Puka ime, djepi i artit

Puka ime, djepi i artit

Puka ime, djepi i artit
Intervistė me krijuesin dhe artistin pukjan Ndrec Mustafa

Nga: Flori SLATINA

Z. Musatafa, angazhimi juaj i fundit publik ishte nė filmin „Gjallė“ tė Artan Minarollit. Ē`mund tė na thoni pėr filmin dhe rolin tuaj nė tė? Si nisi angazhimi juaj?

Ishte miku im i ngushtė, „Artisti i Popullit“ Reshat Arbana, i cili, duke vlerėsuar interpretimet e mia nė sfidėn „TV Klan“ si dhe nė koncertin „Jehona Pukjane 2006“, i propozon skenaristit dhe regjisorit tė filmit „Gjallė“ tė mė marrė nė provė pėr tė interpretuar njė rol malėsori. U paraqita te stafi i filmit, paksa i ndrojtur pėr vetė faktin se nuk njihja njeri aty. Nė takimin e parė me regjisorin Minarolli sikur u ēlirova i tėri. Thjeshtėsia, buzėqeshja dhe komunikimi i tij ishte mikpritja mė e mirė qė mund tė mė bėhej. Ju nėnshtrova testimit qė kėrkohej. Pas fotografive qė bėmė dhe provave nė tavolinė me ankth po prisja miratimin e regjisorit. Ai sikur ma lexoi nė sy merakun qė kasha dhe duke mė shtrėnguar dorėn me tha: „Ndrec, je aktor i lindur“,- dhe mė caktoi rolin me pak tekst, por pjesėmarrės nė disa skena. Skena nė tė cilėn do tė interpretoja rolin tim ishte nė njė kullė 300-vjeēare nė Lurė, ku gjithēka Brenda saj ishte ruajtur me fanatizėm.

Kjo bėnte qė jo vetėm unė, por edhe tė gjithė aktorėt e tjerė ta kishim mė tė lehtė ta nxirrnin rolin si duhej. Dua tė theksoj se sė bashku me regjisorin, aktorėt, skenografin, operatorėt e gjithė stafin u bėmė si njė familje e madhe. Tė gjithė sė bashku merrnim pjesė nė realizimin e filmit dhe ndihmonim njėri-tjetrin nė realizimin e roleve njėkohėsisht, sigurisht duke pasur si regjisor Artan Minarollin, duke pasur nė krah tė madhin Reshat Arbana, si dhe aktorėt e talentuar Bruno Shllaku, Gjon Kola, Sulejman Dibra, kolegėt e miqtė e mi Zef Nikolla, Pjetėr Ndue Lleshi, e plot aktorė tė rinj tė pėrkushtuar pėr rolet e filmin. Nė kėtė bashkėpunim jam ndier mjaft mirė.

Gjithēka ishte si njė shkollė e madhe pėr tė gjithė, por nė veēanti pėr ekipin e tė rinjve nė rrugėn e kinematografisė. Roli mė pėlqeu shumė, por nuk e di nėse unė i pėlqeva rolit. I dhashė gjithēka kasha pėr t`i dhėnė, por vetja nuk mė pėlqente. Rolet me pak kohė janė si ata lojtarėt qė hyjnė nė fushė 5 minutat e fundit. Kishte plot episode brenda e jashtė xhirimit tė filmit, por ēudia mė e madhe ishte kur, pas njė muaji kohė me diell tė nxehtė plas njė stuhi e madh nė Lurė. Dhe kjo ndodhi pikėrisht orėn e ditėn kur do tė xhirohej skena e ardhjes sė pleqve nė Kullėn e hasmit. Dhe skenari i Minarollit nėn njė rrebesh e stuhi e bashkonte pleqninė. Duke kaluar disa herė nė xhirim, nė mes tė njė stuhie shiu i thashė Tanit: „Tani edhe Zoti po na ndihmon, Zoti do ta bekojė filmin“. Dhe kėshtu ndodhi.....

Ēfarė ėshtė arti pėr ju?

