12 Poezi nga Ndrek Gjini

12 Poezi nga Ndrek Gjini

12 Poezi  nga Ndrek Gjini
Rete

Shikimi im i etur per drite
u mpiks ne altarin e qiellit.
Rete,
rete kane pushtuar lartesite,
Duke e fshehur ne xhep  trupin  e diellit.


Fusha dhe une

Dje mbasdite,
Une dhe livadhi preme floket.
Ashtu bashke
Nata na zu jashte.
Shiu na e beri nje dush
...Pa lejen e henes.

Sot ne mengjes
Fushen e zgjoi nje puthje e lehte ylberi.
...Mua, telefonata e nenes.

Shtepia e vjeter

Deren e kthimit e brejti mola.
Zgavra e saj,
klithme pritje u be.
Tani, ve kujtimet,
keto vizitore te vjeter, sa bota,
Ketu hyjne e dalin pa bere ze.

Peizazh dhimbje
    ...1997

Male.
Ve male urretje,
pa fund e ane.
E shtigje ankthi,
qe percjellin te vrare.

Akund ste rrok syri,
peme shprese,
as bar.
Ve hije krismash,
e lot qelibar.


Anija e metaforave

 Anijen e metaforave e perpiu Atlantiku.
Dallget shtrigane ia shqyen velat krejt.

...Tani mua me kane emruar roje
Ne morgun ku dergjet trupi i saj i pajete.


Kohe lufte

Shi plumbash po bie perdite.
Ashti im dhe qielli,
ne gjak e lot notojne.
Klithmat kacavirren gjer tek rete.
E kafkat e shpuara,
krimbat numerojne.


Fjalet dhe kepucet

 Fjalet dhe kepucet m'u vjetruan krejt,
shperfillja dhe balta po i brejne perdite.
Koha per to s'ka varr as monument.
Ka vetem cinizem, harrese e frike.


Kohe e keqe

Fryn ere qensh.
Shi krokodili bie pa pr.
Dielli i dhelpres  po ngroh me hile,
E lulet e zebres spo dine te elin.

...Kjo stine kermijsh  spaska te sosur.


Kryqezimi i fjales

E pashe fjalen,
 tek dha shpirt,
Gozhduar ne kryq
prej dhunes.

Perdite lutem,
per ringjalljen e saj.
Duke falur goshduesit,
dhe perqeshjen e turmes.



Leter nga burgu
(Peizazh nga Irlanda)

I dashur mik
Kete leter per ty
E shkrova ketu,
Ne burgun e gjelber.
Ku fjales mi vjen era bar.
E endrrat perdite
Me lagen ne shi.

Ketu, ku jeta dhe vdekja
Nuk kane kufi.

Ku bari, shiu dhe lulet
Vdesin e ringjalen brenda dites
Si me magji.


Ti erdhe

Ti erdhe tek une si reja tek rete.
Me vetetima brengash ne sy.

U ndezem bashke.
Bashke u shuam
 Te dy.

U beme shi.


Ky shi

Ky shi qe  ska te sosur
Ma ka ndryshkur kujtesen.
Dhe shpresen
Si Rozafe
Ma ka murosur.

Ky shi qe ska te sosur