Fjalė tė urta tė mbedhura nga Bardhok Nikoll Gjini Fshati Breg, Pukė.

Fjalė tė urta tė mbedhura nga Bardhok Nikoll Gjini Fshati Breg, Pukė.
Kush eshte Bardhok Gjini.


Bardhok Gjini lindi ne fshatin Breg tė Pukes me 1924. Mbeti jetim ende pa mesuar tė ecė.Babai i vdiq nga nje semundje e rėndė, e nana sipas zakoneve tė asaj kohe u martua,  duke e lane ate tek familja e burrit tė parė. Pra gjyshi, gjyshja dhe xhaxhalleret qenė prinderit e tij tė vertete.

Ne moshen 12 vjeēare shkon ne Shkoder si rrogtar. Punon atje per disa vjet e me pas kthehet serish nė fshatin e tij,  deri sa andej kalon njė njesit partizan. Pa i mbushur te 20 vjetet del partizan duke qendruar ne formacinonet ushtarake tė kohes per me shume se kater vjet. Shkollohet naten dhe me korresponencė qė nga fillorja e gjer tek Shkolla e Mesme Pyjore  nė Shkoder me rezultate te shkelqyera. Punon fillimisht ne Ndermarrjen e Sharrave e me pas Teknik Pyjesh, per me se 35 vjet, deri sa del ne pension. Dekorohet disa here nga Presidiumi i Kuvendit Pupullor per perkushtim dhe rezultate tė larta nė punė.



                                           Bardhok Nikoll Gjini

Librat e vjeter, studimi dhe grumbullimi i gojedhenave, traditave, historisė sė fiseve, zakoneve dhe riteve tė vjetra, u banė pasioni i tij, duke shpenzuar ēdo dite tre-kater orė studimi. Mbledh, shkruan  dhe ruan me fanatizen njė gjenealogji te fiseve dhe bajraqeve e origjines se tyre, si dhe shume fjale te urta. Mbi te gjitha ia doli te jete nje baba dhe gjysh e tanime stergjysh shembullor.

I pelqen te udhetojė dhe te lexoje shumė. Ka vizituar Kosoven, Malin e Zi, Gjermanine dhe Irelanden. Sa per leximet e tij flasin  vete biblioteka, fletoret dhe blloqet e trasha tė shinmeve qė i ruan me fanatizem. Deshiron tė jetojė gjatė, ndaj fle pak, flet pak, dhe pi shume pak.

Ka dhe disa  te meta; lexon shumė, degjon shumė, ecen shumė, dhe eshtė teper i rreptė, pasi kerkon njė disiplinė teper tė lartė nė ēdo gja dhe per ēdo gja.