Arti pėr mua ėshtė shpirt dhe dhembje qė shėron tė gjitha dhembjet e tjera. Arti tė mban gjallė, tė mban gjithmonė nė lėvizje, tė mbush ēdo zbrazėti! Je gjithmonėnė kėrkim tė sė mirės e tė sė bukurės. Sigurisht qė ėshtė njė rrugė e gjatė dhe e vėshtirė plot mund e sakrifica, por qė kurrė nuk e ndjen lodhjen e asnjėherė nuk ankohesh, ndonėse ke sakrifikuar gjumin, tė ushqyerit, rehatinė etj. Nėhumnerat ku mė hodhi lufta e klasave s’do tė mundesha tė ēohesha kurrė po tė mos ishte magjia e artit. Atėherė kur mendoja se tė gjitha shpresat ishin shuar, ishte shpirti im krijues qė mė ndizte qiri. Ai u bė udhėrrėfyesi im, psiklologu e miku im mė i ngushtė. Ai mė thoshte: „Mos u dorėzo! Merre veten! Lėviz ndryshe... „. Mbas punėve tė rėnda si minator, sharrėtar, sondist, murator i vidhja gjumit tim orėt, duke skicuar njė telajo, duke shkruar vjersha, kėngė, skeēe e parodi. I hidhja nė copa letre e shpesh here nė copa kartoni ēimentoje. Kėto krijime mė ishin bėrė si shokė, si vėllezėr e kur i lexoja e i rilexoja sikur rrėfeja gjithēka, mė lehtėsohej shpirti, mė dukej sikur po hiqja nė gur tė rėndė, qė mė nxinte jetėn. Krijimtaria mė shėrbente pėr t`u afruar me miqtė, kolegėt, artistėt. Krijimtaria, qėndresa e sfida qė i bėja atij pėrbindėshi tėrhoqi vėmendjen e njerėzve zemėrmirė, nė radhė tė parė tė artistėve mė tė shquar pukjanė.

Ata guxuan tėmė afronin, tė mė pėrkrahnin e t’i jepnin dorėn kolegut tė tyre tė ngujuar, Koēakut „Armikut tė klasės“ Ndec Mustafa. Mirėnjohje e respekt gjithė jetėn artistėve tė mėdhenj tė Pukės sė vogėl si, piktorit Gjon Curri, aktorit, regjisorit e shkrimtarit tė shquar Fran Vukaj, Artistit tė Popullit Ndue Shyti, muzikologes sė talentuar Sabrie Nushi, gazetarit e publicistit tė apasionuar Fran Vukaj, koreografit Riza Hoxha, mėsuesve artdashės Beqir Mani, Bardh Doda, Isa Islami, Mark Mesuli, Lek Hajdari e shumė tė tjerė pėr ndihmesėn e pėrkrahjen nė ato kohė aq tė vėshtira pėr mua. Krijimtaria ime do tė interpretohej ilegalisht, pa autor nė premiera, koncerte, festivale nė bazė fshati, shtėpi kulture, nė shkolla e qendra pune. Megjithėse kėto foshnja nuk mbanin emrin tim, pėrsėri ndieja kėnaqėsi kur ua dėgjoja zėrin. Tė gjithė e dinin se ato kishin shpirtin tim. Kėshtu ndihesha gjallė, merrja frymė.... pėrmes atyre frėngjive shihja pak dritė,merrja pak diell, ngushėllohesha sadopak.I thosha vetes: „Ke parė njė ėndėrr tė keqe, harroje! Lufto e shpreso!“. Arti pėrmua u bė shpėtimtari im dhe sot mė mban gjallė, mė rinon, harroj vitet e po m`i bėn pritė pleqėrisė.

Me pak fjalė, cila ėshtė krijimtaria juaj dhe nė cilat fusha?

- Kam filluar tė shkruaj poezi qė nė moshėn 13 vjeēare. Nė skenėn e Teatrit Kombėtar jam ngjitur nė skenė dhe kam interpretuar me ēifteli nė „Mbrėmjen shqiptare-sovjetike, nė vitin 1959. pasioni im ka qenė dhe mbetet arti dhe sporti. Vazhdoja tė shkruaja poezi si dhe t`i interpretoja ato. Kisha dhe kam po aq pasion gjithashtu vallen popullore. Kreva arsimin e mesėm pedagogjik, punoja dhe e dashuroja profesionin e mėsuesit, por dashuria pėr artin ishte mė e madhe. Isha magjepsur isha bėrė skllav i tij. Pėr 20 vjet drejtoj grupe artistike amatore nė Bugjon, Iballė, Fushė-Arrėz etj. Kishim arritur tė organizonim aktivitete me nivel. Nga dėshira pėr dije e njohuri kreva me sukses kurse kualifikimi pėr regjisor, pėr lėvizjen amatore dhe mė vonė pėr dizenjo pikture. Nė hapin tim ngjitės lufta e klasave „mė thyen qafėn“. Por, ēdo e keqe thonė ka njė tė mirė. I dėnuar e i larguar nga arsimi e nga kultura duhej tė punoja e tė luftoja me armė tė tjera. Pėrsosa mjeshtėrinė e punės me gurin. Gdhendja qoshe e ndėrtoja figura me mozaik gur zalli me lloj-lloj ngjyrash. Nė ndihmė mė erdhi edhe dora pėr dizenjo e pikturė. Kam ngritur kabinete dhe artin figurativ nė shkolla e shtėpi culture nė bazė fshatrash e zonash edhe nė qytete.

