Tonin HAXHIA

Tonin HAXHIA

Tonin  HAXHIA
Ka lindur me 07.04.1964 ne Gjegjan te Pukes, dhe ka banuar ne Fushe-Arrez, ku ka kryer arsimin 8-vjecar. Rrjedh nga nje familje me tradite ne fushen e artit folklorik.  Qė nė moshe te vogel 6-vjecare ka luajtur me cifteli melodi popullore te treves se tij. Per prirjet  e metejshme ne fushen e muzikes, vecanerisht ne perdorimin e veglave kordofone.  Ka kryer studimet ne Shkollen  Artistike ‘’Prenke Jakova’’ nė qytetin e Shkodres per klarinete. Ne menyre te vazhdueshme ka debutuar nė formacione orkestrale, qė nga ato te femijeve ne festivale lokale e kobetare, brenda dhe jashte Shqiperisė.


                                   Me instrumentistin virtuoz Sadri Lleshi.

Ne moshėn 9-vjecare eshte vlersuar me cmimin ’’Laureat’’ i Festivalit Folklorik te Gjirokastres – Tetor 1973, dhe nga kjo kohe ka qene pjestar i rregullt i formacioneve orkestrale prane qendrave kulturore ne Puke dhe Fushe-Arrez, konkretisht me  instrumentet e ēiftelise, sharkise, bilbilit , kitarres dhe klarinetes,dhe perkatesisht nė orkestren e mirenjohur te ēiftelive te udhehequr nga ‘’Artisti i Popullit‘’ Ndue Shyti’, me drejtuese muzikore Sabrije Nushi, ne formacionin e Ansamblit ‘’Puka’’ dhe Estrades amatore, si dhe ne orkestren frymore te rrethit.





Gjate kryerjes se sherbimit ushtarak (1985-1987), per gjallerimin e jetes sė brendeshme te rinise nė ushtri eshte dekoruar nga Kuvendi Popullor i RSh me Medaljen ‘’Per sherbime te shquara shoqerore dhe shteterore”. Paralelisht me zhvillimin e aktiviteteve kulturore e artistike ne Puke dhe Tirane,Tonini ka ushtruar njekohesisht dhe detyren e mesuesit te edukimit muzikor ne ciklin e larte 9-vjeēar,- sot nė  Shkollen 9-vjeēare ‘’Kole Jakova’’ ne Tirane. Jeta e tij artistike perfshin nje numur te konsiderushem shfaqjesh koncertale qe nga Tropoja deri ne Sarande, ku perfshihen disa evenimente te rendesishme lokale e kombetare, mbremje jubilare dhe gezime shoqerore e familjare. Nder to mund tė permendim pjesemarrjen nė koncertin per nder te 50-vjetorit te Ansamblit Kombetar te Kengeve dhe valleve popullore nė TKOB, pjesemarrja nė shumė regjistrime radio-televizive ( Radio TVSH, Radio Kukesi , Shkodra, Gjirokastra ), nė emisione te TVSH, nė spektaklin ‘’Top-Shovv’’, nė Top-Chaneel etj.



Gjatė karieres se tij artistike Tonini si poli-instrumentist, perveē skenave te Shqiperise ,ka  debutuar ne skenat e disa qyteteve europiane te Italise, Frances, Zvicres, Maqedonise, Luksemburgut etj, duke u njohur nga afer, drejtpersedrejti me kultura muzikore nga mė tė ndryshmet.



Me instrumentet e tij Tonini ka shoqeruar ne  koncerte dhe albume muzikore  kengetare tė shquar shqiptare si Dava Gjergji, Vitore Rusha, Fran Gjoka, Petrit Gega, Zoja Pali, Gjovalin Nikolli, Nikolle Cara, Fran Pali, Viktor Shahini, Dionis Delia, Vitore Matoshi etj nga rrethi i Pukes. Eshtė shoqerues i dy albumeve me kenge tė tė mirenjohures Fatmira Breēani, recital te Arif Vladit, album te Drande Geges nga Lezha, ne shoqerime tė Lirim Hoxhes e Dritan Jasharit nga Dibra dhe Arben Gjeloshit e Nikolin Perpalit, Gezim Ahmetit e Gezim Nikes, Turk Rapajt, etj… Ne lojen instrumentale ka bashkepunuar ngushtesisht me koleget mė tė ngushte virtuoze si Fran Zefi, Sadri Lleshi, Pjeter Nimani, Mark Ndreca, Gjovalin Ndreca,  Mark Shyti, Gjovalin Dushaj, Riza Hoxha, Mark Nikolla, Ndue Nika, Rrok Gjelaj, Bardhyl Hysa dhe shume te tjere . Ne formimin muzikor tė Toninit, gjurmė tėpashlyera kanė lėne mesimet e zhvilluara nen kujdesin e kantautorit te mirenjohur Francesk Radi, konkretisht per leksionet harmonike ne kitarre.



Nje eksperiencė me vlerė nė jeten artistike te Toninit ka qenė bashkepunimi me Shoqėrine Artistike muzikore ‘’Shqipet Folk’’ tė ideuar e drejtuar nga kantautori Esat Ruka .Kjo gje spikati nė realizimin e Turneut ne disa qytete te Frances dhe Zvicres, duke u kurorezuar me nje Album me kenge dhe melodi tradicionale folklorike nga treva e Matit e me gjerė.