                                              
1-Kur hahen qent uku gzohet.
2-Mė mirė bukė thatė se pilaf dhe dajak.
3-Mos hy nė pus me litarė tė botes.
4-Ujku nuk ha me tė porositun, po i merr vetė.
5-Nuk gjunė (gjuanė) shqipja pėr miza.
6-Kur qelbet kripa ēfarė prźt nga peshku.
7-Te ruajt zoti nga fukaralleku nė pleqni.
8-Njeriu qė zbehet e sflet, ruju se tė vret.
9-Po pate dhenė gjen dhe bari.
10-Gurin sa e ke nė dorė e urdhnon, kur e leshon nuk e di se ku bjen.
11-Ai qė flet shumė gjithmonė gjenet i gabushem.
12-Me parė blej aren pastaj blej faren.
13-Babes i dhimen paret e djalit, ndersa djalit nuk i dhimben paret e babes
14-Kur tė kafshon qeni yt, nuk ke ku te ankohesh.
15-Nė pyll te prem nuk ka hajdud.
16-Ma shume njerz mbyten nga rakia, se nga deti.
17-Koka gur e barku derrasė.
18-Mos e nguc pelen pa i dite huqet.
19-Dhe kau ka gjuhė tė madhe, po nuk flet.
20-Dyzet vjet langue e njė lepur nuk e zu.
21-Vera dhe shpyrti dalin kadal.
22-Toka ban shumė po krahu ban ma shumė.
23-Kush nxiton ma vonė shkon.
24-Po e ftove te keqin, tė vjedh kpucet.
25-Nuk mbathet pela me krane.
26-Orteku neset (niset) me njė grusht borė, po ne fund tė malit shkatrron gjithcka.
27-Lahutes pa tela nuk i`ndigjohet zani.
28-Kur ke hunė te gjatė as bare nuk kullot.
29-Shpejt hedhet guri nė lumė, po kollaj nuk del.
30-Shkon nga shko, po shtekun mos e harro.
31-Toka pa zot mall pėr botė.
32-Ku ka hardhuca, ka dhe gjarpni.
33-Kush vrapon zen rrezikun.
34-Njeriun pa e gjyku, mos e vrit.
35-Gruja bukur gjalli (djalli) i fshatit.
36-Ē’ka te ban kryet, ta hekin kamet.
37-Deles qethme nuk i gjiten (ngjiten) ferra.
38-Niqe fillen si te gjajsh lamshin.
39-Mos shit qen me ble klysh.
40-Malet e dinė se ēa asht bora.
41-Kush nuk ka hequn nuk din.
42-Kush nuk ka shokė nuk e ka zotin me veti.
43-Din nana me ba petulla, po ska voj.
44-Beqari ashte si shkopi i  qorrit.
45-Huna madhe dami tė zot.
46-Katuni digjet zakoni s`prishet.
47-Kur tė shkosh te meku duhet te lefin qent.
48-Te lagunit nuk ka qi ban shiu.
49-Kur banė shpi baj dhe kojshi.
50-Bora asht e bukur po  tė thanė kamet.
51-Po flete me qen, qohesh me pleshta.
52-Kali plak ta le barren nė rrugė.
53-Kush ka uri shef nė anerr kulaq.
54-Kur mu ba qeni langue me haner (hanger) mue.
55-Mramjeve vezir n’ratje rezil.
56-Gurė gurė kalaja, mene (mende) mene dunjaja.
57-Dhia gjithnji sinin nė mal e ka.
58-Ku ka shum gjela nuk dihet se kur del drita.
59-Macen kur e ngacmon te grrith.
60-Me dy gisht ujė nuk bahet not.
61-Tė ligut tregoj venin mikut qoshen.
62-Freni man kalin, menja man burrin.
63-Veni sapun sa te dush leshit tė zi e nuk zbardhet.
64-Kur e jep besen mos e kerko pjesen.
65-Gjuha madhe e gruas sherri i shpisė.
66-Ska grim buke nė ship, huna lart ne ēati.
67-Gruja pa burr si vreshta e pa thurme.
68-Dy klloēka nė njė vend nuk bajnė.
69-Dy qyqe nė njė lis nuk knojnė.
70-Ēa tė bajsh mbi shokė e gjen mbi kokė.
71-Ma mire tė flesh pa bukė, se tė ngihesh me borgj.
72-Ēdo gja asht nje gja, po i padituni asht asgja.
73-Ma mire koc me lpi, se tul me u ngi.
74-Heret a vonė rrena marron tė zon.
75-Rakia siq rrinė nė shishe, nuk rri nė bark.
76-Ku ka hajni, nuk ka pasuni.
77-Gunen merre me vete dhe kur ka diell.
78-E drejta shpon dhe tokėn e del.
79-Njeriu asht si xhami, po thyhet nuk ngjitet.
80-Pema e mire duket nė lule.
81-Qesja me lira pėr ditė tė veshtira.
82-Secila mace bishtin e vete lpin.
83-Dashit tė keq i ranon dhe leshi i vetė.
84-Fjala vret dhe pa tė ba plagė.
85-Gjuha flet e mshihet, kurrizi rrifet.
86-Kqyr traun tan e jo qimen e huj.
87-Kush nuk ka faj, nuk skuqet.
88-Njė dhi e zgjepume prish gjith tufen.



                          Bardhok Nikoll Gjini