Nje monografi per Frrok Haxhin, nga studiuesi Mark Mesuli

Nje monografi per Frrok Haxhin, nga studiuesi Mark Mesuli

Nje monografi per Frrok Haxhin, nga studiuesi Mark Mesuli
Nga  Prof. Dr. Josif Papagjoni.

Dikur historia rrėfehej pėrmes mitesh. Mite qė humbasin nė mugujt e shekujve. Pastaj erdhi kėnga, vargu, poezia. I kėndonin njerėzit e zgjedhur, ata qė nė shpirt kishin frymėn hyjnore, pėrndryshe frymėzimin. Dhe bėmat e popujve, heronjėve, ushtrive u kthyen nė lavdi tė pavdekshme falė kėngėtarėve popullorė, bardėve tė lashtė e rapsodėve tė mėvonshėm. Edhe historia e popullit shqiptar, pėrpos dokumentit nėpėr arkivat e shumta, ka ardhur kryeherit nga kėnga dhe vargu popullor, nga kėta bardė e rapsodė.

Ato janė e mbeten kronika tė gjallė tė bėmave heroike, tė ngjarjeve tė rėndėsishme, tė punės dhe jetės, janė dufe atdhetarie, pėr t'u shfaqur mė tutje nė drithėrima e ndjenja tė ngrohta dashurie pėr vajzėn apo djalin, pėr pyllin, barin, lumin, malet, borėn... Frrok Haxhia u takon pikėrisht kėtyre poetėve e kėngėtarėve popullorė, ndryshe thėnė bardėve tė popullit shqiptar. Me talent dhe punė ai u bė njė i tillė. Vargu i buronte, sepse ishte pjesė e qėnies sė tij, fibėr e shpirtit, patos emocional.



Mijėra vargje krijoi ai nėpėr vite, dhe teksa koha rrjedh nė shtratin e vet tė pakthyeshėm, tė duket njė grimėherė se Frroku sikur e ka mbėshtjellė me shpirtin e tij, ashtu si reja e bardhė majėn e malit, krejt ēka ngjarė nė rrethin e Pukės, madje gjithandej nė Shqipėri. Ai ka qenė njė kronikan, jo me libra dhe dosje tė trasha, por me vargje e kėngė me ēifteli. I ruajti lavditė e kėtij kombi, i bėri kėngė tė kėnduara nė sofra, skena, rituale, dasma, festivale.


                                      Frroku me Josif Papagjonin dhe shoke
                                            tė tjere. Foto e botuar nė f. 38.

E kam njohur Frrok Haxhinė nė vitin 1973, kur mua mė caktuan si drejtor dhe regjizor tė pallatit tė kulturės nė Fushė Arrėz. Ishte njė kohė e zymtė, fill pas pleniumit IV tė Komitetit Qėndror tė Partisė sė Punės. Inteligjenca, sidomos ajo artistike, kishte pėsuar njė reprezalje tė vėrtetė nga regjimi dhe diktatori. Fshikujt e kamxhikut ranė mbi shpinat e brishta tė tyre. Ranė dhe mbi mua, i dėbuar nga Akademia e Arteve si pedagog, si i ri qė isha. Kur erdha nė Fushė Arrėz, nė atė qytezė tė vogėl druvarė s h me dimra tė ashpėr, kisha aq nevojė pėr njė fjalė tė ngrohtė. Sepse shpirti mė ishte akulluar nga frika dhe pasiguria e sė ardhmes. Mbaj mend se Frrok Haxhia mė ka pritur bash si njė mik, si njė malėsor, duke ma davaritur pezmin qė ma kish helmuar shpirtin. Mė dha frymė.

Po kėshtu Rexhep Osmani, kinomekaniku i pallatit, respekti dhe nostalgjia pėr tė cilin mė ka shoqėruar ngaherė. Nga natyra Frroku ishte energjik. Dhe gazmor. Dinte mjaft anekdota, histori marroke, vargje humoristike, tė cilat bėheshin shkas pėr "shkarkimet" e brengave dhe mėrzive qė rėndom na pushtonin. Ishte i zgjuar. Me njė inteligjencė natyrale. Kishte kujtesė. Madje dua tė sjell ndėrmend njė herė, aty te pallati i kulturės, sesi erdhi biseda dhe unė e provokova se vallė a dinte ai vargje nga Fishta? Dhe u ēudita kur nisi t'i recitonte pėrmendėsh dhjetėra e qindra vargje, qė binin erė barut e luftė. Pastaj qeshi. Tė dy e kuptuam se s'duhej zgjatur mė tutje, s'kishim pse ta vinim nė siklet njėri - tjetrin. Fishta jetonte tek ai, kish buj tur nė shpirtin e tij, deomos fshehtas. Poeti i madh shqiptar, mesa duket, i kishte falur Frrokut pajėn e vet poetike duke e bėrė pjesė tė epikės.

