin Alia, perfaqsues i Prefekturės
                                Shkoder dhe pjestar tė familjes.


Turizmi kėrkon guzhinė tradicionale.

Familjet nė Kryezi kanė traditė nė pėrgaditjen e ushqimeve, bile ushqime bio.
Ēfarė ofron guzhina edhe sot.

- Mishin e pjekur nė hell, mish gjingji e edhi shumė cilėsor pasi bagėtia e imtė kullot nė bjeshkėt e Kryeziut, qė ėshtė e pasur me lloje tė ndryshme bimėsie. - Miishin e pulės fshati dhe qervishin, qė pėrgatitet me lėngun e pulės dhe miell misri. - Flija dhe pitja tė punuara nė tepsi me saē, me ngrohje prushi me dru lisi.

- Qumėsht, kos, gjalp, djath lope, delje, dhije. –Perime tė prodhuara nė kopėshtin e shtėpisė si: qepa, hudhra, domatja, trangulli, speci, lakra, patatja, fasule etj.

-Fruta: qershi, kumbulla, molla, dardha, ftoj, arra, gėshtenja etj. –Pije: verė e kuqe dhe e bardhė nga rrushi qė prodhohet nė hardhi apo nė vreshtat nė fshat. Raki rrushi, raki mani, raki qershie, raki thane, raki kumbulle pa lėndė tė huaj. Mjaltė I njė cilėsie konkuruese.


                                       Kisha e Shėn Mėrisė Kryezi

Tė gjitha kėto ushqime me vlera bio gatuhen dhe pėrgatiten me cilėsi nga ēdo familj kryeziase dhe gjenen nė mėnunė e kėsaj “Shtėpie Turistike”.