Flija

Flija

Flija
Fli: Nė njė enė hidhet miell, kripė, ujė i ftohtė dhe pėrzihen nė njė brumė tė hollė si pėr petulla. Nė njė enė tjetėr shkrihet gjalpė, ajkė, vaj dhe qumėsht, pėrzihet masa e krijuar derisa tė gjithė pėrmbajtėsit tė jenė skrirė nė njė masė tė vetme, Lyhet tepsia me yndyrė dhe me njė lugė merret brumi i hollė dhe hidhet nga cepi i tepsisė deri afėr mesit dhe krijohen rradhė tė cilat mbulojnė gjithė tepsinė.

Mesi i cili ėshtė bosh mbushet me rradhė paralele . Gjithė sipėrfaqja lyhet me masėn e pėrgatitur dhe futet nė furrėn e ngrohur. Kjo piqet pėr 3-5 minuta. Nxirret nga furra pėr tė vazhduar me rendin tjetėr. Brumi i hollė tashmė hidhet nė tė njėjtėn mėnyrė por midis dy rradhėve derisa tė jetė mbuluar e gjithė tepsia. Pėrsėri lyhet me masėn dhe piqet pėr 3-5 minuta. Kjo proēedurė vazhdon derisa tė mbushet tepsia. Flija lihet tė ftohet pėr 10 minuta dhe serviret me kos, djathė ose mjaltė.


Flija ka qene e domosdoshme qe e pergaditej  ne festen pagane te “Darkes se Bjeshkes”, feste qe perkujtohet edhe sot ne shume fshatra te Pukes dhe qe bie ne te e merkuren e fundit te gushtit te ēdo viti. V.O. Ketu pasqyruam menyren e pergaditjes me furre, por tradicionalisht dhe me e mire behet me Saē.




Pėr 4-5 persona duhen:
Per brumin duhet: 1 kg miell, 3-4 gota ujė, kripė,
Per masėn duhet: 200 gr gjalpė, 2 filxhana caji me ajkė,
3 lugė vaj.