Frroku kishte takt. Asnjėherė s'u zemėrua me mua, kur edhe ngrija zėrin si i ri dhe drejtor qė isha. Jo, ai e anashka¬lonte nervozizmin tim tė beftė dhe pa zarar. Uleshim aty nė kafen bri dhe buzėqeshja e tij, mirėsia, shpengimi, sin¬qeriteti i kishin hedhur sakaq urat. Nuk pėrtonte tė shkon¬te tek sharraxhinjtė nė stabilimentin e sharrave, kur na duhej tė aktivizonim nė koncertet dhe veprimtaritė tona artistike mjaft syresh. Ai i njihte tė gjithė. Sidomos kujtoj shfaqjet e estradave qė bėnim, ku duheshin vajza tė reja pėr tė luajtur skeq, parodi e kuplete apo pėr tė kėnduar. Unė dhe Franēesk Radi, qė punonte asohere nė Fushė Arrėz si muzikant, nuk mundeshim dot t'i afronim pranė pallatit tė kulturės. Frroku, pėrkundrazi, ishte njėfarė "dorėzani" tek prindėrit e tyre. Dhe nė mirėbesim, ata i lejonin vajzat tė aktivizoheshin. Sot duket diēka e lehtė, por dje s'ka qenė bash kėshtu. Shoqėria qe tejet e ngurtė, aq mė tepėr nė njė qytezė punėtorėsh si Fushė Arrėzi. Duheshin thyer tabutė, zakonet, paragjykimet, duhej tejkaluar ngurrimi prindėror.

Mbaj mend se tė dy sė toku trokitshim shtėpi mė shtėpi, uleshim e bisedonim me njerėzit dhe merrnim premtimin e tyre, ose sipas fjalėve tė Frrokut "vajzėn e ke nė besėn time". Dhe ėshtė e kuptueshme se njė gjė e tillė ndodhte vetėm sepse ai kishte integritet moral nė atė qytezė, ndaj dhe institucioni i mirėbesimit apo siē thuhej ndryshe ai i "besės", vepronte me efikasitet. Nga duart e Frrokut doli kėngėtarja e njohur Vitore Rusha qysh kur ajo qe fėmijė. Aso kohe ai ngriti dhe njė orkestrinė me ēifteli, sharki, fyej e tupana nė Fushė Arrėz. Dashuria pėr kėto in¬strumente dhe ata kėngėtarė popullorė e bėri tė respektuar atė. Madje, ai futi nė orkestrinėn popullore edhe djalin e vet fare tė vogėl, Toninin. Dhe kur dilnin sė toku nė skenė at e bir me ēifteli, kjo shkaktonte te publiku njė kėnaqėsi tė veēantė, e shoqėruar me simpati, admirim, dashuri, gjer dhe me habi. Ishte njė dyshe e kėndėshme, qė ngaherė korrte duartrokit jet e nxehta tė njerėzve.

