Kalivarja

Kalivarja

Kalivarja
Kalivarja asht nji katund i hapet i vendosun ne mes do grykave e maleve, buzė, prrojeve tė Kalivarės dhe tė Kimztls, ne juge tė majės Munellės, tue xanė fill prej katundit Mesul e poshtė deri nė bregun e lumit Fan i Madh e mandej tue u kthye pėrpjėte bregut prronit Kimzės deri sa kufizohet me kėtė katund. Dhe kufizohet kėshtu: nė verilindje Kimza, nė lindje Mesuli, nė juge Domi dhe nė perėndini Gojani. Nė mes te Gojanin e Kalivares kalon lumi Fan. Shtėpijat janė larg njena¬tjetrės e tė veēueme nėper gryka malesh e brigjeve tė prrojeve.

Tokė buke kane pak porse mes vadesh dhe prodhuese e mire per miser. Si frutikulturė ka rrush, qershija, mana, arra, kėshteja, kumbul¬lakokėrrvogla dhe thana.  Katundi i Kalivares pėrreth ka toka tė thata, me rrenore e hendekė dhe te mbushun pjesėrisht me lis, shkozė, frashėn, dėllij , shqopė, krishė, mret e shkeme.

Kalivarja asht qėndėr banimi e vjėtėr dhe si famulli katolike ka njė rėndėsi tė posaēme mbasi xen fille me u dijtė si famulli qė ne vitin 1154 dhe kjo vertetohet nga fakti se kur asht goditė qela e re famulli¬tarėve, asht gjetė nje gur nė prag tė dėres tė qeles vjeter me vjetin 1400, kurse nji gurė tjetėr kishtė kėtė shkrim: Anno Do 1154.

Nė Kalivare gjinden keto barqe, apo fise tė vogla:

Bibajt me barqet Nkollaj, Markaj, Kolaj. Gjinaj-me barqet Vocaj, Pisa. Gjegjajt -asht vetem nji shtėpi. Vathajt -janė tri shtėpija.
Tri fiset e para janė tre vllazen, kurse Vathaj asht nip bijet. Janė te ardhun qe tė gjithė prej Kodres Spaēit dhe nuk martohen nė mes•njeni¬tjetrit se janė nji gjaku.

Si vėla i parė asht i Bibaj dhe ky e ka parin e prijėn e katundit. Si krushk i parė prinė i Bibaj nė fisin Gjinaj, Gjegjaj dhe Vathaj, kurse nė fisin Bibaj prinė si krushk i parė i Gjinaj. Gjegjajt, megjithėse edhe ky asht vila me keta nuk prinė kurrkund pėr arsye se thone u ba i keq.

Si profesione kanė pasė keto: Farken, vegla bujqėsore primitive si parmenda, zgjedhė e kularė pėr qe, bulira, vozga, sheka, djepa, furka, bligja, gėdhenin gur pėr mullijsh qė i nxjerrin nė pėrruen e Kalivares, mjeshter me ndėrtue mullij me ujė, muratora e sharraxhij.


                                            Ura e Kalivares

Persa i pėrket zakoneve tė veshjes, nuk kanė asnji ndryshim me katundet tjera tė Mirditės nė pėrgjithėsi.
Si festė me miqėsi lusin Shenkollin e parė, festėn e lutė Groshi, d.m.th. dy javė pėrpara festės Shėnkollit qė lutė Gojani. Megjithė qė Kalivarja me Gojanin janė krejt afėr, veē lumi i malit Fan i ndanė, nuk lusin tė njejtėn festė.
Nė katundin Kalivarė gjinden shumė murana qė shėnojnė se aty asht vra dikush, p.sh. nė toponime tė fshatit gjinden "Murana e Ndue Shemrisė". Murarana e Marka Lleshit, Murana e Prene Pisės etj.

Nė toponime dalin edhe "Krepi i Dilės" tė cili i ka mbetė emni se kėtu asht rrėzue Dila, me gjithė djep qė ka pasė nė shpinė. "Maja e kalasė", dhe "Maja  Gjytetėzės", nji majė e thatė rrotull me gropa, ku gjinden materiale tė ndryshme si copa tjegullash, qypash, gėlqereje etj, qė tregojnė se aty asht kenė diēka, por sot ashtė vend i shkretė.


Marrė nga libri “Mirdita Etnike” e autorit Kol Shtjefni.