Ilegalisht kam drejtuar grupe artistike nė ato shkolla dhe vende. E gjithė krijimtaria ime pėrpara viteve 90 ėshtė djegur nė shtėpinė e kulturės Iballė gjatė trazirave tė ndėrrimit tė sistemeve. Mbas viteve 90 shpėrthen „Kanga e ngujueme“ me 7 vėllime me radhė: „Kėnga e ngujueme“, „Valle ku shkuan zogjtė e bardhė“, „Simfonia e shpirtit“, „Piskama e lirisė“, „Tė kėndoj njėherė, mandej tė vdes“, „Veē me kangė mallin e shuaj“, „Qesh e gėzoju lulėkuqja e Arbėrit“.



Gjatė viteve 90 e deri mė sot, pėrveē krijimtarisė sė hedhur nė libra, nė bashkėpunim me disa artiste tė talentuar pukjanė nė rolin e drejtorit tė Qendrės Kulturore Fushė-Arrėz dhe jashtė kėsaj detyre, duke bashkėpunuar nė veēanti me aktorin e regjisorin e shquar Fran Vukaj kemi realizuar aktivitete tė shumta brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Por plane dhe projekte tė tjera janė gati pėr veprim. Krijimtaria dhe aktiviteti im artisik e para nuk do tė shihte dritėn e botimit, ndėrsa sė dyti nuk do tė ngjitej nė skenė pa ndihmėn e kontributin qė kanė dhėnė biznesmenė tė vegjėl e tė mėdhenj, me shpirtin e tyre bujar e artdashės.Ata janė shumė e s’po i pėrmend me emra, por dua tė shpreh respektin e mirėnjohjen time pėr tė gjithė. Do tė veēoja ish nxėnėsin tim, ndėrtuesin duarartė e me shpirt artisti inxhinierin Rrok Gjoka, Musa Ganian, Gjovalin Pjetrin, bosin slloven me origjinė shqiptare Hetem Ramadani, Agim Picaku. I veēova tre biznesmenėt pukajnė pasi pėr 15 vite me radhė janė mbėshtetės e kontribues tė aktivitetit tim krijues dhe tė aktiviteteve tė tjera artistike. Kėnaqėsi e veēantė pėr mua ka qenė pėrzgjedhja e repertorit tė krijimtarisė sime nga nxėnės e studentė pėr ta interpretuar nė konkurse, festivale e aktivitete lokale e kombėtare, si dhe marrja e teksteve tė kėngėve nga dhjeta kėngėtarė e rapsodė brenda e jashtė atdheut, tė cilėt i kthyen kėto kėngė njė jehonė e kushtrim pėr ēėshtjen kombėtare. Interpretimi i disa poezive nga „Artisti i Popullit“ Reshat Arbana, suksesi i arritur nė kėto interpretime ka qenė pėr mua vlerėsimi mė i lartė qė nuk do e ndėrroja
me asnjė ēmim apo dekoratė tjetėr.

 Ju jeni nga veriu. Konkretisht si e vlerėsoni ju vendlindjen dhe kėtė trevė-nė kulturėn e jetėn sociale tė vendit?

Pėr ēdo njeri vendlindja ėshtė e shenjtė. Edhe pėr mua ėshtė gjithēka. Nga ai djep fillon jeta, fillon bota. Kam qenė e jam pėrherė rob i saj. Ajo ėshtė mbretėresha ime. Qė nė fėmijėrinė e hershme vjersha e parė ėshtė pėr vendlindjen, por edhe tani ajo e fundit po asaj i kushtohet.