Frroku ishte njė burrė i hijshėm, flokėdrudhė, me fytYrė tė rregullt e trup tė ngjeshur e tė drejtė. Hijeshia dhe bukuria e tij rrezatonte pėr mbarė nė skenė duke krijuar njė lloj miratimi tė prajshėm. Ēiftelinė zakonisht e ngrinte lart, mbi gjoks, gjer afėr gushės, sikur tė qe violinė. Zėrin e kishte baritor nė tenor, anonte mė shumė nga ky i dyti. Shqiptonte qartėsisht tekstin, asnjė fjalė nuk i shpėtonte, tė gjithė rrokjet, gjithė tingujt vinin urtė ¬urtė nė veshin e spektatorėve. Unė vėrtetė ngazėllehesha teksa shihja pas perdes fytyrat e tyre tė mbushura pėrplot kėnaqėsi estetike. Dinte tė komunikonte me publikun. Qe njė instikt i lindur i tij. I patejkalueshėm. Dhe vargjet e Frrokut thuajse gjithmonė shkaktonin entuziazėm. Deomos koha kishte mitet e veta, kėrkonte edhe patose politike, sllogane, emfazė, patetikė, por Frroku kishte intuitėn dhe inteligjencėn e njeriut tė mprehtė qė dinte se si t'i pėrcillte jehonat politike tė ngjarjeve historike apo ato tė fundme. Nėse do ta anashkaloja kėtė qasje tejet interesante tė vargjeve dhe kėngėve tė rapsodit, posaēėrisht kur ai prekte temėn kombėtare, atdhetare, t'i vėrtetė sikur ndjeje se atje, nė ēiftelinė e tij tė vogėl, frynte e gjėmonte historia, shfaqeshin e pėrshfaqeshin portretet legjendare tė Skėnderbeut dhe Ismail Qemalit, Bajram Currit e Hasan Prishtinės, Azem e Shota Galicės, Fan Nolit e patriotėve tė shumtė tė pushkės dhe tė pendės gjer tek gjaku i lirisė derdhur nga njė partizan i vogėl hero Mat Hasa, pėr ēlirimin e Pukės. Rapsodi dinte tė vinte theksin aty ku duhej. IGshte menēurinė ta vil te emocionin e spektatorėve me spikamat e tij inteligjente.

E pėr kė nuk ka kėnduar zemra e Frrok Haxhisė?!

Dhjetėra e dhjetėra njerėz tė punės, pushkės dhe dijes vinin natyrshėm nė vargjet e tij, uleshin si nė sofėr, kuvendonin, shpreheshin, identifikoheshin. Dhe dashuria rridhte qė nga ēiftelia, nga zėri dhe zemra e tij bujare, bėhej kėngė, bėhej patos, bėhej histori. Kronika rapsodike pėrfshinte trima si Isuf Sokoli, Gjok Doēi, Stavėr Gjerasi, Nikoll Gjoka, Hamdi Grori e Mustafa I<.aēaēi, Shaqir Uka e Babė Hasan Gėrxhaliu. Pėr ligjėrimet e tij rapsodike uleshin e pinin ujė edhe nė burimet e pastra tė traditave shqiptare, tė zakoneve e virtyteve tė racės, gjer tek ato kushtuar rapsodėve dhe mjeshtėrve tė artit popullor, nga Ndue Shyti, Prenush Gega, Dedė Ndue Lazri tek Neēo Muka, Xhebro Gjika, xha Selimi e Lefter Ēipa. Frrok Haxhia ishte i mbrujtur si njė rapsod epik, veē zemra e tij ėshtė prekur po aq edhe nga dashuria. Njė dashuri e ēiltėr, e pastėr, me do rrėngje e hoka, me do "prapėsi" e lodra, qė ēdo dashuri ka (si kurm lumturie). Dashuria nė vargjet e tij ėshtė idilike, rurale, midis ujėrave,


                  Frroku me kolegun dhe mikun e tij Fran Mula

lumenjėve, brigjeve, pyjeve, bagėtisė, por ajo bėhet edhe urbane, qytetare, midis udhėve, ndėrtimeve qytetėse, me flukse emancipuese. Shumėēka mund tė flisja pėr frymėzimet rapsodike tė Frrokut. Qėllimi im s'ėshtė ky. Unė desha veēse tė bashkoja zemrėn time me zemrėn e tij, tė sillja ca shkėndija kujtimesh dhe dy pika loti tė bukur nostalgjie pėr tė. Tė bujtja diku nė jetėn dhe mendimin e tij si njė mik. Sepse shumėēka mė ka lidhur me kėtė njeri tė mirė, tė respektuar, tė talentuar, shumėēka tė mbrothtė vlerėsoj te ky artist, qė krejt njė jetė ja kushtoi kėngės pėr popullin e vet dhe jeta kurrė s'i mjaftoi. Dhe t'i trokisja nė kujtesė, nė shpirt, nė vatėr: A je Frrok Haxhia! (Prof Dr. Josif Papagjoni, Tiranė".)


Marre nga monografia “Princi i Rapsodisė Shqiptare” tė autorit Mark Mesuli.