ARSTI (Fushė Arresi)

ARSTI (Fushė Arresi)
Katundi Fusha e Arsit shtrihet nė dy anėt e lumit Fan i Madh me toke sheshore e gjyse sheshore dhe nen vadė, me frutikulturt; si mana, qershija, arra, kumbulla, rrush, molla e dardha.  Shtėpijat jane tė vendosun mbi kodrina larga njena-tjetres nji pjese, kurse pjesa tjeter jane ne atėrsi me njena-tjetrėn. Kodrat dhe malet pėr¬reth jane tė mvesh una pjesėrisht me shkurre, lisn.aje dhe pisha.

Nė qėndrėn e Fushes Arstit ashtė stabilimenti i Sharrave dhe ky katund ka marrė pamjen e njė qyteti tė vogėI.Ne kohen e kalueme kur nuk kishte rrugė automobilistike dhe transportimi i mallrave nga Shkodra nė Kosovė dhe anasjelltas bahej me kuaj, ne Fushen e Arrsit ka pasė hane dhe dugajė, ku shtegtaret strehoheshin dhe banin pushimin. Ēdo nate hanet e Arstit ishin te mbushun me shtegtare qeraxhij Kosovare dhe Mirditas apo Pukas. Pra Fusha e Arstit ka kenė gjithmone si njė qender e vogėl ku kishte gjall¬ni ma tepėr, per faktin se pėrshkohej nga rruga Shkoder-Kosove. Nga ēdo anė te niseshin shtegtarėt, aty duhej t'i xente nata apo dreka, aty pushonin dhe u pajiseshin me gjanat qė u nevojiteshin per udhėtim.

Fshatarsija e vendit asht marrė me bujqesi dhe blegtori.

Ne Fushėn e Arstit jane te vendosuna keto fise e barqe: Ndokaj- ¬Dedaj-Marinaj-Gojanasi- Fushagjijt-Shpoze- Likaj- Vathaj- Tushaj-eMarlaskaj.

Me perjashtimin e fisit Dedaj qe jane te ardhun prej katundit Dedaj te Malcise Madhe, Shkrel, ma pare ne katundin Dedaj te Pukes dhe ma vone ne Fushen e Arstit, te gjitha fiset tjera jane Spaēas dhe Kuzhnenas, tė ardhun kush prej Tuēit kush prej Gojanit, tė dalun nė fil¬lim pej Kodrės Spaēit. Fisi Marlaskaj ardhe prej Kuzhnenit. Fisi Dedaj jane krejtėsisht mysliman.

Prirjen e katundit e ka pasė fisi Ndokaj, qe ka kene edhe si krye dhe u ka pri 300 shtėpijave. Ky fis e ka parinė, pse ashte i ardhun direkt prej Kodres Spaēit, prej qendres bajrakut. Por megjithe ketė, ashtė nji origjinė me fiset e tjera Spaėas.
 

Rexhep Selimi kur ishte plak 93 vjeē mė ka tregue Fushagjjit tokėn qė kanė ja kanė pasė ble Hoxhė Pukės per 7 ėese, pra ky vend duhet tė ketė kenė pronė e Pukasve dhe prej atyne e kanė ble Dedajt, sigurisht nė kohna tė vjetra kur popullata ashtė shumzue dhe nuk kanė pasė ku me jetue sipėr nė Kodėr tė Spaēit apo gryk7ave.
ma poshtė.      

Fusha e Arrsit kufizohet si vijon: nė perėndim me katundin Hodroj tė Pukės, nė lindje me katundin Tuē-Lumbardh, nė veri me Qafen e Malit dhe nė jugė me katundin Breg.


                  Kisha e Fush Arresit.

Me pėrjashtimin e pjesės myslimane, pjesa tjetėr e banorve ka zakone dhe veshjen tė njėjta me tė gjithė Mirditėn. Edhe pse janė nė kufi me Pukėn nuk kanė marrė asnji zakon e veshje tė tyre. Pėrsa i pėri ket zbatimit tė Kanunit Lek Dukagjinit, ky ashtė i njėjtė, kjoftė pėr fiset Mirditore, ashtu edhe pėr fisin Dedaj tė Pukės e qė janė tė ven¬dosun kėtu, pėr arsye se kanuni ėshtė i pėrgjithshėm pėr kėto krahina.

Nė mes tė fiseve katolikė dhe atij mysliman, ka ekzistue gjithmonė njė harmoni. Nė mes tyre kanė kumari e probatimi, kanė pasė shkue e ardhė pėr festa, darsma apo morte, tek njeni-tjetri vazhdimisht.

Fiset ma tė parat qė kanė zatetė kėtu thonė se janė ti Marinaj e Lekaj. Syl Salihi 90-vjeēarė mė ka tregue se Marinajt e Likajt janė gjetė kėtu. Sigurisht ai fliste pėr fisin e tij Dedaj qė duhet tu ketė gjetė kėto dy fise kėtu. Kjo tė ban me hesue se edhe fiset e tjera duhet tė kenė ardhė mbas kėtyne, sipas thanies sė Syl Salihit.

Mirditasit ne Fushėn e Arstit duhet tė kenė fillue me ardhė mbas vitit 1600 per faktin se ipeshkvi i Zadrimės Gjergj Bardhi nė relacionin e tij tė vitit 1634 thotė se katundi Arsta ka 10 shtėpi katolike (Shif "Relacione mbi gjendjen e Shqipnisė Veriore dhe tė Mesme nė shekullin XVII f. 459). Kėshtu vėrtetohet edhe .fakti se territori i Arstit ashtė kenė i Pukės dhe gojėdhana forcohet. Mirdltasit e Arstit si festė me miqėsi kanė pasė lutė Shenkollin. Fiset Spaēas dhe ato Kuzhnenase nuk martohen nė mes njeni-tjetrit.






Marrė nga libri “Mirdita Etnike” e autorit Kol Shtjefni.