Kam arsye tė forta tė magjepsem pas saj. Jam nga lagjia Grausht i fshatit Bugjon,

Pukė. I pėrkas fisit tė Thaēit, njė fis i madh i shtrirė nga Puka deri nė Kosovė. Rrjedh nga njė familje e madhe e Col Brahimit, ku ka bėrė emėr nė gjithė malėsinė gruaja fisnike patriote, Kune Prelja tė cilėn populli i pėrjeton me kėngė. Gralishti, djepi ku mė pėrkundi nėna i pėrket qytetėrimit tė lashtė. Njė qytetėz qė nė shekullin e VI mbas Krishtit. Pėr kėtė qytezė dhe pėr gjithė trevėn e pukjane kanė shkruar historianė e studiues si Gjergj Bardhi, Frang Bardhi, Xhemal Meēi, Riza Tafilaku, Ded Gjergji, Gjon Gjoni, Gjovalin Alia etj. Nuk po ndalem mė tė bėj histori pasi duhen ditė tė tėra tė flas pėr historinė e Pukės. Madhėshtore ėshtė pamja natyrore e vendlindjes sime me malet e larta, luginat e thella, me bjeshkėt e majat alpine, me liqene qė i freskojnė rrėnjėt e saj. por mė e bukur dhe mė madhėshtore se pamja e saj natyrore ėshtė shpirti e zemra e pukjanit, i shquar nė tė gjitha kohėrat si njė shpirtbujar e liridashės.

Puka dhe trevat e saj shquhen pėr njė traditė e vlera tė shkėlqyera tė larmisė kulturore e artistike. Larmia e motiveve tė kėngėve, valleve, melodive, kostumeve popullore tradicionale kanė befasuar e mrekulluar jo vetėm folkloristikėn shqiptare por edhe atė evropiane e mė gjerė. Njė popull me shpirt tė madh. ai tregoi aq vlerė e tolerancė gjatė ndėrrimit tė sistemeve. Puka ėshtė njė shembull i ēmuar i harmonisė fetare, i rrallė nė Shqipėri e nė botė. Njė pjesė e popullsisė sė saj ka zbritur nė qytete. Mė shpirtin e tij aq paqėsor dhe bujar ka bėrė qė tė jetė i mirėpritur dhe aq i vlerėsuar nga i gjithė komuniteti, ku ai punon e banon. Shumė djem pukjanė emigruan nė tė gjithė botėn. Njė pjesė e tyre janė arsimuar nė shkollat e perėndimit. Kanė arritur tė inkuadrohen e pse jo tė bėjnė emėr nė Evropė e nė Amerikė. Ja pse e dua dhe vlerėsoj vendlindjen time. Do e pėrfundoja me vargjet:

Ty tė kam shpirt e gjak nė deje Nuk tė ndėrroj as me Londrėn e Parisin Dhe njė ditė nėse largohem prej tejeTy do tė ta la amanet kangėn dhe shpirtin

Cilat janė planet tuaja artistike?

Kam pėrgatitur materialin pėr tė realizuar dy albume me krijimtarinė time qė e kam mė pėrzemėr. Shumica e tyre janė kėngė tė interpretuara nė vite nga kėngėtarė me emėr si: Fran Gjoka, Amerikė; Gėzim Ahmetaj, Petrit Gega, Gjovalin Nikolli, Vitore Delia, nga tė rinjtė e talentuar Perlat Shiqeri, Besmira Selaj, Tan Pershpali, kėngėtari i Ansamblit tė Shtetit, Lekė Pecnikaj etj. Nė realizimin e kėtyre albumeve, ne poezi do tė jetė Artisti i Popullit Reshat Arbana si dhe aktori e regjisori pukjan Fran Vukaj,si dhe rapsodi i madh, fitues i medaljes sė artė nė Moskė 1957, Tom Nikolla. Vazhdoj tė mbledh e tė sistemoj material pėr njė botim tė ardhshėm tani ne prozė. Bėhet fjalė pėr njė buqetė me tregime, tė cilat mund tė them se tė bėjnė sa tė qeshėsh aq edhe tė qash. Sė bashku me kolegun tim Fran Vukaj po punojmė pėr tė realizuar njė koncert, tė titulluar „Jehona Pukjane 2009“. Gjithashtu kam edhe plot projekte tė tjera tė cilat sigurisht qė presin dritėn jeshile nga biznesmenė e artdashės pėr t`u realizuar.




Marre nga Gazeta 55, dt. 8 dhjetor 2009.